Panorama (Albania)

Vrasja për një pulë, Gjykata lë në burg autorin 22- vjeçarin nga Kuçova

-

Masakroi për vdekje 52vjeçarin Lefter Brisku, që i hyri në banesë për të vjedhur pula, Gjykata e Beratit i jep masës e sigurisë "Arrest me burg" 22vjeçarit nga Kuçova Bjorsi Shushari. Avokati pretendoi në sallën e gjyqit se klienti i tij është trembur dhe vetëmbrojt­ur. 22vjeçari Bjorsi Shushashi, i riu që masakroi për vdekje mbrëmjen e 26 Shkurtit 52- vjeçarin Lefter ( Krenar) Brisku, pasi ky i fundit i kishte hyrë në banesë për të vjedhur pula, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Beratit për t'u njohur me masën e arrestit ndaj tij. Shushari ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nën masa të rrepta sigurie dhe masa e arrestit ka zgjatur rreth 1- orë. Më22- vjeçari Bjorsi Shushashi, i riu që masakroi për vdekje mbrëmjen e 26 Shkurtit 52- vjeçarin Lefter ( Krenar) Brisku, pasi ky i fundit i kishte hyrë në banesë për të vjedhur pula, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Beratit për t'u njohur me masën e arrestit ndaj tij. Shushari ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nën masa të rrepta sigurie dhe masa e arrestit ka zgjatur rreth 1- orë. Mësohet se prokurori i çështjes Elidon Hysenaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të 22- vjeçarit.

sohet se prokurori i çështjes Elidon Hysenaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të 22- vjeçarit. Pasi ka dëgjuar edhe palën akuzuese por edhe atë mbrojtëse që e ka cilësuar ngjarjen e ndodhur në kushtet e një vetëmbrojt­je të nevojshme, duke deklaruar se kli

enti i tij ishte trembur kur kishte parë hajdutin në shtëpi dhe ishte përleshur me të, gjyqtarja Albana Misja, e ka cilësuar "të ligjshëm" arrestimin e Bjorsi Shusharit dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "Arrest me burg" pa afat. Avokati i të riut tha se klienti i tij ka vepruar në

kushtet e vetëmbrojt­jes dhe se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës. "Ne deklaruam se ai ka konsumuar nenin 19 të Kodit Penal, atë të vrasjes në kushtet e mbrojtjes së nevojshme të personit. Nga provat dhe faktet, plotësohes­hin të gjitha kriteret që ai të marrë pafajësinë. Në rastin konkret u bë një debat i fortë mes akuzës dhe mbrojtjes së tij, për problemin nëse janë tejkaluar kufijtë e nevojshëm ose jo, dhe shkaku kryesor sipas nesh nuk ka qenë se klienti që unë mbroj e ka sulmuar me mjete të forta, të cilat përbëjnë tejkalim të masës së mbrojtjes së nevojshme, por për këtë arsye gjykata nuk e mori në konsiderat­ë dhe për shkak se kemi një viktimë, dhe s'kemi arsye tjetër, dhe për këtë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ne do ta apelojmë këtë vendim dhe jemi të bindur se vepra që ka kryer nuk përbën rrezikshmë­ri shoqërore", tha avokati.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania