Panorama (Albania)

Gjiknuri takon Kim: E sigurova për një proces zgjedhor sipas standardev­e

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka ndarë detaje nga vizita e kësaj të mërkure e ambsadores amerikane, Yuri Kim në selinë rozë. Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistë­ve bën me dije se zgjedhjet e 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandim­et e ODIHR- it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. “Pata kënaqësinë të mikpritja në selinë e Partisë Socialiste ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandim­et e ODIHR- it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit”, shkruan Gjiknuri. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste deklaron se ka garantuar ambasadore­n amerikane për vendosmëri­në e kësaj force poli

tike në mbarëvajtj­en e zgjedhjeve vendore në përputhshm­ëri me rekomandim­et e BE. “E garantova ambasadore­n për vendosmëri­në e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombët­are. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, theksoi sekretari i Përgjithsh­ëm i

Partisë Socialiste. Në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, ambasadorj­a amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi gjatë ditës së djeshme takime me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratik­e dhe Partisë së Lirisë. Fillimisht shkoi në selinë rozë ku u takua me sekretarin e Përgjithsh­ëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri. Pas takimit me Gjiknurin, diplomatja amerikane zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj në kryesinë e Kuvendit. Kurse ambasadorj­a e SHBA- së u shpreh se i garantuan që do të verifikojn­ë figurën e kandidatëv­e që do të garojnë për kryetarë Bashkie që të jenë të pastër dhe të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe i kujtoi vëzhgimet dhe rekomandim­et e mëparshme të ODIHR- it.

 ?? ?? Yuri Kim e Damian Gjiknuri
Yuri Kim e Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania