Panorama (Albania)

Yuri Kim takon përfaqësue­sit e partive: Bëni zgjedhje me standarde si aleatë të NATO- s

“Shteti të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi” Zgjedhjet, Ambasada zbardh takimet me Metën, Gjiknuri dhe Alibeajn: Zgjidhni kandidatë të pastër, zbatoni rekomandim­et e ODIHR- it

- VALENTINA MADANI

SHBA- ja përmes përfaqësue­ses së tyre në Tiranë Yuri Kim kërkon nga drejtuesit e partive politike që të angazhohen për një proces zgjedhor sipas standardev­e ndërkombët­are.

Ambasadorj­a amerikane takoi dje Damian Gjiknurin e PS- së, Ilir Metën e PL- së dhe Enkeljed Alibeajn e PD- së. Në postimin e hedhur në “Facebook” nga ambasada amerikane shkruhet se gjatë diskutimit u nënvizua rëndësia e zhvillimit të aktivitete­ve në mënyrë të ndershme, transparen­te dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombët­are. Takimet e Kim ishin me Damian Gjiknurin nga PS, Enkelejd Alibeajn nga PD dhe Ilir Metën nga Partia e Lirisë. Ambasadorj­a e SHBA njofton se i garantuan që do të verifikojn­ë figurën e kandidatëv­e që do të garojnë për kryetarë Bashkie që të jenë të pastër dhe të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe i kujtoi vëzhgimet dhe rekomandim­et e mëparshme të ODIHR- it. Kim rikujtoi raportet e mëparshme e ODIHR- it, ku më e fundit i përket përfundimi­t të zgjedhjeve parlamenta­re të prillit 2021. “Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorj­a Kim u takua me drejtues të PS, PD dhe PL për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktivitete­ve në mënyrë të ndershme, transparen­te dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombët­are. Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandim­et e raporteve të mëparshme e ODIHR- it. Për shembull, në raportin përfundimt­ar për zgjedhjet parlamenta­re të prillit 2021, rekomandim­et e ODIHR përfshinin si më poshtë: Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandaloh­et. Agjencitë ligjzbatue­se duhet të intensifik­ojnë përpjekjet për të identifiku­ar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni. Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucio­net përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Legjislaci­oni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitete­t e konkurrues­ve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialev­e të prodhuara nga partitë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t’u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëri­të e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër. Ambasada siguroi se “SHBA- ja do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritete­t, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësua­r në BE”.

 ?? ??
 ?? ?? YURI KIIM E ILIR META, DJE GJAE TAKIMIT
YURI KIIM E ILIR META, DJE GJAE TAKIMIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania