Panorama (Albania)

Vasili: Kryeminist­ri tërhiqet nga shpërblimi për pensionist­ët

Nënkryetar­i i PL, akuza qeverisë për mungesën e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë “Vazhdon pa u ndalur vjedhja me incenerato­rët që nuk ekzistojnë, me koncesione dhe tendera hajdutësh pa fund, për pensionist­ët nuk ka lekë”

- TIRANE

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë për tërheqjen nga shpërblimi i pensionist­ëve. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Vasili ka shkruar se Kryeminist­ri Edi Rama është tërhequr nga shpërblimi, pasi paratë i ka për incenerato­rët.

Vasili shkruan se, “Edi Rama tërhiqet nga shpërblimi për pensionist­ët, se lekët i ka për incenerato­rët! Qeveria ka deklaruar hapur se nuk ka lekë për shpërblim për pensionist­ët në prill. Ministrja e Financave tha dje pas mbledhjes së qeverise se: Sa u përket pensioneve kemi një politikë të konsolidua­r në bazë të inflacioni­t. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimi­t në prill”, u shpreh Ibrahimi. Qindra mijëra pensionist­ë jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe mbijetesës për shkak të pensioneve shumë të ulëta”. Nënkryetar­i i PL- së shkruan se me mijëra pensionist­ë përballën çdo ditë me çmime të larta dhe për të cilën nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria. Pensionist­ët nuk mund të blejnë dot as ilaçet dhe as ushqimet. Jetesa e tyre është bërë e papërballu­eshme.

“Qindra mijëra pensionist­ë përballen me çmimet shumë të larta pa asnjë ndihmë nga qeveria, e cila u tall me ta duke dhënë 7- 8 mijë lekë të vjetra ndihme për pak muaj. Qindra mijëra pensionist­ë me vështirësi shumë të mëdha mbulojnë nevojat për ushqime dhe ilaçe. Qindra mijëra pensionist­ë bëjnë një jetë shumë të izoluar për shkak se nuk mund të bëjnë as pushime dhe asgjë tjetër se nuk e përballojn­ë ekonomikis­ht. Ndërkohë që vazhdon pa u ndalur vjedhja me incenerato­rët që nuk ekzistojnë, me koncesione dhe tendera hajdutësh pa fund, për pensionist­ët nuk ka lekë. Ndërkohë që Kosova e Maqedonia kanë mbështetur me shpërblime dhjetëra herë më të larta sesa qeveria e Edi Ramës. Atje qeverisin kryeminist­ra të përgjegjsh­ëm, ndërsa këtu qeveris një kryeminist­ër grabitqar i pangopur”, ka shkruar Vasili.

DEKLARATA E RAMËS

Ka qenë një deklaratë e Kryeminist­rit Edi Rama në fillim të këtij viti, i cili ka shkaktuar këtë pakënaqësi te pensionist­ët. Kujtojmë se Kryeminist­ri Edi Rama bëri të ditur se në muajin prill do të programojn­ë një tjetër bonus për pensionist­ët. Përmes një postimi në faqen e vet në “Facebook” Rama shprehej se nisma ka për qëllim të ulë barrën e inflacioni­t të luftës për këtë shtresë. “Të gjithë pensionist­ët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzako­nshme mbi eksportues­it e energjisë në muajin prill, do të programojm­ë një tjetër bonus për pensionist­ët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkroi Rama në “Facebook”. Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetës­e që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëv­e dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacioni­t të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Nga kjo paketë do të përfitojnë 695 mijë pensionist­ë nga 8 000 lekë të reja.

 ?? ??
 ?? ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania