Panorama (Albania)

Pjesë e grupit që merrej me kokainë e dokumente të falsifikua­ra,

-

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se ka kryer një operacion masiv ditëve të fundit në qytet dhe rrethina për të çuar në pranga persona me rekorde kriminale. Bëhet fjalë kryesisht për trafikantë të lëndëve narkotike, ku një prej tyre është vënë në pranga në kuadër të grupit kriminal, njoftoi dje Policia e qytetit verior.

Sipas të dhënave, një 32vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër si pjesë e grupit që u godit në prill të 2022 e që merrej me shpërndarj­en e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikim­in e dokumentev­e. Më herët, Policia ka arrestuar tre shtetas të këtij grupi. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e, të DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe me mbështetje­n e inteligjen­cës informativ­e, për vendndodhj­en e një shtetasi të kërkuar në kuadër të operacioni­t "Triple", kanë lokalizuar në lagjen "Liria", kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: Nikollë Livadhi, 32 vjeç, banues në Shkodër.

"Ndaj 32- vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë ' Arrest në burg', për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e', ' Falsifikim­i i dokumentev­e' dhe ' Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, i pasaportav­e ose i vizave'. Shtetasi N. L. u shpall në kërkim në kuadër të operacioni­t policor të koduar ' Triple', të zhvilluar në prill të vitit të shkuar, pasi në bashkëpuni­m me 3 shtetas të tjerë ( të vënë në pranga), ushtronin në formën e grupit, veprimtari­të kriminale të shpërndarj­es së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis dhe falsifikim­it të dokumentev­e. Nga ky operacion, u sekuestrua­n sasi lënde narkotike kokainë, 4.3 kg kanabis dhe disa dokumente false", njoftoi Policia. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania