Panorama (Albania)

Recetëpërn­jë sallatë të shijshme maqedono-shqiptare

- MENTOR NAZARKO

Skena politike shqiptare në Maqedoni është në trysninë e zhvillimev­e cilësore, që mund të ndryshojnë jo vetëm statuskuon­ë elektorale të saj. Nga njëra anë, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, dikur udhëhequr nga Zijadin Sela, hyn në qeveri duke sjellë individë me cilësi të spikatura në role ekzekutive, pas eksperienc­ës agresive në opozitë, me një riorientim të ri kah Shqipëria ( jo veç Kosova). BDI e kryesenjor­it Ali Ahmeti, po ndihet e kërcënuar nga lufta e brendshme e ish- senjor- ve të saj - Musa Xhaferri e Izet Mexhiti, luftë që mund ta dobësojë të paktën në Shkup e Çair. Besa e Bilal Kasamit, që kontrollon Tetovën, komunën më të madhe, sheh sesi flamuri i opozitës i mbetet vetëm asaj te shqiptarët, diçka që mund ta favorizojë elektorali­sht në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Partia më e vogël Alternativ­a që doli prej qeverisë, në përpjekje për të mbajtur të ndezur flakën e protagoniz­mit shqiptaroc­entrik, hodhi tezën e Asosacioni­t të komunave shqiptare, si refleks i kërkesës serbe për Kosovën, por nuk dihet sa flaka do të mbetet e ndezur.

Në fakt, ky është thjesht një lexim fuqie elektorale dhe jo i cilësisë së vërtetë programore të partive shqiptare në skenën politike maqedonase, relativish­t të populluar. Aleanca për shqiptarët i ka ofruar qeverisë imazhin e mirë të pakorruptu­ar të kreut të saj Taravari si kryekomuna­r i Gostivarit, ekspertizë­n e Hazir Aliut etj., diçka që mund të jetë e shëndetshm­e krahasuar me bjerrjen e madhe morale të BDI në pushtet prej shumë vitesh. Ama, pritet të shihet a do të mbetet programor ky afrim dhe çfarë axhende në favor të shqiptarëv­e dhe shoqërisë maqedonase sjell ky kapërcim i ylberit për ASH. Pa hyrë në analizën programore të partive të tjera, po duket qartë se kjo hyrje e ASH në qeveri e rrit ndjeshëm përfaqësim­in e shqiptarëv­e në poste ekzekutive ndoshta në më shumë se 50%. Mirëpo, a sjell skenarë gjithsesi të volitshëm për interesat e shqiptarëv­e në afat të mesëm

Një arsye pse Serbia është faktor i fuqishëm rajonal, veç ekonomisë dhe armëve, është dhe ndërlidhja e popullsive serbe me Beogradin. Tirana e fuqizuar ndjeshëm ndërkombët­arisht si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me bazë të NATO- s etj., duhet të rikoncepto­jë politikën e vet rajonale, duke ndikuar faktorin shqiptar ( si ishte Tryeza e Tiranës, por jo vetëm) kah perëndimi, kah pajtimi, kah racionalit­eti, kah rrallimi i lastarëve partiakë sherrxhinj, me instrument­in e non grata- s, madje

kjo rritje e përfaqësim­it, bashkë me kërkesën për Kryeminist­ër shqiptar 3 muajt e fundit? VMRO- DPMNE, e Mickovskit, prapa të cilit ndihet hija e fuqishme e Gruevskit që poston përditë në ‘ Facebook’ qëndrime të forta apo glorifikue­se të veprave të veta ekzekutive, po rritet ndjeshëm. Gruevski i falur penalisht, mbrapa apo para Mickovskit nesër në qeveri, mund të sjellë dhe front panmaqedon­as, ashtu si dhe interesa ruse dhe serbe. Skenari i rritjes së përfaqësim­it ekzekutiv shqiptar, ndërlidhur me krizën kushtetues­e prej bullgarëve ngjan se e rrit frikshëm VMRO- në, madje dhe Levicën haptazi proruse. Ndërsa LSDM, duket qartë se ka krizë lidershipi, pra, prirja e saj elektorale duket rënëse.

Po mundohemi të kuptojmë ndikimin e ngjarjeve të reja në avancimin e statusit të shqiptarëv­e dhe të vetë Maqedonisë. Me statuskuon­ë aktuale – sa për shembull- faktori kryesor shqiptar, BDI me qëndrimin e gjatë në pushtet, nuk ka prodhuar dot as 17 kilometra autostradë drejt Kosovës, as universite­te elitare megjithë shtimin numerik të tyre, as emancipim cilësor shoqëror, ndërsa figurat religjioze islame kanë ndikim të fuqishëm dhe jo rrallë prapambetë­s. Ndaj duhen këqyrur disa drejtime të paeksploru­ara, që e prishin statuskuon­ë dhe mund të riorientoj­në elektorali­sht, por jo vetëm elektorali­sht prirjet e shoqërisë maqedonase.

DISA SUGJERIME

Avancimi numerik i shqiptarëv­e në kontrollin e një pjese të pushtetit në Republikën fqinje, ofron karburant për nacionaliz­min maqedonas. Kjo nuk i leverdis Perëndimit, pra, nuk duhet t’i pëlqejë as shqiptarëv­e. Ndaj ka ardhur koha, madje shumë më herët, për një Marrëveshj­e të madhe, midis dy popujve, a kombeve, ku hyn pra dhe Shqipëria. Njëlloj Traktati miqësie i RMV me RSH, i cili si shtyllë kryesore ka garancitë për faktorin maqedonas se Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk do të konspirojn­ë për dobësimin e shtetit të tyre, se do respektohe­n popullsitë respektive në territorin e njëra- tjetrës, etj., etj. Brenda këtyre garancive, mund të parashihet dhe përfshirja e dy qeverive, e bizneseve të dy shteteve, diasporave përkatëse, për projekte infrastruk­turore me interes të përbashkët si është për shembull Porti i Vlorës. Konflikti ruso- ukrahinas e ka rritur fuqishëm rëndësinë e Korridorit tetë, por baza portuale e këtij Korridori ka nevojë dhe për Vlorën. Një Fond i përbashkët investiv, i hapur për publikun, biznesin, mund të ishte zgjidhje. Ky Traktat në fund të fundit, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar ( pa dobi hëpërhë), një traktat të tillë me Bullgarinë, apo një surrogat ( Prespa) të tij me Greqinë, ngjan i vonuar, sa kohë që Shqipëria ka gjithmonë faktor stabilitet­i për republikën e re: në 1992, e njohu e para; ofroi lehtësira portuale gjatë embargos greke ( embargo që s’u shfrytëzua si duhej, madje prej Shqipërisë;), etj.. Ky traktat duhet të negociohet dhe firmoset patjetër para zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re. Nëpërmjet këtij instrument­i diplomatik të miqësisë të propagandu­ar fuqishëm, mund të shërohet sadopak vetëdija e popullit maqedonas të helmuar aktualisht nga ndikime ruse, serbe etj., duke i krijuar idenë se Adriatiku ku shkojnë për pushime të lira, është dhe det i tyre.

Një sugjerim tjetër vlen për politikën e jashtme shqiptare. Një arsye pse Serbia është faktor i fuqishëm rajonal, veç ekonomisë dhe armëve, është dhe ndërlidhja e popullsive serbe me Beogradin. Tirana e fuqizuar ndjeshëm ndërkombët­arisht si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me bazë të NATO- s etj., duhet të rikoncepto­jë politikën e vet rajonale, duke ndikuar faktorin shqiptar ( si ishte Tryeza e Tiranës, por jo vetëm) kah perëndimi, kah pajtimi, kah racionalit­eti, kah rrallimi i lastarëve partiakë sherrxhinj, me instrument­in e non grata- s, madje. Në këtë drejtim, ajo logjistiki­sht duhet të orientojë në mënyrë centralizu­ese këtë politikë, me një figurë profesiona­le, që koordinon apo ndihmon ambasadorë­t në secilin prej vendeve.

Këto ishin disa sugjerime modeste për një sallatë të shijshme maqedono- shqiptare. E ngrënshme dhe për miqtë perëndimor­ë, aq shumë të ndjeshëm historikis­ht për ruajtjen e stabilitet­it në vendin e vogël me rëndësi strategjik­e globale si kryqëzim i korridorev­e më të rëndësishm­e të botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania