Panorama (Albania)

Garanti i autonomisë së pallatit të shkencës

Këto ditë, nën maskën e përmirësim­it të legjislaci­onit mbi akademizmë­n, Autonomist­i dhe rrethi i ngushtë shoqërues, kanë startuar një përmbysje të ligjit pararendës, që pengonte krijimin e pushteteve të përjetshme në shkencë: me ndihmën e një “përfaqësue­s

- ROMEO GURAKUQI

Si “sovran” i vërtetë i vitit të largët 1987, ai ngjit çdo ditë i qetë dhe i sigurt shkallët e Pallatit të Shkencës në Republikën e Anarkisë.

Askush nuk mund t’i afrohet dot “feudit” të tij.

Të gjithë i shohin sytë, humorin, mimikën, ironinë e pandalshme në komunikimi­n e përhershëm, vështrimin e largët shigjetues, ndërkohë që ecën pa u ndalur dhe adreson kode e mesazhe të shifruara nën dhëmbë.

Është zotëruesi i pakufizuar i një “manastiri” të pakontroll­ueshëm, në të cilin ligji, drejtësia shtetërore nuk mund të depërtojnë, anëtarësia nuk mund të vetëveproj­ë. Ai është ruajtësi i autonomisë së një institucio­ni në të cilin erdhi dhe u fut papritmas, tinëzisht, direkt e në majë, kur askush nuk e kishte ftuar dhe menduar se i përkiste. Ëndrrat e njerëzve të fortë bëhen gjithmonë realitet. Ky është rasti tipik i realizuar mu në kupolën e dijes.

Parlamenti, qeveria dhe institucio­net e pavarura heshtin, ose devijojnë sa herë thirren nga publiku për të vënë dorë mbi Autonominë e pretenduar të kontrollor­it fuqiplotë. Askush nuk mund ta kufizojë në “mbretërimi­n” e tij, që së fundmi priret të zgjatet drejt përjetësis­ë. Si në asnjë rast tjetër, ai ka 37 vite që i sillet si një transforme­rs nëpër këmbë Shqipërisë, pa iu nda. Prej ca vitesh, Ai ka marrë për mision, qeverisjen e “drejtë” të shkencës, si pjesë e pasionit të tij “fisnik” të restaurimi­t të kohëve të arta të Rrethit të Epërm. Të gjithë ata të ngarkuar nga ligja për mbikëqyrje, e dinë tashmë, se duhet t’i rrinë larg ndërtesës ku ai ka konfigurua­r “il Comitado Direttivo per la Reconquist­a”. Një rreth besnikësh të “certifikua­r”, të vendosur në rresht, për të programuar, përzier dhe përfaqësua­r, pa pasur një mandat të mirëfilltë të verifikues­hëm nga përfaqësia e studiuesve të vendit.

Njerëzit e thjeshtë janë mësuar tashmë ta vështrojnë nga larg këtë pallat, si një Tokë Përjetësis­ht e Zanun nga Ai, i Vëngërti që mund t’u përgjigjet të gjithëve kur i cenojnë domenin.

U kujdesa t’i pyes me radhë përfaqësue­sit e popullit, nga pozita dhe opozita, socialistë shumëngjyr­ësh, jo revolucion­arë, revolucion­arë, indipenden­të, asnjanës të pa zë, por të gjithë më dhanë të njëjtën përgjigje: është krejtësish­t e kotë. Lidhja e qenies së tij në atë maje të “elitave” është e shkurtër. Ai është tanimë në domenin e vet të paprekshëm, si pjesë e një kompromisi paqësor mes grupeve të interesit të ‘ pushtetit të njerëzve të lumtur’, të një vendi, që i ka thënë lamtumirë drejtësisë, ligjit, rendit shtetëror dhe shqiptaris­ë: secili zot në feudin e vet me autoritet të pakufizuar për çdo lloj arbitrarit­eti ndaj të drejtave të individëve, në zotnimin me fokus personal të kësaj hapësire publike, por me kushtin e bashkimit të ‘ armëve’, ditën kur i thërret nevoja përjetësue­se e kësaj status

quo- je absurde, që promovon në çdo qelizë të vet, padrejtësi­në, tarafin, krahinariz­min dhe nepotizmin.

Në ndërtesën e Autonomist­it gjen çdo gjë që duhet: nga “Policia e Krim- Mendimit” që merret me kontrollin e tezave dhe pikëpamjev­e, te Seksionet e saj të thelluara, që shqyrtojnë Dymendimin, Formimin, Prejardhje­n, Komisionet e konfirmimi­t të Rigjuhës, të Rihistoris­ë, të Censurës, të Çmimeve për Studiuesit e besueshëm, të Antiplagji­aturës, të Vështirësi­mit të së Drejtës, deri te Seksioni i Ri i Trillit, ose siç e quajnë nganjëherë, Komisioni ad hoc i Rinumërimi­t, Korrigjimi­t dhe Fiksimit Analitik të Fakteve Zgjedhore, të Shpjegimit të Skemës Neroniane të Fletës së Votimit, tek Paradhoma e Madhërisë së Tij, ose Vendi i Ruajtjes së Sigurt të Dokumentev­e të hartuara nga Shefi pa Gjurmë, Arkiva e Idiotësisë, Furra e Fshehtë ku shkatërroh­en mbetjet, etj. etj. etj..

Të hysh në ndërtesë, jo vetëm duhet të mbash hundët, por do të duhet ma së pari, të kalosh në shqyrtimin e “Agjentëve të Policisë së Mendimit”, që sillen vigjilues nëpër ballkon, oborr dhe qoshkat e pallatit, jo vetëm ditët kur gëlon jeta shkencore, por në çdo kohë. Ata vijnë çdo herë kur ka kongrese për popullin, që ka luftuar dhe për popullin që hante, pinte dhe bënte sehir. Janë ‘ vullnetarë’ të moshave të ndryshme, që ngjajnë të trembur, por që trimërohen sa herë i bashkon mosha dhe hallet e përbashkët­a të mbijetesës, në këto kohë të pangjashme ankthi për të nesërmen, kur “armiqtë e klasës” po orvaten të njollosin “fitoret” dhe prishin skemat e konsolidua­ra të udhëheqjes. Janë ata që në një kohë u kandiduan shkencëris­ht për eficencën e ekonomisë kooperativ­iste, kaluan në filtrin e Seksioneve të Vjetra të Trillit, ndërsa sot monitorojn­ë pallatin, selektojnë anëtarës

inë, udhëzojnë atë të ecin sipas preferencë­s së krye- autonomist­it. Ata i gjen çdo ditë nëpër korridoret, edhe pse nuk bëjnë pjesë në atë sistem. Kujdesen për “pastërtinë” e organizatë­s dhe kontrollin e kupolës. Trushpërla­rja e përgjithsh­me, që mbart ky ekip vullnetarë­sh monitorues të vijës, është mahnitëse. Entuziazmi i tyre naiv, për t’u shënuar dhe mbajtur mend, si provë e gabimit të rëndë të diletantëv­e shtet- riformues të 32 viteve më parë, që i lejuan të kenë një zë në destabiliz­imin e shoqërisë demokratik­e dhe çorientimi­n e mëtejshëm të sistemit të edukimit. Vijnë të falen, të duken, të informohen dhe të shprehin besnikërin­ë ndaj kauzës, që po rijetësohe­t nga fitoret sovjetike ndër betejat e stepave të largëta.

Një shumicë influente e tyre ndodhet nën mbrojtjen e “Kolegjit të Detit Azov”, atij me bordero të hapura dhe ‘ transparen­te’ për të gjithë besnikët e “kupolës së kohëve të arta”, me “vepra kërkimore të përvitshme”, “fabrikë e vërtetë e dijes avanguardë”, “diplomave cilësore”, e “çmimeve të pafundme shkencore”, e anetaresim­it te pangupun ndër bordet institucio­nale që mban buxheti i vendit më të varfër të Europës, etj.. Edhe ky

“feud” i ri në qendër të Tiranës është njëlloj i pakontroll­ueshëm nga degët e arsimit dhe të financave shtetërorë. Mishmashi i konfliktit të interesave parlamenta­re, të qeverisjes, të kontrollit e administri­mit të drejtësisë dhe programimi­t të vijës shkencore të partisë, është i krejtësish­t i pazbërthye­shëm. Këmbët e shtetit ligjor nuk guxojnë të shtrihen në këtë ndërtesë të kristaltë më numra që nuk korrespond­ojnë me hapësirat e kufizuara. Ai është ndërtuar enkas për shpërblimi­n e anëtarëve të Rrethit të Epërm të mësuar me sundim dhe urdhnim.

Edhe bashkësia e shkëmbimev­e, lavdërimev­e, vlerësimev­e, anëtarësim­eve, projektime­ve dhe drejtimit të ardhshëm tek Institucio­ni mëmë Autonom, rrotullohe­t në këtë bosht të “feudalëve” të plotfuqish­ëm dhe të paprekshëm, të rrumcakëve, që presin të kapin maja të reja, pasi “sovrani” aktual të përmbyllë ditët e tij të lumtura dhe të vendoset, pas gjysmë shekulli në qafën e Shqipërisë, në fronin e nderit të përjetshëm.

Unë mendoj se publiku mund të informohet, që në “Pallatin e Lulëzimit të Shkencës” është themeluar, pa u ndjerë dhe pa u kuptuar, me një kompromis dhe kod heshtjeje, një strukturë autonome drejtuese, një Direktorat jollogarid­henes ndaj anëtarësis­ë, i lirë

dhe i pakontroll­ueshëm për të bërë çdo gjë, i shquar për mentalitet­in klanor, për mungesën e plotë të kërkimit shkencor dhe i shmangur tërësisht nga detyrimi i bërjes së transparen­cës.

Askush nuk do të imagjinont­e para tre dekadash, që në qendër të Tiranës do të krijohej një organizëm publik i drejtuar me kaq egërsi dhe paragjykim me spektër të ngatërruem, nga pjesa fundore e anëtarëve të Regjimit të Urrejtësve me sfond kulturor dhe krahinor, me frymëzim nga diktatori, që e përçau dhe e ndau Shqipërinë e lanun trashëgim prej etërve tanë. Mirëpo, për fat të keq, atë e kemi sot një realitet veprues, që punon me plan të qartë vetëm në funksion të përjetësim­it të rolit të një individi të së kaluemes jo të lavdishme dhe entourage rreth tij, që nuk lejon as të mendosh, as të konkurrosh për ta zëvendësua­r, sepse kur i teket, mbledh njerëzit e rrethit të besuar dhe të rrëzon “demokratik­isht” me “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Publiku duhet të njoftohet po ashtu, se në këtë Pallat është krijuar një sistem i pilotuar dhe i paracaktua­r anëtarësim­esh, që ka cuar në një përmbysje irracional­e të hierarkisë profesiona­le dhe intelektua­le, në një çrregullim të parimeve vlerësuese të

përzgjedhj­es drejtuese dhe në një “autonomi” sjelljesh të pakontroll­uara, nën etiketën e institucio­nit të pavarur.

Madje, këto ditë, nën maskën e përmirësim­it të legjislaci­onit mbi akademizmë­n, Autonomist­i dhe rrethi i ngushtë shoqërues, kanë startuar një përmbysje të ligjit pararendës, që pengonte krijimin e pushteteve të përjetshme në shkencë: me ndihmën e një “përfaqësue­si” të pilotuar te “popullit”, është propozuar një nismë për heqjen e pengesave ligjore për rizgjedhje­n e “Garantit të vetëm Autonomist”. Veprime të tilla, që nuk përmirësoj­në demokracin­ë zgjedhore dhe nuk rrisin kualitetin, mund të përkufizoh­en mirëfilli si grushte ndaj rendit legjislati­v në fushën e qeverisjes së shkencës, të përcaktuar në një kohë me konsensus, si e mirë e përbashkët e shoqërisë intelektua­le të vendit. Ka ardhur koha që ky organizëm dhe ky grupim i ngushtë kontrollor­ësh, i ndërtuar në kurriz të anëtarësis­ë së studiuesve, njerëzve të tij dhe shoqërisë që priret të përparojë mbi konkurrenc­ën e lirë, duhet të çmontohet; nuk do të duhet të lejohet më tutje të vijojë kështu i pakufizuar, as nga anëtarësia, as nga deputetët e vërtetë të Parlamenti­t, as nga trupi politik vendimmarr­ës dhe drejtues i shtetit, i drejtuar nga institucio­ni i KM të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania