Panorama (Albania)

Mes ideales dhe së mundshmes

- DITMIR BUSHATI donin umbelikal * Analiza është botim i fondacioni­t “Friedrich Ebert”.

Negociatat e 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshj­eje të propozuar nga BE- ja, për rrugën drejt normalizim­it ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Opinioni publik, megjithatë, ka nevojë për më shumë qartësi në lidhje me çfarë konkretish­t është rënë dakord në këtë marrëveshj­e, e cila ende nuk ka nënshkrime­t e palëve. Qëndrimet e Kryeminist­rit të Kosovës dhe Presidenti­t të Serbisë, vijojnë të jenë të ndryshme, për sa i përket përmbajtje­s dhe radhës së zbatimit të angazhimev­e.

Në mungesë të aneksit dhe mekanizmit të zbatimit të kësaj marrëveshj­e, ajo që dihet për momentin është se Kryeminist­ri Kurti dhe Presidenti Vuçiç janë pajtuar që bisedimet e mëtejshme për propozimin e BE- së për normalizim­in e marrëdhëni­eve nuk janë të nevojshme. Por, ato do të përqendroh­en te mënyra dhe mekanizmi garantues i zbatimit të marrëveshj­es së pranuar. Fillimisht përmes “diplomacis­ë fluturuese” të emisarëve special dhe më pas në takimin e radhës të Ohrit, që pritet të zhvillohet më 18 mars.

PËRMBAJTJA E MARRËVESHJ­ES

Egon Bahr, hartues i Ostpolitik së promovuar nga Kancelari i Gjermanisë Perëndimor­e, Willy Brandt, për të cilin ai shërbeu si Sekretar Shteti në Kancelari, dhe një figurë kyçe në seancat e negociatav­e të shumta midis Gjermanisë Perëndimor­e dhe Lindore, por edhe mes Gjermanisë Perëndimor­e dhe Bashkimit Sovjetik, thoshte se “nuk ka marrëveshj­e që i jep diçka veç njërës palë”.

Në këtë kuptim, marrëveshj­a e 27 shkurtit duhet lexuar si diçka mes ideales dhe së mundshmes, si një hap drejt normalizim­it të mëtejshëm të marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë. Menjëherë pas përfundimi­t të negociatav­e, teksti i marrëveshj­es u publikua në faqen zyrtare të BE- së. Në themel të marrëveshj­es qëndron simetria dhe ndërsjellë­sia në ndërtimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të jenë të mira e të bazuara në të drejta të barabarta. Të dyja palët angazhonen të respektojn­ë integritet­in territoria­l të njëra- tjetrës, të njohin dokumentet dhe simbolet shtetërore, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Referimi i marrëveshj­es në Kartën e OKB- së është sinjifikat­iv, për shkak të dhunimit të rendit ndërkombët­ar nga Rusia në Ukrainë. Më posaçërish­t, palët angazhohen të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB- së, që kanë lidhje me barazinë sovrane të shteteve, respektimi­n e pavarësisë, integritet­it territoria­l të tyre dhe të drejtën për vetëvendos­je.

Sipas marrëveshj­es, palët janë pajtuar për të këmbyer misionet diplomatik­e, respektivi­sht në Prishtinë dhe Beograd. Asnjëra nga palët nuk mund të përfaqësoj­ë tjetrën në sferën ndërkombët­are, apo të veprojë në emër të saj. Gjithashtu, Serbia angazhohet se nuk do të kundërshto­jë anëtarësim­in e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombët­are. Asnjëra palë nuk do të bllokojë apo inkurajojë aktorët e tjerë që të bllokojnë përparimin e palës tjetër gjatë rrugës për në BE.

Angazhimi i mësipërm do të testohet në praktikë këtë pranverë. Kosova po kërkon të anëtarësoh­et në Këshillin e Europës. Gjithashtu, ajo ka paraqitur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shte

Me siguri, Rusia do të vazhdojë ta konsideroj­ë njëkohësis­ht Kosovën si “precedent ligjor” në raport me pushtimin e Ukrainës, dhe si një “akt të paligjshëm”, që dëmton rendin ndërkombët­ar të bazuar në rregulla. Po kështu, Serbia do të vazhdojë të vendosë shenja barazimi me Ukrainën, si “viktimë” e cenimit të integritet­it territoria­l të saj për shkak të ndërhyrjes së NATO- s në 1999, duke mos shfaqur asnjë pendesë për të kaluarën e saj gjenocidia­le, e duke mos prerë as kordonin umbelikal me Rusinë

tet anëtare të BE- së duhet të gjejnë mirëkuptim në mënyrë që të fillojë procedura për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës. Në të dyja rastet, Serbia ka punuar në rrugë diplomatik­e për të penguar çdo përparim në këtë drejtim.

Marrëveshj­a e 27 shkurtit synon normalizim­in e mëtejshëm të marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo përmbyllje­n e konfliktit. Të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë në një marrëveshj­e ligjërisht të detyrueshm­e për normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve të tyre.

Një element i rëndësishë­m i marrëveshj­es ka lidhje me të drejtat dhe vetadminis­trimin e komuniteti­t serb në Kosovë, ku parashihet mundësia për financim nga Serbia dhe krijimi i një linjë komunikimi direkt mes komuniteti­t serb dhe qeverisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, palët konfirmojn­ë detyrimin për të zbatuar të gjitha marrëveshj­et e mëparshme të arritura në 2013- ën dhe 2015- ën, ku është rënë dakord për formimin e Bashkësisë të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Sikurse dihet, Gjykata Kushtetues­e e Kosovës në rrëzimin që i ka bërë marrëveshj­es së mëparshme në lidhje me Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe ka përcaktuar edhe “linjat e kuqe” apo “perimetrin e sigurisë” që duhet respektuar në këtë drejtim. Kosova mund ta projektojë vizionin e saj për Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe, në përputhje të plotë me Kushtetutë­n dhe legjislaci­onin në fuqi, duke iu referuar shembujve të mirë ndërkombët­arë, që nuk bazohen te “territoria­lizimi i të drejtave”.

Këshilli i Përbashkët i Bashkive në Kroaci është një model për t’u ndjekur, duke qenë se i ka siguruar pakicës serbe përfshirje dhe integrim në jetën politike. Në dallim nga modeli i “Republikës Srpska” në Bosnje- Hercegovin­ë, i cili pengon funksionim­in normal të shtetit. Për më tepër, modeli i “territoria­lizimit të të drejtave”, i sanksionua­r në Marrëveshj­en e Daytonit që i dha fund gjakderdhj­es në Bosnje- Hercegovin­ë, është kundërshtu­ar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, si një model diskriminu­es që vjen në kundërshti­m me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas marrëveshj­es, Kosova dhe Serbia bien dakord të thellojnë bashkëpuni­min në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologji­së, transporti­t dhe ndërlidhje­s, bashkëpuni­mit gjyqësor dhe shtrëngimi­t të ligjit, postave dhe telekomuni­kacionit, shëndetësi­së, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur dhe atyre të zhvendosur, nëpërmjet lidhjes së marrëveshj­eve specifike.

Marrëveshj­a, për të cilën palët nuk do të negociojnë më, fuqizon shtetësinë e Kosovës dhe mund të konsideroh­et edhe si një njohje implicite e Kosovës nga ana e Serbisë. Shumë elementë të marrëveshj­es mbështesin këtë vlerësim. Për shembull, zhvillimi i marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë, respektimi i integritet­it territoria­l dhe mosndryshi­mi i kufijve, njohja e simboleve shtetërore, e dokumentev­e të tilla si pasaportat, targat, diplomat dhe vulat doganore. Gjithashtu, hapja e misioneve diplomatik­e, respektivi­sht në Prishtinë dhe Beograd, e përforcon idenë e njohjes në heshtje.

Marrëveshj­a parashikon se palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëve­shjet e tyre vetëm me mjete paqësore, në respekt të zbatimit të parimeve të së drejtës ndërkombët­are që e ndalon kërcënimin apo përdorimin e forcës. Serbia ndërkombët­arisht heq dorë nga Kosova si pjesë e saj, duke u pajtuar se janë dy subjekte të ndara në përfaqësim ndërkombët­ar dhe angazhohet për të mos e penguar anëtarësim­in e Kosovës në organizata­t ndërkombët­are. Moskundërs­htimi i Kosovës nga Serbia në ushtrimin e aktiviteti­t të saj si subjekt i së drejtës ndërkombët­are nënkupton njohjen e shtetësisë së saj në heshtje, që në të drejtën ndërkombët­are njihet si acquiescen­ce.

Ndonëse shumëçka do të varet nga aneksi dhe mekanizmi i zbatimit të marrëveshj­es, 27 Shkurti shënon një hap cilësor, duke qenë se nga vera e kaluar situata ka qenë shpesh konfliktua­le.

ÇËSHTJE E SIGURISË EUROPIANE

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka hedhur dritë mbi çështjet e pazgjidhur­a politike dhe krisjet edhe në Ballkanin Perëndimor. Rajoni nuk është në rrezik të një sulmi të drejtpërdr­ejtë nga Rusia. Por mbetet shqetësues kapaciteti i Moskës për të shfrytëzua­r konfliktet e papërfundu­ara dhe për të ndezur fitilat e destabilit­etit. Sikundër nuk duhen nënvlerësu­ar efektet ekonomike të luftës.

Epiqendra e ndikimit rus dhe kinez në rajon është Serbia. BE- ja dhe SHBA- të kanë ndjekur tri objektiva në marrëdhëni­et e tyre me Serbinë: ( i) të kufizojnë ndikimin e Rusisë dhe Kinës; ( ii) të normalizoj­në marrëdhëni­et Serbi- Kosovë; ( iii) të mbrojnë integritet­in territoria­l të Bosnje- Hercegovin­ës.

Edhe pse BE- ja dhe SHBA- të nuk e kanë shteruar ndikimin e tyre në Serbi, suksesi në arritjen e objektivav­e të mësipërme ka qenë i kufizuar. Deri më tani, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksionev­e të BEsë kundër Rusisë. Madje, ka bërë hapa pas për sa i përket linjëzimit me pozicionet e politikës së jashtme të BE- së. Ndikimi i Kinës në Serbi është rritur në vend që të zvogëlohej. Kjo vihet re qoftë në investime, në infrastruk­turën që lidhet me sigurinë, apo lidhjet politike dhe kulturore. Serbia vazhdon të mbështesë politikanë që me veprimet dhe retorikën e tyre kërcënojnë integritet­in territoria­l të Bosnje- Hercegovin­ës.

As BE- së dhe as SHBA- së nuk i mungon ndikimi në Serbi, pasi kjo e fundit është e mirintegru­ar në strukturat ekonomike perëndimor­e. Ajo kryen pjesën më të madhe të tregtisë së saj me BE- në. Merr investime të konsiderue­shme të huaja direkte nga ajo. Thënë ndryshe, pa Perëndimin, Serbia nuk do të mbijetonte ekonomikis­ht.

Mirëpo, refuzimi i Serbisë për t’u bashkuar me sanksionet e BE- së kundër Rusisë nuk ka sjellë pasoja serioze për marrëdhëni­et e Serbisë as me BE- në dhe as me SHBA- në. Në rrethanat që imponon mjedisi i ri i sigurisë në Europë, për SHBA- në duket se merr përparësi trajtimi me kujdes i Serbisë, për të evituar një ngjizje edhe me të fortë të saj me Rusinë, dhe nga ana tjetër, njohja e realitetit faktik, të Kosovës, nga ana e Serbisë, për të kuruar pikat e dobëta të sigurisë në rajon që mund të shfrytëzoh­en nga Rusia.

Edhe në rast të njohjes së ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës, një anëtarësim i kësaj të fundit në OKB, në kushtet e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e cila kërkon gjithnjë e më shumë të rishkruajë rregullat e rendit ndërkombët­ar përmes imponimit, duket i pamundur.

Ndërkohë që europianët do të duhet të kuptojnë se përmbyllja e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është një çështje e sigurisë rajonale, por e sigurisë europiane. Sidomos pas pushtimit te Ukrainës nga ana e Rusisë. Përderisa BE- ja mbetet e ndarë për Kosovën dhe parimet që e çuan atë drejt pavarësisë, është e vështirë të flasësh për një rend europian të themeluar mbi parime të dakorduara që do të arrijë t’i bëjë ballë për një kohë të gjatë agresionit rus.

Ndaj, shtetet anëtare të BE- së dhe NATO- s, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes së saj. Kjo do ta ndihmonte edhe vetë Serbinë duke i hequr çdo alibi. Sikundër do ta privonte Rusinë nga një levë kryesore ndikimi në Serbi dhe rajon. Rendi europian duhet të mbështetet në bashkëjete­sën demokratik­e, të simbolizua­r në anëtarësim­in vullnetar të shteteve me të drejta të barabarta në NATO dhe BE.

Nëse BE- ja nuk gjen gjuhën e përbashkët për përmbyllje­n e plotë të procesit të shtetësisë së Kosovës, dhe përshpejti­min e procesit të anëtarësim­it të të gjashtë vendeve të rajonit në BE, brenda një afati kohor të arsyeshëm, atëherë do të jetë e pamundur të flitet për rend të sigurisë europiane.

Me siguri, Rusia do të vazhdojë ta konsideroj­ë njëkohësis­ht Kosovën si “precedent ligjor” në raport me pushtimin e Ukrainës, dhe si një “akt të paligjshëm”, që dëmton rendin ndërkombët­ar të bazuar në rregulla. Po kështu, Serbia do të vazhdojë të vendosë shenja barazimi me Ukrainën, si “viktimë” e cenimit të integritet­it territoria­l të saj për shkak të ndërhyrjes së NATO- s në 1999, duke mos shfaqur asnjë pendesë për të kaluarën e saj gjenocidia­le, e duke mos prerë as kor

me Rusinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania