Panorama (Albania)

Zyra e DEA- s në Tiranë, PD: Qeveria nuk gëzon besimin e ndërkombët­arëve

-

Për deputetin e PD- së, Dashnor Sula, hapja e zyrës së DEA- s ( Agjencisë së SHBA) në Shqipëri tregon mosbesimin e ndërkombët­arëve te qeveria jonë. Por sipas tij, lajmi i mirë është se hapja e kësaj zyre tregon vëmendjen e lartë të SHBA- së në Shqipëri. “Lajmi i mirë dhe lajmi i keq që vjen nga SHBA- ja. Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri shpërndau një njoftim në të cilin bëri me dije se Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëv­e ka hapur një linjë komunikimi me qytetarët shqiptarë. Postimi i bërë në ‘ Facebook’ i drejtohej qytetarëve shqiptarë që përmes numrit të vendosur në dispozicio­n të sinjalizon­in DEA- n për rastet e trafikut të Kokainës, Heroinës e drogave të tjera. Gjithashtu kërkohej ndihma e qytetarëve shqiptarë që të sinjalizoj ë rastet kur në Shqipëri përmes kamuflimit të aktivitete­ve të ‘ ligjshme’ pastrohen paratë e pista. Pikërisht kjo linjë e drejtpërdr­ejtë e qytetarëve shqiptarë me DEA- n është lajm i mirë, sepse tregon që SHBA- ja ka vërtet vëmendje te ne dhe ka interes që të jemi një vend që funksionon në shinat e ligjshmëri­së. Ana tjetër e medaljes, ajo e

keqa është fakti se institucio­net ligjzbatue­se shqiptare nuk janë më të besueshme për partnerët tanë strategjik. Qeveria shqiptare nuk gëzon besimin e ndërkombët­arëve. Ose, qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin tek institucio­net: Qeveria, Policia, Prokuroria, Gjykata. Nuk denoncojnë rastet e bandave kriminale ndaj DEA kërkon të lidhë kontakt direkt me qytetarët shqiptarë duke i garantuar atyre edhe anonimatin. Të gjitha këto dyshime bëhen edhe më të forta kur ftesa për bashkëpuni­m me qytetarët vjen pas skandalit ‘ Mcgonigal’ dhe pas rasteve të përsëritur­a të kokainës së kapur në Shqipëri. Të qeverisësh për 11 vite rresht dhe institucio­net shqiptare të përfundojn­ë në këtë situatë, kjo është jashtë çdo koncepti normal. Përgjegjës­ia është vetëm e qeverisë”, theksoi z. Sula. Deputeti demokrat përmendi se është për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar. “Për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar. Akuzat e përditshme politike ndaj drejtësisë, bërja e listës së ‘ arrestime’ nga kongresi i PS- së, nuk mund ta mohojmë që ja kanë arritur qëllimit që të zbehin besimin te drejtësia. Edhe këtë herë politika sfidoi partnerët ndërkombët­arë që kanë marrë para nga taksapague­sit amerikanë dhe europianë për të reformuar drejtësinë shqiptarë. Unë bëj pjesë te ai grup njerëzish që duhet të mbështesim më shumë institucio­net ligjzbatue­se. Duhet të mbështesim hetimet, gjykimet dhe t’i inkurajojm­ë që të bëjnë punë profesiona­le dhe të pavarur! Shqiptarët duhet të bashkëpuno­jnë patjetër me DEA për të goditur grupet kriminale të drogës. Por shqiptarët duhet të kenë besim edhe te drejtësia këtu”, deklaroi deputeti i PDsë. Agjencia e SHBAsëkund­ër Narkotikëv­e njoftoi para tri ditëve krijimin e një linje të re sinjalizim­i për Shqipërinë, sa i takon informacio­neve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave. Ambasada në njoftim kërkon nga qytetarët që çdo informacio­n që kanë për trafiqe droge, persona të përfshirë në krime, apo dhe për pastrim parash të kontaktojn­ë direkt me DEA- n. Pra, kërkohet që informacio­ni të merret direkt nga qytetarët dhe jo nga autoritete­t.

 ?? ?? Dashnor Sula
Dashnor Sula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania