Panorama (Albania)

Lukaku më i shtrenjti i Italisë, por listën e dominojnë bardhezinj­të

Klub tjetër në vendin e 18- të, Vajnaldum nderon Romën

-

Romelu Lukaku u rikthye vetëm si huazim në Serinë A, por kjo nuk e ka penguar belgun që të jetë lojtari më i paguar i kampionati­t italian, pasi një sezon më parë ishte shndërruar në blerjen më të shtrenjtë të Çelsit.

8.5 milionë eurot neto që shkojnë në llogarinë e sulmuesit të Interit, u sigurojnë zikaltërve kreun në listën e lojtarëve më të paguar të Italisë, një pozicion i mjaftueshë­m për të thyer hegjemonin­ë juventine. Pas 29vjeçarit renditen gjashtë lojtarë të Juventusit, me Pogbanë që, edhe pse e bëri debutimin e tij sezonal vetëm pak javë më parë, fiton plot 8 milionë euro në sezon në eksperienc­ën e tij të dytë në Torino. I treti më i paguar në kampionat është sulmuesi Dushan Vlahoviç, me një pagë neto prej 7 milionë eurosh dhe me një kontratë që skadon në qershor të 2026- ës. 7 milionë euro përfiton edhe Adrien Rabio, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme ashtu si shoku tjetër i skuadrës Leandro Paredes, që pritet të kthehet te PSG- ja në fund të sezonit nëse nuk rinovohet huazimi. Pas tyre renditen po bardhezinj­të, me portierin Shezni e kapitenin Bonuçi, të dy me afat kontrate deri në 2024- ën që përfitojnë 6.5 milionë euro në sezon.

HEGJEMONIA

Nëse në tetë pozitat e para, përveç Lukakut, ka vetëm lojtarë të Juventusit, zikaltrit janë rikthyer në vendin e nëntë dhe të dhjetë me Brozoviçin dhe Lautaron, të dy me rrogën neto prej 6 milionë eurosh, në shoqërinë e bardhezinj­ve të tjerë, Aleks Sandro dhe Angel di Maria. Interi dhe Juventusi vazhdojnë të ndajnë pozitat pasuese, me rrogat prej 5 milionë eurosh për Xhekon, Çalhanoglu­në, Barelën nga njëra anë dhe Bremerin, Kiezën dhe Kuadradon në krahun tjetër. Për të gjetur një skuadër tjetër që paguan shtrenjtë lojtarët e saj duhet të shkojmë në vendin e 18- të, aty ku renditet verdhekuqi Vajnaldum, me 5 milionë euro në sezon, që pasohet nga shoku i tij i skuadrës, Dibala me 4.5. Në fund laciali Imobile, për të mbyllur renditjen e 20 lojtarëve më të paguar të Serisë A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania