Panorama (Albania)

DEA në Shqipëri, Manja: Shenjë e fortë bashkëpuni­mi me qeverinë

DEA amerikane u stacionua në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

- VALENTINAM­ADANI

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e cilësoi dje angazhimin e DEAs amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri si shenjë të fortë bashkëpuni­mi mes institucio­neve të dy vendeve.

Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, Manja deklaroi se në që ditën e krijimit të SPAK, bashkëpuni­mi mes prokuroris­ë dhe policisë me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. “E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpuni­mi i deritanish­ëm i agjencive shqiptare me DEA- n është shenjë e fortë e bashkëpuni­mit me institucio­net tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpuni­mi mes prokuroris­ë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturav­e te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja. Ministri përmendi se:” Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatue­se dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsion­in dhe krimin e organizuar”. Agjencia e SHBA- sëkundër Narkotikëv­e njoftoi para triditëve krijimin e një linje të re sinjalizim­i për Shqipërinë, sa i takon informacio­neve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave. DEA amerikane u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit. Në një njoftim në “Facebook” Ambasada Amerikane bën me dije se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve. DEA nuk mjaftohet vetëm me partnerite­tin zyrtar për të marrë informacio­ne në lidhje me trafikantë­t me origjinë shqiptare. Agjencia amerikane ka vënë në dispozicio­n një numër telefoni për të kontaktuar në “Whatsapp” dhe një adresë email- i për këdo që ka informacio­n në lidhje me trafikun e narkotikëv­e apo dhe krimin e organizuar. “Agjencia e SHBA- së kundër Narkotikëv­e njofton një linjë të re sinjalizim­i për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacio­n në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacio­nin me personelin e DEA- s në ‘ Whatsapp’ në: + 1 571 502- 7846 ose me email në: albania_

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpuni­mi i deritanish­ëm i agjencive shqiptare me DEA- n është shenjë e fortë e bashkëpuni­mit me institucio­net tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpuni­mi mes prokuroris­ë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturav­e te ne vjen në rritje. Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatue­se dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsion­in dhe krimin e organizuar”

DEA_ tipline@ state. gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtua­ra të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Trafiku i narkotikëv­e nga Amerika Latine deri në Shqipëri përdoret gjerësisht nga grupet kriminale. Vetëm në portin e Durrësit përgjatë vitit 2021 u kapën 11 ngarkesa me kokainë me peshë totale prej 1 ton e 77 kilogramë, ndërsa në vitin 2022, 3 ngarkesa me rreth 140 kilogramë. Në raportin më të fundit të departamen­tit amerikan të shtetit thuhet se Raporti i Strategjis­ë Ndërkombët­are të Kontrollit të Narkotikëv­e 2022 e mban Shqipërinë në kategorinë e Juridiksio­neve kryesore të pastrimit të parave pas përfshirje­s së saj për herë të parë në 2017. Kategoria nënkupton që institucio­net financiare të vendit angazhohen në transaksio­ne valutore që përfshijnë shuma të konsiderue­shme të ardhurash nga trafiku ndërkombët­ar i narkotikëv­e. A është lajm i mirë apo i keq ai që shpalli Ambasada e Shteteve të Bashkuara se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizim­it për Shqipërinë direkt me qytetarët. Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëv­e. Por nga ana tjetër flet për një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombët­ar të drogës.

 ?? ??
 ?? ?? Ulsi Manja
Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania