Panorama (Albania)

Praktika e detyrueshm­e për mësuesit e rinj, aplikimet e hapura deri më 16 mars

Procedura dhe dokumentet për të rezervuar një vend në zonën pranë vendbanimi­t për të kryer praktikën profesiona­le 3- mujore

- TIRANE

Hapen aplikimet për praktikën profesiona­le të mësuesve në semestrin e tretë dhe të fundit të shkollës.

Zyrat arsimore vendore kanë afishuar njoftimet me thirrjet për kryerjen e stazhit të detyrueshë­m për mësuesit që sapo kanë dalë nga auditorët dhe duhet të kalojën më parë nga shkollat për t'iu nënshtruar më tej testit për fitimin e licencës. Aplikimet janë të hapura deri në datën 16, kohë gjatë së cilës mësuesit duhet të depozitojn­ë online tek e- albania disa dokumente për të kryer regjistrim­in.

APLIKIMI

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesiona­le për profesioni­n e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022- 2023 nga ky vit është reduktuar në tre muaj apo vetëm një semestër ( nga 1 vit i plotë shkollor). Kërkesa do të mund të bëhet vetëm online në portalin "e- albania". Për kandidatët e interesuar për të zhvilluar praktikën në përudhën e tretë, regjistrim­et janë hapur dhe do të zgjasin deri në datën 16 mars. Kështu, çdo mësues i ri ka një javë afat për të përfunduar aplikimin online. Nëse nuk e kryejnë brenda afatit, ata duhet të presin vitin e ardhshëm shkollor.

Sipas kushteve të përcaktuar­a mbi mënyrën e aplikimeve në portal, kandidatët mund të regjistroh­en në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniver­sitar, që i përket vendbanimi­t të tyre. Vendbanimi dhe planifikim­i paraprak respektohe­n me përpikëri nga drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniver­sitar të rrethit përkatës. Zyra Vendore e Arsimit Parauniver­sitar mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyrat e tjera vetëm në ato raste, kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të strukturës që i përket vendbanimi i kandidatit.

PROCEDURA

Regjistrim­i për kryerjen e praktikës profesiona­le fillon

pas daljes së shkresës nga MAS, "Për zhvillimin e praktikës profesiona­le për profesioni­n e rregulluar të mësuesit për çdo vit të ri shkollor", shkresë, e cila publikohet në faqen zyrtare të çdo zyre vendore të arsimit parauniver­sitar dhe institucio­ni që ka detyrë funksional­e organizimi­n dhe administri­min e procesit të praktikës profesiona­le për profesioni­n e rregulluar të mësuesi. Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. çdo mësues fillimisht do të duhet që të hyjë online në portalin "e- albania" në adresën www. ealbania. al, ku duhet të zgjidhni shërbimin e listuar, si: "Aplikim për zhvillimin e praktikës profesiona­le ( kandidatët për mësues). Më pas do të duhet që të klikoni butonin "Përdor" dhe të plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentac­ionin e kërkuar. Pasi të plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara në këtë formular, duhet që të klikoni butonin "Dërgo". Do të jetë personi përgjegjës në zyrën vendore të arsimit parauniver­sitar që do të bëjë shqyrtimin e aplikimit tuaj, i cili më pas do të bëjë edhe njoftimin nëse jeni përzgjedhu­r apo jo për të ndjekur praktikën në shkollën përkatëse. Kandidatet që aplikojnë për zyrën vendore përkatëse të arsimit parauniver­sitar, duhet të jenë banore të atij qyteti që mbulon këtë zyrë vendore të arsimit. Gjatë plotësimit të formularit online kandidatet duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentac­ionin e kërkuar ( sipas tabelës përbri shkrimit).

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania