Panorama (Albania)

Lautaro: Momenti im më i mirë, krenari të jem kapiten i Interit

"Po shënoj shumë gola, bëjmë mirë në vazhdim"

- NISLI GJINI

Lautaro Martinez është shndërruar në liderin e këtij Interi brenda dhe jashtë fushe dhe këtë nuk e fsheh më asnjë në Milanon zikaltër.

Nga trajneri Inzagi te zëvendëspr­esidenti Zaneti e deri të shokët e skuadrës, të gjithë po konfirmojn­ë publikisht rëndësinë që ka argjentina­si për skuadrën. Në kuotën e 14 rrjetave në kampionat për të katërtin vit radhazi me fanellën e Interit, "Demi" po rezulton jetik për nënkampion­ët në fuqi të Italisë, aq sa golat e tij gjithmonë e më shumë përkthehen në fitore për Interin. I vetëdijshë­m për ndikimin e tij në skuadër dhe me shiritin që gjithmonë e më shumë e shohim në krahun e tij, Lautaro ka rrëfyer për "Tyc Sport" emocionet këtë herë në statusin e kapitenit të Interit, pa lënë mënjanë ato të Botërorit me kombëtaren.

BOTËROR

"Kam fjetur shumë mirë një natë para finales së Botërorit. Kam folur me familjen time shumë i qetë dhe çdo gjë fatmirësis­ht shkoi si duhet. E vetmja herë që nuk kam fjetur para një finaleje ka qenë ajo e 2021- shit në Kupën e Amerikës përballë Brazilit, ndër të paktat herë që jam ndier i shqetësuar. Ishim të qetë me Martinezin në portë ishte tepër inkurajues për të gjithë, vinte dhe thoshte: ' Ti shëno një, unë do të pres tre'. Pastaj ajo pritje fantastike ndaj Kolo Muanit në minutat e fundit. Ndeshja që na shënjoi ishte ajo me Holandën. Ata kishin folur shumë para ndeshjes për ne. Zemërimi i Mesit ishte i rëndësishë­m, sepse na shërbeu të gjithëve. Penalltia ishte një moment i rëndësishë­m, pasi si një sulmues doja ta godisja unë, unë i godas tek Interi dhe në kombëtare kur nuk janë Mesi dhe Paredes. Ishte e rëndësishm­e për mua".

FORMA

"Sigurisht që do të doja ta jetoja si protagonis­t Botërorin, por isha i dëmtuar që nga ndeshja me Viktoria Plzenin. Nuk mund të braktisja Interin në ato momente, sepse ishin dëmtuar edhe Lukaku e Korrea dhe nuk po bënim mirë në kampionat ku kishim humbur shumë pikë. Bëra injeksione dhe kam luajtur me dhimbje gjatë gjithë kohës. Pastaj u detyrova të ndalesha, por jam i lumtur për këdo që hyri dhe bëri mirë në vendin tim dhe për gjithë Argjentinë­n. E falënderoj Skalonin, sepse më ka besuar gjithmonë, më ka mbështetur dhe ka qenë gjithmonë i drejtpërdr­ejtë me mua".

SHIRITI

"Jam këtu prej pesë sezonesh, puna e përditshme paguhet gjithmonë. Të jesh kapiten i një skuadre të tillë është një krenari dhe një kënaqësi shumë e madhe. Ka pasur shumë momente në të cilat jam ndierë mirë, por momenti aktual është momenti më i miri që kam përjetuar ndonjëherë që kur jam tek Interi. Kam shiritin e kapitenit në krah dhe kam shënuar shumë gola. Kam gjetur vazhdimësi­në në të gjitha ndeshjet që po luaj dhe kjo sigurisht që është gjëja më e rëndësishm­e për mua, por edhe për klubin dhe do të përpiqemi të bëjmë mirë në gjithë ndeshjet që kanë ngelur".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania