Panorama (Albania)

KLSH kap me shkelje Tatimet e Tiranës, 53 milionë euro mangët

Mospërputh­je midis deklarimev­e në kasa me deklaratën e thjeshtuar. KLSH: Të merren masa për t’i përfituar pas vlerësimev­e e rivlerësim­eve

- TIRANË

Mospërputh­jet e deklarimev­e nga kasa me ato në deklaratën e thjeshtuar të tatimfitim­it të bëra nga mijëra subjekte kanë sjellë të ardhura të munguara për Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një vlerë mbi 57 milionë euro, për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa për t’i përfituar pas vlerësimev­e dhe rivlerësim­eve. Revista “Monitor” ka analizuar raportin e KLSH, në të cilin nënvizohet se nga auditimi u konstatua se, DRT Tiranë për periudhën 2018- 2020 nuk ka përmbushur detyrimin për saktësimin nëpërmjet kontrollit tatimor apo vlerësimit nga zyra për tatimpague­sit me qarkullimi­n sipas kasës më të madh se të ardhurat e deklaruara në deklaratat e TFTH- së dhe TVSH- së, në kundërshti­m me përcaktime­t ligjore e procedural­e, të cilat rregullojn­ë veprimtari­në e administra­tës tatimore.

RAPORTI

Raporti nënvizon se së pari nga analiza e diferencav­e në qarkullim midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TTHF, për bizneset e vogla pa TVSH, u konstatua se për vitin 2018 rezultuan 1,592 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF- së, në vlerën 2.9 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 178.7 milionë lekë. Për vitin 2019 rezultuan 1,947 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF - së në vlerën 3.77 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 230 milionë lekë.

Për vitin 2020 rezultuan 1,693 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TTHF- së në vlerën 4.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 273 milionë lekë. Audituesit kanë nënvizuar se ka diferenca edhe sa i takon qarkullimi­t mes

xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kështu, te bizneset e vogla me TVSH për vitin 2018 rezultuan 1,135 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH- së në vlerën 1.48 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 634 milionë lekë. Për vitin 2019 rezultuan 348 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSHsë në vlerën 595.5 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 254 milionë. Për vitin 2020 rezultuan 150 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH- së në vlerën 240.9 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 102.7 milionë.

Diferenca janë vërejtur edhe te qarkullime­t midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TVSH- së ( FDP) për bizneset e mëdha me TVSH ku për 2018 rezultuan 305 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSHsë në vlerën 9.6 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 4.1 miliardë lekë ( 1.9 miliardë lekë detyrim TVSH dhe 424 milionë lekë 21.9% gjobë + 1.45 miliardë lekë detyrim TF dhe 318 milionë lekë 21.9% gjobë).

Për vitin 2019 rezultuan 123 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH- së në vlerën 544 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 232 milionë lekë. Për vitin 2020 rezultuan 117 subjekte, të cilat kishin qarkullim

sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH- së në vlerën 1.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 674 milionë. “Veprimet e mësipërme janë në kundërshti­m me përcaktime­t e Ligjit Nr. 9920, datë

19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 71, neni 115, UMF nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pika 71, pika 115, Rregullore­n e Funk

sionimit të Administra­tës Tatimore dalë me Urdhrin nr. 19 ( Nr. 1482/ 2., prot) datë 22.02.2017, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Rregullore­n e Funksionim­it të Drejtorive Rajonale Tatimore dalë me Urdhrin nr. 192, datë

12.08.2020 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Manualin e Kontrollit nga Zyra, të cilat kanë sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit gjithsej në vlerën prej 6,7 miliardë lekë”, thuhet në auditimin e KLSH.

 ?? ??
 ?? ?? Drejtoria e Tatimeve
Drejtoria e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania