Panorama (Albania)

“Si e mora vesh krisjen e miqësisë mes Hitos e Enverit”

Rrëfimi i Gjik Çakos, vëllait të gjeneralit që u dënua me pushkatim “Plenumi i korrikut ‘ 74 goditi Beqirin, por tronditi dhe Hiton”

-

Gjikë Çako është vëllai i gjeneralit të pushkatuar në vitin ‘ 75 me grupin “puçistët e Ushtrisë”. Ai, si shkëlqimin dhe rrëzimin e të vëllait, e ka përjetuar në fshatin e tij, Progonat. Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Gjika risjell përjetimet e trishta që ka lënë tek ai dhe njerëzit e tij të afërt ajo çfarë ndodhi me jetën të vëllait të anatemuar nga kreu i Partisë për tradhti të lartë ndaj atdheut. Interesant­e në kujtimet e vëllait të gjeneralit të kryqëzuar janë mbresat nga çastet e para kur e mori vesh se diçka kishte ndodhur në raportet e Hitos me Enverin. Ja si i kujton ato…

Për herë të parë e mora vesh se diçka nuk shkonte mirë me fatin e tij, kur u njoha me materialet e Plenumit të KQ të korrikut të vitit ’ 74. Pavarësish­t se aty nuk përmendej emri i Hito Çakos, por vetëm ai i Beqir Ballukut, përsëri mendja më shkoi për keq. Se Beqiri me Hiton deri në atë kohë ishin prej vitesh pjesë e së njëjtës përgjegjës­i në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Nëse kishte shkelur në dërrasë të kalbur njëri, nuk kishte sit ë shpëtonte tjetri. Ishte fillimi i gushtit 74. Në atë kohë unë isha anëtar Partie. Sa herë udhëheqja lart merrte vendime të tilla të rëndësishm­e, qysh të nesërmen i dërgonte poshtë në organizata­t e Partisë. Në rastin konkret, në organizatë­n e fshatit tonë, për t’u njohur me to, erdhi një i deleguar nga Komiteti i Partisë së Tepelenës. Ai na i lexoi fjalë për fjalë materialet e Plenumit, që flisnin për një çështje shumë serioze. Për të gjithë ne, që e ndiqnim politikën nga larg, ajo që dëgjonim ishte shumë tronditëse. Lajmi befasues se së fundi Partia kishte zbuluar një grup të rrezikshëm armiqësor në krye të Ushtrisë vinte si bombë në veshët tanë. Po më tepër në veshët e mi. Se në krye të Ushtrisë, aty ku kishte dalë grupi armiqësor, ishte dhe Hito. Të shkonte dhe ai pas berrihait, të tradhtonte idealin e tij? Çdo gjë mund ta besoja, por që ai të arrinte deri aty, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Kur dola atë ditë nga mbledhja, s’më bënin këmbët të shkoja në shtëpi. Më dukej sikur më kishte rënë mali i Këndervicë­s mbi supe. Nuk vura gjumë në sy fare atë natë. Pa u zbardhur mirë, dola në rrugë dhe u nisa për në Tiranë. Prisja me padurim të shihesha sy më sy me Hiton. Të dëgjoja nga goja e tij çfarë kishte ngjarë. Në Tepelenë takova kunatin që punonte në degën e Brendëshme dhe i kërkova të më gjente ndonjë mjet për në Tiranë. Ai më zuri për dore dhe aty për aty më ktheu te një kafe afër agjencisë së udhëtarëve. “I punuat materialet e Plenumit, hapi ai bisedën me zë të ulët. I punuam, i thashë, duke e vështruar në sy. I punuam edhe ne, po punët s’janë mirë, shtoi ai duke hedhur fjalën te Hito. Kjo duket sheshit, i thashë, prandaj jam nisur për në Tiranë, të takohemi njëherë e të sqarohemi nga afër. Mirë e ke më tha, por nuk bën të shkosh, se gjërat janë akoma në rrokullimë. S’dihet si shkojë punët. Prandaj ktheu, ktheu, e hajde të mendojmë si të bëjmë më të mirën në këto kushte. Atë natë qëndrova në Tepelenë. U llafosëm gjerë e gjatë me kunatin deri në të gdhirë. Më në fund ramë dakord të çonim në Tiranë motrën, duke menduar që vizita e saj s’binte shumë në sy. Dhe e nisëm qysh atë ditë. Ajo shkoi, foli gjërë e gjatë dhe na solli ca habere të pakuptimta. Së paku ashtu na dukeshin ne. Hita I kishte thënë se bëhej fjalë për çështje

I punuat materialet e Plenumit, hapi ai bisedën me zë të ulët. I punuam, i thashë, duke e vështruar në sy. I punuam edhe ne, po punët s’janë mirë, shtoi ai duke hedhur fjalën te Hito. Kjo duket sheshit, i thashë, prandaj jam nisur për në Tiranë, të takohemi njëherë e të sqarohemi nga afër

serioze, për të cilat Partia do të shprehej imtësisht. Për gabime të rënda në kokën e Ushtrisë, por që ai nuk kishte gisht në to. Sidoqoftë, gabime mund të kem bërë edhe unë, i kishte treguar, por në asnjë rast nuk e kam tradhtuar Partinë. Në fund e kishte porositur që mos t’ua vinim veshin fjalëve që do dëgjonim, por të mos lëviznim nga vija e Partisë. Me aq sa na përcolli motra, s’merrej vesh nëse kishte apo jo gisht Hito në çorbën e sterrosur që godiste Enveri dhe Partia në Plenumin e korrikut. Me një fjalë, mbetëm prapë në ethe dhe me veshët ngrehur. Na mbeti syri nga televizori, duke ndjekur gjithë ankth plenumet e radhës. Ishim mësuar prej kohësh që lajmet e bujshme, ato më të tmerrshmet, i merrnim vesh prej andej.

 ?? ?? Gjik Çako, vëllai i Hito Çakos, duke rrëfyer për “Panorama”
Gjik Çako, vëllai i Hito Çakos, duke rrëfyer për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania