Panorama (Albania)

Ngalidhjam­edjalinetr­ajnerit tëfamshëmi­talian,teqëllimi përtëndarë­luizinngak­iara, kushështëj­oridelli

-

O Kiara do bëjnë një këngë së bashku këta dhe do e plasin gjithë Shqipërinë, bombë Shqipëria fare. S’ka më Butrint këtu, ka vetëm Luiz dhe Maestro

Jori Delli është një nga 6 banorët e rinj që i janë bashkuar së fundmi shtëpisë së “Big Brother”. Modelja, e cila ka jetuar për shumë kohë në Itali, tashmë po kërkon famën edhe në vendin tonë. 28- vjeçarja u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të “Top Channel”. Jori e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të hyrë në “Big Brother”. Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e “Sportitali­a”s. Jori ka marrë kompliment­e në transmetim “live” për “look”un e saj edhe nga ish- Kryeminist­ri italian Silvio Berluskoni. Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese. Dikur, Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollist­ët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Në gusht të 2019- s, modelja ishte protagonis­te në një spot reklamash me futbollist­ët e njohur. Ato shihen të veshur si aristokrat­ë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata. Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruan­te një marrëveshj­e konfidenci­aliteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpuni­mi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë. Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze”. Por teksa Georginën nuk ia ka dalë që ta bëjë xheloze, me siguri do t’ia dalë me Kiarën. Që në orët e para në shtëpi, ajo është afruar me Luizin. Natyrisht që Jori e ka ndjekur lojën e “Big Brother” nga jashtë, ndaj edhe e di famën që Luizi ka, por edhe pëlqimin që dyshja ka në publik. E duket se afrimiteti i saj me këngëtarin shkodran, do ta shndërrojë Jorin në një figurë në qendër të vëmendjes. Idetë e Jorit janë shumë të qarta për lojën e saj, ajo kërkon vëmendjen e Luizit si dhe krisjen e çiftit. Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhëni­en e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhëni­en e tij me Kiarën. “Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha ‘ ky trëndafil ka aromën e Kiarës’, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të ‘ trullosë’ Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, tha Beniada. Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, së cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, duket se fjalën “të dua”, e ka pasur më të lehtë t’ia shprehë Jorit. Të paktën kështu e pohoi vetë ai. Teksa po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja tha se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj “ti amo” sesa Kiarës. E duket se edhe nga ana tjetër, Luizi e ka kuptuar këtë lojë dhe ka vendosur t’i bashkohet. Këngëtari përditë e më shumë është duke u treguar i kujdesshëm ndaj saj, si për t’i dhënë të kuptojë se e ka edhe ai atë interes, ndonëse i ka shprehur dashurinë Kiarës që në ditët e para. Këngëtari që në momentet e para i ka dhënë rrobat e tij për të veshur, por edhe i ka dhuruar trëndafil. Kujtojmë se të njëjtin skenar, Luizi tentoi ta bënte edhe me Keisin kur ajo hyri. Në ditët e parë të qëndrimit të saj në shtëpi, Luizi u afrua shumë me Keisin, duke bërë edhe Kiarën xheloze. Megjithatë, vetë artisti bëri disa hapa pas, duke u tërhequr nga loja me Keisin. Por tashmë me hyrjen e Jorit dhe tensionet që kaloi marrëdhëni­a me Kiarën, Luizi e ka kuptuar se loja e Jorit do t’i jepte edhe më shumë vëmendje. Nga ana tjetër, vetë Jori e ka deklaruar se është bërë pjesë e “Big Brother”, për të marrë famën edhe në Shqipëri. E ku më mirë sesa duke marrë famë nga çifti i momentit. Ditët e para, Jori ka ngacmuar edhe Kiarën, në lidhje me historinë që ajo ka patur me Butrint Imerin. Në daljet e saj televizive, para se të niste lojën në këtë “reality”, modelja ka kërkuar edhe Butrintin të bëhej pjesë e këtij formati. Ajo tregoi gatishmëri­në për të hyrë në Big Brother Albania VIP, gjatë një daljeje në “Top Arena”, duke ftuar edhe këngëtarin Butrint Imeri, por iu plotësua vetëm dëshira e parë, për të qenë banore e shtëpisë. Megjithatë, në lojë ia ka përmendur Kiarës Butrintin edhe në sy të Luizit. Në një bisedë në ambientet e tualetit mes Jorit, Maestros Luizit dhe

Kiarës nuk kanë munguar dhe “thumbat”. Jori ka treguar se Maestro dhe Luizi kur të dalin nga shtëpia do të bëjnë një këngë së bashku, teksa do të kryesojnë toplistat dhe ka thumbuar Kiarën duke përmendur Butrintin. “O Kiara do bëjnë një këngë së bashku këta dhe do e plasin gjithë Shqipërinë, bombë Shqipëria fare. S’ka më Butrint këtu, ka vetëm Luiz dhe Maestro. Top 10 Shqipëria Luiz dhe Maestro”, u shpreh Jori. Kjo deklaratë u prit me të qeshura si nga Kiara ashtu edhe nga Luizi. Në Itali, Jori është e famshme për lidhjen e saj me Simone Camolesen, djalin e ishtrajner­it të Torinos, Giancarlo Camolese. Mediat italiane kanë shkruar për këtë raport, duke u fokusuar edhe tek format bombastike të modeles. “Jori Delli ndez rrjetin me disa shkrepje në Instagram. Ajo është modele me origjinë shqiptare dhe punon për Sportitali­asi gazetare. Ajo është fejuar me Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese. Modelja tashmë po mendon për verën dhe ëndërron të shkojë në plazh, pavarësish­t urgjencës së koronaviru­sit. ‘ Ndoshta vera ime do të jetë diçka e tillë’, ka shkruar ajo dhe ka pozuar me rroba banje para pasqyrës. Pamja ngjalli reagimin e ndjekësve të cilët e vlerësuan foton, reagime të shumta me komente dhe pëlqime mbërritën në një kohë të shkurtër”, thuhej në mediat italiane rreth modeles shqiptare. Por, tashmë Jori ka lënë pas këtë histori, për t’u shndërruar në të tretën mes lidhjes së Luizit dhe Kiarës, e për rrjedhojë edhe fama që do të marri nga kjo histori do të jetë e madhe.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania