Panorama (Albania)

Vendimi për vulën e PD, KLGJ: Thirrjet për vetëgjyqës­i, antikushte­tuese

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi dje si të papranuesh­me gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeajt. KLGJ- ja shkruan se gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësues­e dhe e papranuesh­me, ndërsa thirrjet publike për vetëgjyqës­i i konsideron kundër rendit kushtetues mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës. Ndër të tjera shkruan se liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë. “Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësues­e dhe e papranuesh­me. Thirrjet publike për vetëgjyqës­i, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësish­t mos dakordësis­ë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës. Aludimet për ‘ kapje’ të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsion­it që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoriteti­n e pushtetit gjyqësor”, thuhet në reagim. KLGJ- ja shprehet se akuza të tilla nuk janë kurrsesi një e drejtë që e ofron liria e shprehjes, duke theksuar se për aq kohë sa nuk bien dakord me vendimin e

Gjykatës, mund ta ankimojnë në Gjykatën e Lartë, por kurrsesi të mos përbaltin figurën e togave të zeza. “Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë. Për nga natyra e vet, veprimtari­a gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtu­ar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislaci­onit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, thuhet në njoftim. KLGJ- ja iu bën thirrje që kushdo që ka dijeni për një sjellje që shkon në shkelje të Kushtetutë­s të një gjyqtari, ta referojë si çështje Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, dhe do të jenë institucio­net ato që do të marrin një vendim për këdo që kryen shkelje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania