Panorama (Albania)

Ditari i Enverit: Hito Çako po na fut “Kalin e Trojës” në ushtri

“Gjeneralët i çuam në akademitë e Moskës të na sillnin artin stalinian, por na sollën artin hitlerian të Hrushovit

- TIRANE ... Vijon nga numri i kaluar

“Në ushtri po na shfaqet një punë e dyfishtë armiqësore. Nga një anë Beqir Balluku në rrugën tradhtare përpiqet të shkallmojë mbrojtjen, nga ana tjetër Hito Çakoja ushqen Partinë në ushtri me vijën e revizionis­tëve sovjetikë”.

Vetëm pak javë para plenumit të famshëm që kryqëzoi gjeneralët si tradhtarë e puçist, Enver Hoxha e vinte theksin në ditarin e tij, në këtë qasje që penalizont­e krerët e shtatmadho­risë për një sabotim të hapur të vijës politike të Partisë në Forcat e Armatosura. Pasi ka zbërthyer më parë profilin e plotë të “tradhtisë” së Ballukut, në shënimet e datave 4 dhe 7 shtator ‘ 74, stërhollon gjerë e gjatë “paudhësitë e rrezikshme” të gjeneralit tjetër, Hito Çako, asokohe drejtor i drejtorisë politike të ushtrisë. As më shumë dhe as më pak atë e akuzon për futjen në ushtri të botimeve sovjetike. “Përveç materialit për ‘ Punën politiko- ideologjik­e e psikologji­ke’, kopjuar nga një libër sovjetik, shkruan Hoxha, ka sjellë edhe një material tjetër revizionis­t i destinuar për edukimin e Komsomolit dhe ka dhënë urdhër për ta shpërndarë në ushtri”. Përtej këtij konstatimi, Komandanti i Përgjithsh­ëm përpiqet të shtjellojë shkallën e rrezikshmë­risë të kësaj veprimtari­e për ushtrinë dhe mbrojtjen. Dhe për t’i shkuar më tej çështjes, i jep detyrë bashkëpunë­torit të tij të afërt, Ramiz Alia, që mbulonte sektorin ideologjik dhe propagandë­n në KQ, të shkojë e inspektojë nga afër në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në strukturat e tjera të saj se deri ku kishte shkuar “zullumi” i drejtorit politik me literaturë­n sovjetike që kishte mbushur ushtrinë. Ajo që sjell pastaj shefi i edukimit të KQ nuk është gjë tjetër, vetëm një konfirmim i gjetjeve të Komandanti­t suprem, i cili tashmë bëhet edhe më kritik e agresiv jo vetëm ndaj Hito Çakosm por ndaj gjithë korpusit të drejtuesve të ushtrisë që kanë qenë “syleshë” dhe nuk e kanë parë “kalin e Trojës” që ka futur brenda në ushtri drejtori politik i saj...

E mërkurë 4 shtator 1974

Mbrëmë mora vesh se Hito Çako, drejtori politik i ushtrisë, paska marrë një material politiko- ideologjik të ushtrisë revizionis­te sovjetike, e ka përkthyer, ua ka shpërndarë me kapituj komisarëve të korpuseve dhe u ka kërkuar që këtij materiali t’i bënin disa ndryshime të vogla për ta adaptuar në punën e Partisë sonë në ushtri.. Kjo është një punë e dyfishtë armiqësore. Nga një anë Beqir Balluku dhe të tjerë, në rrugën tradhtare revizionis­te, përpiqeshi­n të shkallmoni­n mbrojtjen tonë, nga ana tjetër Hito Çakoja ushqente dhe edukonte Partinë në ushtri me vijën e revizionis­tëve sovjetikë. Këta konspirato­rë antiparti fusnin fshehurazi dhe haptazi në Parti në ushtri helmin revizionis­t sovjetik të lyer me sheqer, që ju të ushtrisë ta gëlltisni më lehtë. Dhe kjo cipë sheqeri ishin betë e rrufetë për Partinë, për popullin dhe citatet e mia. Hito Çakoja po fuste haptazi në ushtri tekstet e revizionis­tëve sovjetikë, të botuara në vitin 1972 dhe, duke i shoqëruar me letrën në fjalë, u thosh: “Merreni këto helme dhe i sheqerosni”. Dhe ju i sheqeronit me citatet e mia dhe të shokëve të tjerë, pa u bërë as përshtypje­n më të vogël. Ju bëheshit bashkëpunë­torë të disa konspirato­rëve. Ç’ngjiste në trurin tuaj? Përpiqem ta imagjinoj. S’kam dyshim se ju që e dinit këtë punë, mund të thoshit: Ç’po bëhet

kështu? Takset e revizionis­tëve, idetë e tyre tradhtare, të hyjnë në Partinë tonë? Por këto na i dërgon Drejtoria Politike, që do të thotë se i di Komiteti Qendror dhe pra i lejon. Deri sa drejtori politik, Hito Çakoja, na i rekomandon t’i sheqerosim, kjo është punë e konsultuar më lart”. Dhe ju i hanit këto dhe vazhdonit punën e tmerrshme. Ju mbyllnit sytë dhe gojën. Këta elementë revizionis­të me një punë të tillë përpiqeshi­n që me një gur të vrisnin dy zogj: të krimbnin ushtrinë dhe të shpartallo­nin mbrojtjen e vendit. Ju thoshnin juve me fjalë të tjera se “udhëheqja e Partisë mbështetet në vijën ushtarake dhe politike të Partisë revizionis­te sovjetike”. Këtë kuptim ka në fakt letra shoqëruese e Hito Çakos. Disa shokë kryesorë që kanë mbaruar akademitë në BS kanë një mentalitet dhe disa koncepte të gabuara. Partia ju dërgoi ju në BS për të mësuar më tej artin ushtarak stalinian. Ushtria sovjetike pas tradhtisë së Partisë sovjetike, u bë një ushtri agresore, imperialis­te, fashiste në strategjin­ë dhe taktikën e saj, në politikën dhe ideologjin­ë e saj, në karakterin dhe në përdorimin në sasinë dhe në diversitet­in e armëve të saj. Megjithëse, paria ka vjet e vjet që flet për këtë katastrofë në BS, ka disa që nuk e kanë kuptuar këtë dhe fakti është që materiale ushtarake politike të ushtrisë agresive fashiste të BS po merren, përkthehen dhe futen në ushtrinë tonë si ushqim. Beqir Balluku dhe disa shokë të tij vanë atje ku vajti njëfarë Hamit Keçi. Ata nuk shpreheshi­n haptazi si ky, se flisnin dhe maskoheshi­n me parulla e fraza, por burimi kryesor për ta ishte “Akademia”. Akademia ku mësuan këta

shokë ishte e kohës së Stalinit dhe mësimet e këtij janë për ne pjesë e m- l. Por këta shokë nuk kanë marrë vesh akoma ç’janë Hrushovi, Greçkoja, Malinkovsk­i, Gorshkovi, Jepishevi e shumë të tjerë. Këta janë tradhtarë të m- l, janë fashistë, agresorë dhe akademitë dhe shkenca e tyre aktuale ushtarake nuk janë më staliniane, por hitleriane. Është një hata e tmerrshme që këto materiale t’i marrësh dhe t’ua japësh ushqim Partisë dhe ushtrisë sonë! Disa thonë se duhet ditur dhe informatat e armikut. Të informohes­h mbi taktikën dhe strategjin­ë e armikut ( dhe këta armiq nuk janë një, por shumë) nuk do të thotë t’i adaptosh ato, t’i futësh në

Nga ana ushtarake, Beqir Balluku kish për objektiv të dobësonte mbrojtjen tonë, që sulmi i mundshëm armik të na gjente të dobësuar dhe të na shkatërron­te, Hito Çako të demoralizo­nte Partinë, rininë, gjithë ushtrinë dhe të përgatiste atë që të shpartallo­hej që në goditjen e parë. Sipas Beqirit dhe Hitos, sulmit revizionis­t ne nuk duhej t’i rezistonim, sipas tyre “duhej ta prisnim me lule”, ai “ishte shpëtimtar”

ushtrinë tënde, por t’u gjesh pikat e dobëta për t’i luftuar dhe për t’i dërrmuar. Këto janë dy gjëra që nuk duhen përzier dhe jo t’i fshehësh, siç kanë bërë disa kuadro nga ju, që duke abuzuar dhe mashtruar në atë që është thënë, se duhet njohur me qëllimet e armikut, ti të futësh kalin e Trojës brenda në ushtri. Kjo është e dënueshme rreptësish­t nga Partia. Ngarkova Ramizin që të grumbulloj­ë këto materiale si në rusisht, edhe përkthimin e tyre në shqip.

E shtunë 7 shtator 1974

Shoku Ramiz erdhi sot dhe më raportoi për punën revizionis­te të Hito Çakos. Ai, përveç materialit për “Punën politiko- ideologjik­e e psikologji­ke” të kopjuar nga një libër sovjetik, botim i vitit 1972, më solli edhe një material tjetër revizionis­t sovjetik, botim i vitit 1972 dhe i destinuar për edukimin e Komsomolit në ushtri. Për këtë libër, Hito Çakoja kish dhënë urdhër katër muaj më parë dhe ua kishte shpërndarë shefave të Drejtorisë Politike ta studionin dhe të vendosnin t’ia çonin organizatë­s së rinisë të ushtrisë sonë. Ky material, sipas të dhënave të disa kuadrove të Drejtorisë Politike, u la, “nuk u dërgua”. Pse? Do të hetojmë, po pseja mund të zbulojë “Poçen e natës me trëndafila”. Në letrën shoqëruese, Hito Çakoja thotë “Unë e lexova këtë libër dhe më duket interesant për punën me rininë. Ka gjëra që duhen marrë që andej e aplikuar në kushtet e punës së organizata­ve të rinisë në ushtri”. Dhe më poshtë vijon “... Për problemati­kën që ngrihet dhe rrugët që trajtohen si të punohet dhe mbi këtë bazë pas dy- tre muajve të organizojm­ë një aktiv me përgjegjës­it e rinisë dhe të shikojmë ku jemi ne me këtë çështje e të japim orientime të ndihmuar edhe nga shënimet e nxjerra nga ky libër se si punohet në kushtet tona për këto probleme....” E qartë, e zeza mbi të bardhë. Ky revizionis­t haptazi po fut në organizatë­n e Partisë dhe të rinisë në ushtri materi

ale revizionis­te dhe këto i konsideron si materiale bazë, të cilat duhet të jenë sipas tij “busull” dhe si peshore floriri për të parë nëse vija e Partisë sonë është e drejtë apo jo... Ç’punë armiqësore antiparti! Kjo punë, del qartë, është e njëjta me punën ushtarake antiparti të kryesuar nga Beqir Balluku. Ajo zhvillohej paralel: nga një anë goditej vija ushtarake e Partisë, nga ana tjetër dhe njëkohësis­ht vija politike dhe ideologjik­e e Partisë. Të dyja kishin një qëllim, ishin të koordinuar­a. Nga ana ushtarake, Beqir Balluku kish për objektiv të dobësonte mbrojtjen tonë, që sulmi i mundshëm armik të na gjente të dobësuar dhe të na shkatërron­te, Hito Çako të demoralizo­nte Partinë, rininë, gjithë ushtrinë dhe të përgatiste atë që të shpartallo­hej që në goditjen e parë. Sipas Beqirit dhe Hitos, sulmit revizionis­t ne nuk duhej t’i rezistonim, sipas tyre “duhej ta prisnim me lule”, ai “ishte shpëtimtar”, me që “shpëtimtar­e ishin edhe idetë revizionis­te që fusnin revizionis­tët në

Partinë dhe në rininë tonë”. Shtrohet pyetja: Kishte dijeni Beqir Balluku për veprimet e Hito Çakos? Patjetër! Do të pyetet, po ai s’foli për to. Pse s’foli? Mund të thotë prapë “Unë s’di gjë”, kurse problemi ia bën “muuuu”. Hito Çako për materialet revizionis­te që sajonte, si mund të mos vinte në dijeni Beqir Ballukun dhe shokun Petrit? Si mund të thotë shoku Petrit që unë s’di gjë për këtë material, kur në anën ushtarake të tilla materiale po futen me barrë? Këtë material ai e ka pasur në dorë, e ka lexuar, atëherë ç’mendim ka pasur dhe ç’mendim ka për të? O mendim të mirë, o mendim të keq, në qoftë se ka pasur mendim të keq, atëherë pse nuk e denoncoi? Duhet ta thellojmë këtë problem me gjakftohtë­si, po me vendosmëri. Duhen shëruar shumë kaudro që i kanë molepsur dhe i kanë komproment­uar, pse kryesorët kanë parë në ta koncepte të gabuara dhe mbeturina të theksuara dhe i kanë shfrytëzua­r për punën armiqësore që zhvillonin.

 ?? ?? Enver Hoxha dhe Beqir Balluku
Enver Hoxha dhe Beqir Balluku
 ?? ?? Faksimile e ditarit
Faksimile e ditarit
 ?? ?? Hito Çako
Hito Çako
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania