Panorama (Albania)

Mungesa e prokurorëv­e shtyn "fatin" për gjykimin ose jo të Mediut

Familjarët e fëmijës së mitur që u vra nga shpërthimi duan drejtësi Shtyhet për më 23 mars seanca paraprake në GJKKO për ish- ministrin e Mbrojtjes, avokatët pritet të kundërshto­jnë Prokurorin­ë e Posaçme

- NIKOLETA KOVAÇI

Kur ende nuk është përcaktuar nëse çështja ndaj Fatmir Mediut do të kalojë ose jo në gjykim, familjarët e të miturit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit kërkojnë që ish- ministri të gjykohet.

Ata kanë qenë ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme, ndërkohë që pritej të zhvillohej seanca gjyqësore ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, ky i fundit nuk është paraqitur në seancë, po ashtu siç edhe prokurorët. Gjykata e ka shtyrë vendimin për pas dy javësh, ndërkohë që mbrojtësit e Mediut janë shprehur kundër gjykimit të klientit të tyre. Mediu u mor i pandehur në fillimin e muajit shkurt të këtij viti, ndonëse u shpreh kundër kërkesës së Prokuroris­ë dhe e quajti sulm politik pasi ai ishte hetuar edhe më herët për të njëjtën ngjarje dhe për të njëjtat akuza. Në fakt, për ngjarjen u bë ridenoncim nga familjarët e Rison Durdës, fëmijës 7 vjeç që u vra nga ai shpërthim fatal.

SEANCA

Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit seanca

paraprake për ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sa i takon dosjes së ' Gërdecit'. Prokurorët e çështjes munguan dhe Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi datën 23 mars për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, por në rast se çështja nuk pushohet, avokatët do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Vetë Fatmir Mediu nuk është paraqitur, ndërsa në seancë mbërritën dy avokatët mbrojtës, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Po ashtu, në Gjykatë u paraqit edhe familja Durda, Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën fëmijët e tyre vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit.

' Thjesht dua një përgjigje! Kaq dua! Të hetohet dhe ky o të marrë fajësi, ose pafajësi' u shpreh Zamira Durda, pasi u shty seanca paraprake.

SPAK ka dërguar për gjykim ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitariz­imit dhe çmontimit të municionev­e që është zhvilluar në ambientet e ish-" Brigadës së Tankeve", në fshatin Gërdec, në bashkëpuni­m me funksionar­ë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshti­m me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ' SAC' dhe ' Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për "Shpërdorim detyre" referuar Kodit Penal dhe "Shpërdorim i detyrës" në bashkëpuni­m me subjekt ushtarak- kuadër komandues.

MARRJA I PANDEHUR E MEDIUT

Vetë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, bëri me dije në fillim të shkurtit të këtij viti se mbi bazën e vendimit nr. 205, datë 24.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar Tiranë ( që ka vendosur revokimin e vendimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu), ka regjistrua­r procedimin penal nr. 279 viti 2021 dhe ka kryer hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal. Në përfundim të hetimeve paraprake është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 279 viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës", e kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" në bashkëpuni­m me subjekt ushtarak- kuadër komandues, parashikua­r në nenet 70/ 2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

TRAGJEDIA E GËRDECIT

Ishte data 15 mars e vitit 2008, rreth orës 12: 05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike "vdekjeje" e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një "betejë" e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjella mes palëve.

 ?? ??
 ?? ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania