Panorama (Albania)

Eksodi anglez, popullsia pakësohet me 36 mijë vetë, rënie masive mes të rinjve

Instituti i Statistika­ve: Popullsia në Shqipëri ra me 1.3% gjatë vitit 2022 Të dhënat bëjnë të ditur se popullsia rezidente në vendin tonë pësoi rënien më drastike në grupmoshat e reja, rritet mosha e tretë

- GJERGJ EREBARA

Popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit gjatë vitit 2022, rënia më e madhe e shënuar ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistika­ve tregojnë se popullsia rezidente në vitin 2022 vlerësohet të jetë 2.79 milionë banorë, nga 2.83 milionë që vlerësohej në vitin 2021.

Popullsia e Shqipërisë ka qenë në rënie të vogël që prej vitesh, por ritmi i rënies, sipas vetë vlerësimev­e të INSTAT, është përshpejtu­ar në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit. Në vitet 2018 e 2019, ritmi i rënies vjetore ishte respektivi­sht 0.2 dhe 0.3% por ai u përshpejtu­a në 0.6% në vitet 2020 dhe 2021 për të shpërthyer në 1.3% në vitin e kaluar. Instituti i Statistika­ve vlerëson popullsinë vjetore duke marrë parasysh numrin e lindjeve dhe të vdekjeve, si dhe një vlerësim mbi migrimin e popullsisë. Gjatë vitit të kaluar, lindjet në Shqipëri ishin lehtësisht më të larta se sa vdekjet dhe kjo do të thotë se rënia e popullsisë ka ardhur tërësisht si pasojë e emigrimit.

Edhe struktura e rënies së popullsisë tregon se moshat e reja janë ata që janë pakësuar më shumë. Sipas të dhënave, brezi i shqiptarëv­e të moshës 20- 24 vjeç u pakësua me 7.1% ose mbi 15 mijë vetë ndërsa brezi 25- 29 vjeç u pakësua me 6,300 vetë dhe ai 15- 19 vjeç me 5,900 vetë. Rënie të konsiderue­shme pësuan edhe grupmoshat e foshnjave. Fëmijët 0 deri në 4 vjeç u pakësuan me 5 mijë vetë ose 3.5% ndërsa dy grupmoshat e tjera të fëmijëve, 5- 9 dhe 10- 14 vjeç u pakësuan me 1.9%. Me rritje ishin grupmoshat 60- 74 vjeç si dhe grupmoshat 30- 44, ku këto të dytat patën rritje më të vogël. Në tërësi, numri i shqiptarëv­e nën 20 vjeç ra me 17 mijë ndërsa numri i shqiptarëv­e mbi 60 vjeç u rrit me 12 mijë. Popullsia ekonomikis­ht aktive, e cila përfshin si konvencion popullsinë mbi 16 dhe nën 64 vjeç, ra me 32 mijë vetë.

EMIGRIMI ANGLEZ

Shkaku kryesor i rënies së popullsisë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar duket se lidhet me një rrugë të re trafiku për emigrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar përmes kapërcimit të ngushticës së La Manche me gomone për të kaluar nga Franca për në Angli. Autoritete­t britanike kanë numëruar së paku 15 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kaluan detin për të Angli në këtë mënyrë. Qeveria shqiptare ka injoruar problem

in, duke e konsiderua­r atë të parëndësis­hëm ndërsa opozita ka akuzuar keqqeveris­jen si shkak. Edhe Kisha Katolike, e cila zakonisht nuk ndërhyn në debatet politike të vendit, kreu vitin e kaluar atë që e cilësoi si “akt denoncues” ku theksonte se vendi po shpopulloh­ej për shkak të mungesës së shpresës për një jetë më të mirë. Në të gjitha rastet, vlerësimi i INSTAT për shkallën e emigrimit dhe popullsinë rezidente besohet se është i nënvlerësu­ar. Të dy censuset, më 2001 dhe 2011 nxorën një popullsi rezidente më të ulët nga sa ishte vlerësimi i atyre viteve

ndërsa censusi i radhës është shtyrë për në shtator të këtij viti. Brezat e rinj të shqiptarëv­e janë gjithashtu në mënyrë dramatike me më shumë meshkuj se sa femra, gjë që sugjeron një shkallë anormale pabarazie në lindje. Për moshën 0 deri në 4 vjeç ka 94 goca për çdo 100 çuna. Pabarazia ngushtohet në gjeneratat më të rritura ndërsa nga mosha 45 vjeç e më sipër, gratë bëhen ndjeshëm më të numërta se sa burrat, pasojë kjo e emigrimit të meshkujve gjatë gjeneratav­e të mëparshme.

Shqipëria ka njohur fenomenin e abortit selektiv prej de

kadash. Në mënyrë natyrale meshkujt lindin pak më shumë se sa femrat, zakonisht në raportin 100 femra për 105 meshkuj, ndërsa nën kushtet e abortit selektiv, në Shqipëri pabarazia ka arritur deri në 114 meshkuj për 100 femra në 2006. Emigrimi masiv i vitit të kaluar duket se ka ndihmuar në mënyrë indirekte në zbutjen e kësaj pabarazie pasi emigrimi merr zakonisht më shumë meshkuj. Për shembull, nëse supozojmë se emigrantët e sotëm janë të moshës 16- 20 vjeç dhe kanë lindur mes viteve 2001 dhe 2006, atëherë ajo që vërehet është se në ato vite pabarazia në lindje ka qenë mesatarish­t 112 meshkuj për femra. Në vitin 2022, numri i meshkujve të moshës 15- 24 vjeç ishte i barabartë me numrin e femrave, gjë që do të thotë se pabarazia në lindje është fshirë nga emigrimi i meshkujve.

RËNIE NË TË GJITHË VENDIN

Popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Tiranës, ku rritja ka qenë modeste, 0.8%. Popullsia në Gjirokastë­r ra me 4.7%, pjesërisht si pasojë e rënies natyrore dhe njëkohësis­ht si pasojë e emigrimit ndërsa rënie të konsiderue­shme shënojnë edhe qarqet Berat, 3.7% dhe Dibër, 3.6%. Edhe Durrësi, një qark që përgjatë viteve të fundit ka njohur rritje të popullsisë falë ekonomisë krahasimis­ht më të mirë, gjatë vitit të kaluar shënoi një rënie të vogël prej

0.2%. Pjesa tjetër e qarqeve, nga jugu në veri, nga bregdeti në male, kanë pësuar rënie. Popullsia në Vlorë ra me 1.4%. Nëse marrim parasysh se ky qark që përfshin të gjithë bregdetin nga Vlora deri në kufi me Greqinë, ka resurse ekonomike natyrore jo të pakta në bujqësi, peshkim e turizëm, braktisja e vendit duket se nuk lidhet ngushtësis­ht me kushtet natyrore. Edhe supozimi që emigrimi është kryesisht fenomen i zonave malore në Shqipërinë qendrore dhe veriore duket se nuk mbështetet në statistika­t e popullsisë. Qarku me rënien më të madhe neto, rreth 7,600 banorë, është Fieri, një zonë fushore.

PENSIONET NË PIKËPYETJE

Largimi masiv i të rinjve ka gjasa do të dëmtojë edhe më shumë aftësinë e vendit për të paguar pensione apo për të mbuluar shërbim shëndetëso­r cilësor për moshën e tretë. Të dhënat e popullsisë sugjerojnë se shqiptarët në moshën 0 deri në 20 vjeç janë 640 mijë vetë. Ndërsa këto 20 gjenerata rriten për të hyrë në punë dhe për të paguar sigurime shoqërore, ata do të zëvendësoj­në në tregun e punës popullsinë që sot është 45 deri ne 65 vjeç. Në këtë fashë të popullsisë ka 735 mijë shqiptarë. Nëse supozojmë se të gjithë fëmijët e sotëm do të jenë të punësuar në masën 100%, gjë që është e pamundur, do të ketë 87 të punësuar për 100 pensionist­ë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania