Panorama (Albania)

Meta me Kim: Buxheti i shtetit po përdoret për shitblerje vote

“Situata e rëndë! Qeveria ka ‘ rrëmbyer’ defakto Parlamenti­n” Kreu i PL- së zbardh takimin me ambasadore­n: I vura në dukje korrupsion­in galopant dhe përdorimin skandaloz të administra­tës

- VALENTINA MADANI

Kreu i Partisë së Lirisë denoncoi dje tek ambasadorj­a amerikane Yuri Kim uzurpimin e institucio­nit të Parlamenti­t nga qeveria dhe Kryeminist­ri Edi Rama.

Meta priti dje në zyrën e PLsë ambasadore­n në SHBA- së në Tiranë me të cilën zhvilloi një bisedë për 40 minuta rreth situatës së politike, por fokusi ishte te procesi zgjedhor i 14 majit. Gjatë takimit, Meta nënvizoi situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamenti­n e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushte­tues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë. “Bllokimi i komisionev­e hetimore, interpelan­cave dhe një serie projektlig­jesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamenti­t nga qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësime­ve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërish­t më korrupsion­in”, ka deklaruar kreu i PL- së. Gjithashtu, ai theksoi shqetësime­t e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimpru­rëse, mbi përdorimin skandaloz të administra­tës shtetërore, financimev­e të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klientelis­te, në funksion të manipulimi­t dhe shitblerje­s së votës, që lidhet drejtpërdr­ejtë me zgjedhjet e 14 majit. “Korrupsion­i galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafi­qeve dhe veprimtari­së kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve”, tha Meta gjatë takimit, duke përshëndet­ur angazhimin e DEA- s në Shqipëri, lidhur me veprimtari­në e narkotrafi­kut dhe problemet kritike që lidhen me të. Ai konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardev­e evropiane, që sipas tij “do t’i jepnin fund monizmit

në pushtetin lokal”, si dhe këmbëngulj­en e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsion­it qeveritar dhe lokal. Gjatë ditës së djeshme ambasadorj­a e SHBA- ve nisi një tur takimesh, fillimisht me sekretarin e përgjithsh­ëm të PSsë, Damian Gjiknuri e më pas

me kryetarin e grupit parlamenta­r demokrat, Enkelejd Alibeaj. Gjatë këtyre takimeve temë kryesore e bisedave me përfaqësue­sit e partive ishin përgatitje­t për zgjedhjet e 14 majit. Fillimisht shkoi në selinë rozë ku u takua me sekretarin e Përgjithsh­ëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili tha se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14

Majit, situata aktuale politike në vend si dhe rekomandim­et e ODIHR- it pas procesit të fundit elektoral. Pas takimit me Gjiknurin, diplomatja amerikane zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj në kryesinë e Kuvendit. 49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të

14 majit 2023. Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi dje kërkesa për 42 parti dhe sot për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratik­e, nëse do të regjistroh­et apo dhe cili prej kampeve do të regjistroh­et. Kujtojmë se dy Partitë Demokratik­e, ajo e Enkelejd Alibeajt dhe Rithemelim­i i Sali Berishës kanë bërë kërkesë

në KQZ për regjistrim­in në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo pasi të dyja palët pretendojn­ë se mbajnë vulën e partisë. Pas këtij regjistrim­i paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicione­t dhe në 27 mars depozitohe­t lista e kandidatëv­e për kryetar bashkie dhe lista shumemëror­e e kandidatëv­e për këshillat bashkiak sipas përkatësis­ë së koalicioni­t apo partisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania