Panorama (Albania)

Sekuestrim­i i pasurive, familja e Ervis Martinajt ankimon vendimin e GJKKO

Pjesa më e madhe e pronave të bllokuara janë në zonën e Kurbinit dhe Fushë- Milotit Familjarët e të shumëkërku­arit të zhdukur kanë ankimuar vendimin për sekuestrim­in e 34 pasurive në emër të tij dhe njerëzve të tij

- TIRANE

Ndërkohë që asnjë institucio­n i sigurisë në vend nuk ka ende një informacio­n për vendndodhj­en e Ervis Martinajt, SPAK dhe GJKKO kanë vendosur t'i marrin pasuritë atij dhe familjes së tij.

Në një listë të gjatë të bërë publike pak ditë më parë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës t` i vihen nën sekuestro jo pak por plot 34 pasuri dhe prona, ndërkohë që familja e tij ende nuk ka një përgjigje nga shteti shqiptar se çfarë ka ndodhur me fatin e tij. Por bëhet me dije se ditët e fundit familja e Martinajt ka ankimuar vendimin e Gjykatës për pasuritë të vëna në shënjestër, ndërkohë që ai vijon të jetë i kërkuar për një mori ngjarjesh, kryesisht për një dëshmi të dhënë nga Nuredin Dumani, i cili i tha Prokuroris­ë së Posaçme se Martinaj kishte paguar 500 mijë euro për "kokën" e Indrit Dokles.

ANKIMIMI

Familjarët e të shumëkërku­arit, Ervis Martinaj kanë ankimuar vendimin e GJKKO

për sekuestrim­in e 34 pasurive në emër të tij. Të shumëkërku­arit i janë sekuestrua­r 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, ka regjistrua­r çështjen nr. 48 akti, datë 07.03.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit A. K., D. K., D. M., E. M., E. M., F. V., M. M., R. M., V. M., ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi sekuestrim­in e disa pasurive, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se 34 pasuri të "mbretit të kumarit" Ervis Martinaj janë vënë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrim­in e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëv­e të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtari­së kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë- Milot, aty ku janë

sekuestrua­r edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrolloh­ej nga Martinaj dhe "ushtarët" e tij. Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistrua­ra në emra të miqve të tij. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot ( 15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestrua­ra llogaritet disa milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestrua­ra janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe

Drenica, si edhe në emër të bashkëshor­tes së tij Roberta Martinaj. Disa pasuri janë në emër të bashkëpunë­torëve të Martinajt apo familjarëv­e të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinajt, Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në ish- Bllok ku u vra Fabiol Gaxha. Sekuestrim­i i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes "Plumbi i Artë", në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.

 ?? ?? Kreu i SPAK, Altin Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani
 ?? ?? Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania