Panorama (Albania)

Tentativë për tjetërsim pasurie, Prokuroria nis hetim pasuror për Alda Klosin

Dyshime që pronat mund të kalojnë te palë të treta, grupi hetimor kërkon kalimin në sitën e verifikimi­t të të gjitha pasurive

- TIRANE

Pas vënies në pranga të Alda Klosit nën tri akuza, bëhet me dije se Prokuroria ka mundur të bie në gjurmët e një tentative për tjetërsim pasurie që gjenden të regjistrua­ra në emrin e zonjës Klosi ose të njerëzve të afërt të saj. Duke parë se mund të ndërhyhet kryesisht në hipotekë për kalimin te palë të treta të pronave, mësohet se Prokuroria po kërkon identifiki­min e tyre me qëllim gjetjen e burimit të këtyre pasurive, sigurisht nëse e pandehura mund t` i justifikoj­ë ato. Alda Klosi prej më shumë se një muaji gjendet në pranga pasi Prokuroria e Tiranës e akuzoi jo vetëm për fshehje pasurie dhe të ardhurash por edhe për dëshmi të rremë, fakt ky që lidhet kryesisht me dhënien e emrit të të zotit të parave, shifrës prej 120 mijë eurosh që ishin "vjedh" në banesën e saj nga punonjësja Rozeta Dobi. Edhe pse prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi atë çfarë vërtet ka ndodhur, tashmë është fakt se Rozeta Dobi ka treguar se e gjithë shuma e parave dhe sendet e kushtueshm­e që janë gjetur në shtëpinë e saj i përkasin Alda Klosit dhe se ajo nuk e kishte vjedhur.

HETIMI MBI PRONAT

Prokuroria nis hetim pasuror për Alda Klosin, vartëses së Arben Ahmetajt në kohën kur ishte ministër në qeverinë Rama. Pas zbulimit të mbi 500 mijë eurove në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish- drejtoresh­ën e Kabinetit të Ministrisë së Financave. Paralelish­t me hetimin për "Pastrim të produkteve të veprës penale", "Deklarim i rremë para prokurorit" dhe "Mosdeklari­m apo Fshehje të pasurisë", tashmë Prokuroria e kryeqyteti­t ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes, përfshi njerëzit e afërt të familjes së saj si edhe kushërinjt­ë, të cilët ajo i përfshiu vetë në tentativën për të justifikua­r shumën e parave që denoncoi të vjedhura. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor bëhet me dije se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimi­n e tyre, te persona të tretë. Sipas prokurorëv­e, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t'i justifikoj­ë. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokuroris­ë, përfundoi dhe Alda Klosi, shefja e kabinetit të ish- ministrit të Financave dhe Rindërtimi­t si dhe ish- zv/ kryeminist­rit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Qëllimi i prokurorëv­e të Tiranës mësohet se është vetëm gjatja pronarit dhe burimit real i krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin "Orion Konstruksi­on" që ndodhet te "Rruga e Kosovarëve" në Tiranë. Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpuni­m, kanë folur duke bashkëpunu­ar me prokurorët dy të arrestuari­t, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi të cilët kanë hedhur dritë mbi skemën që në fakt dukej se ishte e qartë që në krye të herës, edhe pse prokuroris­ë iu deshën rreth dy muaj për të shkuar tek mekanizmi që ishte përdorur nga Klosi për strehimin e rreth gjysmë milioni euro, para cash, ndërsa janë edhe qindra mijëra euro bizhuteri që janë gjendur në të njëjtën banesë ku u gjetën edhe lekët.

 ?? ?? Eurot e gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit
Eurot e gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit
 ?? ?? Alda Klosi
Alda Klosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania