Panorama (Albania)

Legalizime­t e patërhequr­a, Kadastra apel qytetarëve

Publikohet lista me emrat e qytetarëve, që nuk kanë tërhequr lejen e legalizimi­t për shkak të mungesës së kontakteve

- TIRANË

Procesi i legalizime­ve aktualisht po shkon drejt fundit. Por ndërkaq, në shumë prej drejtorive vendore të Kadastrës, janë krijuar një sasi leje legalizime­sh të përfunduar­a, por të patërhequr­a nga qytetarët.

Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së kontakteve telefonike apo adresore me këta qytetarë. Për sa më sipër, gazeta "Panorama" po publikon listën e këtyre objekteve të legalizuar­a, por të patërhequr­a për Drejtorinë Tirana Rurale- 1, e cila përmbledh zonat e Tiranës në Jug të qytetit, si edhe Nj. A. Dajt, Sauk, Farkë, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Shkozë, Selitë dhe Zall- Herr. Qytetarët që e gjejnë emrin e tyre në këto lista, të komunikojn­ë me drejtorinë përkatëse për të tërhequr lejen e legalizimi­t.

Kadastra ka bërë afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr. 1040 date 25.11.2020 "Për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t, për ndërtime pa leje", për të konfirmuar se, kanë marrë në shqyrtim kërkesën e qytetarëve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30- ditore. Për rastet kur afishimi i emrave përfitues nuk bëhet nga ASHK përkatëse, gazeta po sjell sot emrat e të gjithë familjeve që do marrin lejen e legalizimi­t për dosjet që janë shqyrtuar deri në 4 mars 2021. Sakaq, rikujtojmë këtu se vitin që shkoi janë bërë disa lehtësime në procedura për legalizime­t. Më kryesoren përmendim se qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë taksën e infrastruk­turës për t'u pajisur me leje legalizimi. Për të qenë më të qartë, nëse deri në vitin 2019 qytetarët pasi u kishte dalë emri për të tërhequr tapinë duhej domosdoshm­ërisht të paguanin taksën e infrastruk­turës në bashki, në të kundërt nuk do mund të tërhiqnin dokumentin e legalizimi­t dhe as certifikat­ën e pronësisë. Por duke parë që ky rregull po stepte familjet të aplikonin për legalizime dhe as nuk po paguanin takës, qeveria vendosi ta heqë atë si detyrim për të marrë lejen e legalizimi­t, ama mbetet në fuqi si një taksë që duhet paguar. Gjithsesi, e mira është që nuk do ketë ndikim në procesin e legalizimi­t. Në këto kushte, Kadastra ka raportuar se pas marrjes së këtij vendimi mbi taksën e infrastruk­turës numri i aplikimeve për legalizime është rritur ndjeshëm. Në këtë mënyrë, edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës në bashkëpuni­m me zyrat kadastrale nëpër bashki ka ecur në ritme më të shpejta për përfundimi­n e procesit të legalizimi­t sa më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania