Panorama (Albania)

TEC- et lundruese, 94 mijë USD qira në ditë pa punuar një ditë

Edhe pse janë kontraktua­r për 68 milionë dollarë për 2 vjet, ata nuk kanë prodhuar asnjë ditë energji për shkak të çmimit të ulët në treg

- TIRANE

Një skandal i përmasave të papara me TEC- et lundruese të marra me qira për të prodhuar energji, ka përfshirë korporatën elektro- energjetik­e shqiptare dhe ministrinë e infrastruk­turës dhe energjisë drejtuar nga Belinda Balluku.

Që nga dita e ankorimit të tyre në Vlorë vitin që shkoi e deri më sot, këto termocentr­ale nuk janë vënë asnjëherë në punë, pavarësish­t se taksapague­si shqiptar paguan mbi 94 mijë dollarë në ditë qira, dhe kontrata parashikon që për dy vite kompania “Exelerate Energy” dhe “Renco”, që ka fituar tenderin, të fusë në xhep plot 68 milionë dollarë. Me një këmbëngulj­e të fortë qeveria shqiptare u investua dimrin e kaluar për të siguruar burime energjetik­e alternativ­e nga hidrocentr­alet publike, për të përballuar krizën e çmimeve dhe tharjen e kaskadës së Drinit që në fakt erdhi si pasojë e shfrytëzim­it pa kriter nga kesh. Tenderi për TEC- et lundruese u shpall në fillim të 2022 dhe fituesi u shpall në pranverë. Kesh investoi edhe 2.2 milionë euro të tjera për ndërtimin e infrastruk­turës së aksesimit dhe ankorimit për TEC- et lundruese në portin e peshkimit Triport- Vlorë. Vetë termocentr­alet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2” mbërritën nga Bangladesh­i në Shqipëri shtatorin e kaluar, ndërsa një javë më pas ministrja Balluku do të mburrej para kamerës të zyrës së saj të shtypit për leverdinë e këtij investimi. “Sot, Shqipëria ka mundësinë të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu në të gjitha shtetet, kanë lobuar për të pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot, tregtohet përmes bursave, me më shumë se 600 euro për megawat/ h”, ka deklaruar Balluku në 26 shtator 2022.

Por tashmë parashikim­et e Ballukut për çmimet e energjisë janë rrëzuar, pasi këtë javë në bursën e Hungarisë një megavat orë është tregtuar me rreth 140 euro me bazë ditorë dhe 110 euro me bazë javore, dhe nuk dihet nëse ky investim i kesh ka aktualisht leverdi ekonomike. Qeveria kishte venë si afat fillimin e këtij viti për futjen në operim të TEC- ve, ndërkohë që koha ka kaluar dhe qiraja është paguar pa i vënë centralet në punë. Një hulumtim i faktoje. al, një projekt investigat­iv gazetaresk që financohet edhe nga USAID, ka zbuluar se arsyet burokratik­e që TEC- et nuk funksionoj­në janë disa:

Së pari, Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licencën e prodhimit nga Enti Rregullato­r i Energjisë. Se dyti, KESH- it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet termocentr­aleve për t’u vënë në punë. Se treti, termocentr­alet as nuk janë testuar ndonjëherë që nga Shtatori i vitit të kaluar. E fundit, është fakti se tashmë energjia në bursa është më e lirë dhe termocentr­alet nuk kanë leverdi të vihen në funksionim. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC- et lundruese është më pak e kushtueshm­e nëse blihet.

Mbetet mister arsyeja se përse TEC- et nuk u vunë në funksion që në momentin e parë që mbërritën në Shqipëri, megjithëse paratë për to vazhdojnë të paguhen. Theksojmë se impianti i TEC- eve do të përdorë produkte të naftës si lëndë djegëse për të prodhuar energji, ndërsa qeveria këmbëngul se nuk paraqet rrezik për mjedisin. “Kemi kontrollua­r të gjitha parametrat dhe ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon”, deklaroi në shtator ministrja e

Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të

mundshme të Gjirit të Vlorës. “Nëse do të ketë një ditë që do të ndizet ai termocentr­al me naftë të rëndë, do të kemi një

situatë shumë të vështirë në qytetin e Vlorës, e kuptueshme për arsye se janë 600 tonë naftë me shumë emetim, më shumë

ndotje të madhe, jashtëzako­nisht të madhe”, thotë aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni për mediat në vend.

 ?? ??
 ?? ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRJA BALLUKU
KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRJA BALLUKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania