Panorama (Albania)

Tabaku: Kandidatët demokratë duhet të garojnë nën një sigël

“Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale” “Kërkohet vendim politik, palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, Igli Cara nuk duhet të dalë me një sigël tjetër”

- TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, është shprehur se Partia Demokratik­e duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

Komentet Tabaku i bëri teksa ishte e ftuar në studion e “News24”, ku tha se situatës në PD nuk i jep zgjidhje vetëm një vendim Gjykate. Ajo shtoi se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi sipas saj, nuk është e drejtë që një kandidat si Igli Cara, të cilin ajo e vlerësoi mjaft pozitivish­t, të dalë në zgjedhje me një sigël tjetër.

“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim Gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjës­i të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishm­e se pushteti personal. A kemi në një ofertë para Partisë Socialiste? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësoh­et nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik. Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku.

EKONOMIA

Gjatë intervistë­s, Znj. Tabaku preku edhe situatën ekonomike dhe përfaqësim­in e grave në Parlament. Ajo theksoi se gratë ndodhen në kushte të pabarabart­a me burrat, e ndikuar kjo edhe nga kriza ekonomike, e cila i ekspozon gratë kundrejt dhunës dhe pabarazive. “Unë sapo po vij nga një takim me disa zonja të Partisë Demokratik­e, të cilat edhe në këtë periudhë të vështirë të PD- së, kanë mbajtur shumë mbi shpinë, ashtu si të gjitha gratë shqiptare. Ato

kanë duruar shpesh edhe dhunën e fjalës, për të cilën ne në Parlament jemi mësuar, por zonjat e terrenit nuk janë mësuar shpesh. Me të vërtetë që gratë dhe zonjat janë konsiderua­r si pak më të dobëta, si me zë të ëmbla dhe ndoshta pak më të qeta, por kanë mbajtur padrejtësi­sht një barrë, e

cila ka qenë e pandershme të një sulmi politik. Unë kam respektin maksimal për to, pasi kanë sakrifikua­r shumë gjera për të qenë me mua. Unë jam në Parlament falë tyre. Momenti që po kalojmë, situata ekonomike, postcovidi dhe elementë të tjerë e kanë vendosur gruan në qendër, por jo për lajme të mira. Kujtojmë vrasjen e tri grave, që tregojnë që nuk ia kemi dalë për të ndryshuar situatën”.

“Situata ekonomikë, rritja e kostove të jetesës dhe e çmimeve ka vendosur mbi gratë një përgjegjës­i të jashtëzako­nshme. Një arsye për dhunën ndaj grave është edhe arsyeja ekonomike. Ajo ndikon në pavarësi dhe përfaqësim, por edhe në rritjen e dhunës në familje. Do të doja që gratë e politikës të bëheshin bashkë. Sot, garda ka penguar disa gra në Parlament dhe ne duhet të bëhemi bashkë për më shumë strehim dhe liri dhe kjo është e kotë për të folur për barazi gjinore. Pra, duhet të bëjmë diferencën. Rritja e çmimeve që ka përjetuar Shqipëria lidhet me strukturën ekonomike. Por edhe me politikën e taksava që me kokëfortës­i qeveria e ka vazhduar. Ne kemi dy borde dhe shpresoj që Gjykata Kushtetues­e të shfuqizoj atë të

karburante­ve, këto kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Rritja me 30 për qind e produkteve bazike është një barrë e rëndë. Dëgjojmë edhe rritjen e taksave për profesioni­stët e lirë. Qeveria i ka rritur punëdhënës­it të drejtën për të rritur pagën por kjo ndodh kur i rrit tregu jo me anë të vendimit të qeverisë. Pra, e rrit tregu”, theksoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

 ?? ??
 ?? ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania