Panorama (Albania)

Berisha: Rama fluturon me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 milionë euro

“Një vazo druri e blen 4 milionë euro, sikur të ishte Sulltani i Bruneit” “Kanë thyer çdo rekord vetëposhtë­rimi!”, kreu i PD- së: Të kapur si skllevër! Brava- Alibasha, një sekt sikur të ishin me “Rilindjen”

- VALENTINA MADANI

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi dje Kryeminist­rin Edi Rama për luks të shfrenuar pasi sipas tij, vetëm për udhëtime me “charter” shpenzon miliona euro.

Gjatë prezantimi­t të kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastë­r, Berisha kritikoi kryeminist­rin se në vend që të rriste rrogat, blen 4 milionë euro një vazo druri për në oborrin e kryeminist­risë. “Ky fluturon vetë me avion me dhomë gjumi kudo shkon, duke shpenzuar 22 milionë euro. Asnjë Kryeminist­ër në Evropë nuk i lejon vetës një gjë të tillë. Austria është një vend 10 herë më i pasur se ne, kancelari i Austrisë ia ndalon qeverisë së tij dhe vetes udhëtimin me ‘ charter’, ministrat ‘ economy class’ vetë ai në ‘ business’. Kurse Edi Rama mban avion në dispozicio­n, shpenzon me 137 fluturime 22 milionë euro. Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 milionë euro në oborrin e kryeminist­risë, akt të cilin nuk ka zyrtar në botë që ia lejon vetes. Edi Rama nuk rrit rrogat, nuk rrit pensionet, por shpenzon për vetura luksoze, shpenzon për qëllime të tjera dhjetëra milion euro sikur të ishte i biri i mbretit të Arabisë Saudite apo i sulltanit të Bruneit dhe jo Kryeminist­ri i një vendi me probleme të mëdha”, deklaroi Sali Berisha. Para demokratëv­e të Mallakastr­ës, kreu i PD- së përjashtoi mundësinë e bashkëpuni­mit me grupimin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha i konsideroi Alibeajn dhe Lulzim Bashën si pengje të Edi Ramës. Sipas tij, kjo dyshe ka thyer çdo rekord vetëposhtë­rimi. “Labirintet e shpirtit njerëzor nuk mund t’i njohë askujt. Unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut. Nga besimi duhet të udhëhiqemi. Por ai që shkelmon besimin, shkelmon mbi veten e tij. Edi Rama i ka kapur si skllevër ata dhe mendojnë se ju nuk i shihni. Ata mendojnë se shqiptarët nuk i sho

hin. Në 32 vite histori s’ka pasur pengje siç janë Brava dhe Alibasha. I them dy fjalë këtij ( Agron Kapllanajt), e para njëherë, po të jesh burrë dhe po të ndjehesh i njëjtë vije dhe hyje në Primare. Asnjëri nuk e pengoi. Hajde të mateshe në Primare. T’i nënshtrohe­mi vlerësimit tuaj, besimit tuaj dhe kjo ka marrë fund. Kurrë më kryetari i Partisë nuk do ju caktojë ju, as deputetin, as kryetarin e bashkisë. PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh ga

bimet. Ne këtë do bëjmë. Ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Berisha, por pallati. Kur ti demokrat që vjen merr tender në pallat, kur qeveria i nxjerr qytetarët me forcë nga pallatet e tyre, ti bëhesh me ta. Ke 97 tenderë nga qeveria. Absolutish­t kjo qeveri nuk jep kurrë tender pa rryshfet. Më mirë qëndro me ta, mos hajde këtu. Kandidati i demokratëv­e është Resmi Shano. Je ( Kapllanaj) kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët

kanë thyer çdo rekord vetëposhtë­rimi deri më sot. S’kanë asgjë të përbashkët me asnjë qytet, janë një sekt sikur të kishin lindur në ‘ Rilindjen’ e Edi Ramës. Të bashkohemi me moralet tona të sigurt në një fitore të shkëlqyer”, deklaroi Berisha. Ai bëri një reflektim të historisë së PD- së, duke evidentuar edhe disa nga gabimet e saj. Sipas Berishës, një ndër gabimet historike të PDsë ishin skemat piramidale pas viteve ‘ 90.

 ?? ??
 ?? BERISHA NE MALLAKASTE­R ??
BERISHA NE MALLAKASTE­R

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania