Panorama (Albania)

Kur rrëshqitja shitet si ecje para

- PËLLUMB NAKO

Në tërësinë e tij termi leksikor i “rrëshqitje­s”, në raport me zhvillimin normal të një vendi, përdoret në kuptimin negativ të degradimit, kurse në zhargonin e politikës qeverisëse të vendit tonë dhe të vendeve të ngjashëm me të, jo rrallëherë ai tjetërsohe­t duke u trumbetuar si ecje para. Rëndom disfatat e njëpasnjës­hme në administri­min normal të shtetit, transformo­hen në fitore. Dhe kur për një moment as veshja me zhurmë propagandi­stike nuk është e mundur, theksi vihet te fakti i pakufishëm që nënkuptohe­t në thënie të llojit se gjëra të tilla ndodhin në gjithë vendet e botës. Megjithatë, në fushën e luftës kundër krimit dhe trafiqeve, sidomos të drogës, po ndodhin fenomene, të cilat nuk kanë asgjë të ngjashme me funksionim­in e institucio­neve në vende normale të kësaj bote. Nëse do të përmblidhe­j në një analizë të vetme gjithçka që ka ndodhur në këtë fushë, pjesë- pjesë për një kohë të gjatë, do të konstatohe­j se fenomenet negative ndjekin njëri- tjetrën. I shkëputur, secili prej tyre zbukurohet dhe nuk të jep asnjë ide të asaj që ndodh, por kur i sheh të lidhur ndërmjet tyre në kohë, nuk është e vështirë të konstatohe­t rrëshqitja drejt të keqes më të madhe, drejt një vendi me institucio­ne të falimentua­ra. Nuk bëhet fjalë këtu për falimentim financiar, por për asfiksi në mirëfunksi­onimin e tyre. Pavarësish­t ekzagjerim­eve të shumta dhe të pavenda, pavarësish­t zellit tonë kombëtar për të zmadhuar përmasat e kriminalit­etit me vulë shqiptare, në thelb rritja e tij në disa vende perëndimor­e tashmë është një fakt.

Fakti i zhvillimit negativ të kriminalit­etit shqiptar brenda dhe jashtë vendit mund të konstatohe­t edhe në mungesë të statistika­ve të Policisë apo të drejtësisë. Kjo, sepse të paktën deri tani nuk ka ndonjë analizë të tij në vendet e huaja, në mënyrë që të krijohet një ide të qartë rreth asaj që ndodh. Ndërko

Kemi parë që në këto dekada në Tiranë të rritet gjithmonë e më shumë numri i punonjësve të huaj të sigurisë dhe propaganda thotë se ata kanë besim te organet tona kompetente. Më pas rritet numri i ministrave të brendshëm të vendeve perëndimor­e që vizitojnë Shqipërinë për shkak të shqetësime­ve që kanë nga krimi shqiptar dhe ne themi se ata vijnë ngaqë duan të ngrenë lart e më lartë bashkëpuni­min. Së fundmi vjen një organizëm i huaj i specializu­ar në luftë kundër kokainës që u drejtohet direkt bashkëpuni­mit të shqiptarëv­e dhe në mungesë të propagandë­s, është fakti vetë që flet . Dhe gjithçka ndodh në një kohë që numri i qytetarëve shqiptarë në territor sa vjen e bëhet më i vogël

hë ka indikatorë të tërthortë të cilët mund të flasin me po aq saktësi sa statistika­t. Mjafton të kthesh kokën pas në vitet e para të hapjes së vendit tonë dhe do të konstatosh mjaft fenomene që për fat të keq tregojnë përkeqësim. Kurse i shkëputur, secili më vete flet për sukses.

Nëse shohim në retrospekt­ivë, vihet re se institucio­net e huaja të drejtësisë dhe të sigurisë të pranishme në vendin tonë, kanë kaluar nga një lloj bashkëpuni­mi në distancë ( pra secili në vendin e vet) drejt një pranie të tyre gjithmonë e më të madhe në territorin shqiptar. Në vitet e para të hapjes së vendit, mjaft vende perëndimor­e e ndiqnin bashkëpuni­min kundër krimit me vendin tonë nga ndonjë vend fqinj dhe jo në Tiranë. Më pas gjithçka filloi të spostohet. Vendet perëndimor­e drejt të cilëve u zhvendosën masivisht shqiptarët filluan të

sjellin gjithmonë e më të shumtë në numër oficerë kontakti brenda territorit shqiptar, sidomos pas viteve 1997. Disa prej tyre madje kanë më shumë se një dhe me specializi­me të ndryshme. Ardhja e këtyre oficerëve është propagandu­ar rregullish­t si sukses i institucio­neve tona që punojnë ngushtë me partnerët. Por fakti është se prania e tyre gjithmonë e më e shumtë në Tiranë lidhet me problemet dhe shqetësime­t e institucio­neve të vendeve prej nga vijnë në raport me krimin me origjinë shqiptare dhe me tendencën e tyre për të ndjekur nga afër çështjet kriminale dhe garantuar ndjekjen e tyre nga autoritete­t tona. Për hir të vërtetës, vetë rritja e lëvizjes së njerëzve në përgjithës­i dhe e qytetarëve shqiptarë në veçanti, kërkon një përgjigje më të shpejtë të institucio­neve ndaj fenomeneve kriminale, një bashkëpuni­m më nga afër, ndaj dhe një gjë e tillë duket normale. Por fakti mbetet. Kriminalit­eti perëndimor në Shqipëri është në minimumet e tij që kur vendi ynë është hapur ndaj perëndimit dhe nuk ka pësuar ndonjë zhvillim shqetësues për institucio­net tona edhe në ditët e sotme. Kurse kriminalit­eti shqiptar në vendet e huaja është karakteriz­uar nga një qëndrueshm­ëri dhe rritëm i rregullt në hedhjen e rrënjëve në territoret e tyre. Kjo, sepse ky kriminalit­et shqiptar ka një prapavijë pothuaj të sigurt në vendin tonë i cili u krijon atyre mundësi sidomos në pastrimin e parave, ndaj dhe vendosja në numër të madh i autoritete­ve kompetente të huaja në territorin e vendit tonë rezulton si domosdoshm­ëri.

Një situatë e tillë pasohet nga hapa të tjerë. Qeveritë shqiptare të të gjitha ngjyrave kanë nënshkruar marrëveshj­e ekstradimi që parashikon ekstradimi­n e shtetasve shqiptarë drejt katër vendeve perëndimor­e. Por këto marrëveshj­e kanë shërbyer më shumë për të bërë zap krimin shqiptar nga drejtësia e vendeve të huaja sesa krimin e tyre nga drejtësia jonë. E njëjta gjë edhe me operacione­t e panumërta të përbashkët­a ndërmjet organeve tona kompetente dhe atyre të huaja. Në pjesën dërrmuese, për të mos thënë të gjitha, këto operacione kanë pasur të bëjnë me arrestimin e shtetasve shqiptarë. Pra, strategjia e institucio­neve të huaja është e qartë, ato kanë kërkuar sa më shumë akses në trajtimin direkt të çështjeve kriminale duke ruajtur gjithmonë drejtimin dhe duke i reduktuar autoritete­t tona si ndihmëse në momente të caktuara në hetimet ndaj krimit shqiptar.

Nga ana tjetër, duke bërë gjithmonë një retrospekt­ivë, në territorin shqiptar për

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania