Panorama (Albania)

TEC- et lundruese PD: Janë kthyer si incenerato­rët Berisha: Kushtojnë 90 mijë euro në ditë, Rama merr pjesën e tij

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi kryeminist­rin se është përfituesi kryesor nga dy TEC- et lundruese. Sipas tij, tani kanë dalë 2 gjenerator­ë në det, të cilët nuk kanë prodhuar asnjë kilovat/ orë energji, të cilët ministrja e Energjetik­ës Belinda Balluku i cilëson si “Tigri 1 dhe 2”. Ai vijoi duke thënë se këto gjenerator­ë kushtojnë 90 mijë euro në ditë dhe se këto para ndahen nga “Belinda dhe tigrat e vetë”, ndërsa Rama merr pjesën e tij. “As pyet ai për varfërimin në rritje të shqiptarëv­e. Firmos afera 420 milionë djegësit që nuk ekzistojnë askund. Paratë tuaja kanë përfunduar në llogaritë e tyre off- shore. Vetëm porti i Durrësit kushton 5 miliardë euro që grabiten nga pasuria publike e shqiptarëv­e. Tani kanë dalë edhe 2 gjenerator­ë në det që Belinda i thotë tigri 1 dhe tigri 2. Tigrat e Belindës, të cilët që kur kanë ardhur në ato ujëra gjer sot nuk kanë prodhuar 1 kilovat energji elektrike. Kurse ju paguani qeratë e tyre pa prodhuar asnjë Këh, 90 mijë euro në ditë kushtojnë. 64 milionë euro vetëm ato i vjedhin shqiptarëv­e, i ndan Belinda me tigrat e vetë dhe Rama merr pjesën e vetë”, tha Berisha. “TEC- et e lundruese të vendosura në gjirin e Vlorës, që kushtojnë 90 mijë euro dita, nuk janë funksional­e”. Denoncimi vjen nga selia blu e grupimit të Sali Berishës. Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratik­e, deklaron se TEC- et lundruese po kthehen si dy incenerato­rët e Elbasanit dhe Fierit, që nuk punojnë. Sipas PD, marrja e TEC- ve duket si një skemë për të ndarë para me ministren që ka firmosur, e ndërsa nuk mungojnë akuzat për SPAK. “Pas mbetjeve në Tiranë, incenerimi imagjinar i të cilave u kushton qytetarëve 80 mijë euro në ditë, po ndodh e njëjta gjë me vjetërsira­t që erdhën nga Bangladesh­i dhe u ankoruan në një nga gjiret detarë më të bukur të Evropës. “Investitor­ët amerikanë kanë filluar ta ndiejnë

Shqipërinë si vendin e tyre, edhe duke humbur para, se mund t’i çonin këto anije në Gjermani, por e kanë marrë personale ndihmën ndaj Shqipërisë”, ishin fjalët e Belinda Ballukut. Në krah të ministres në Vlorë ishte ambasadorj­a amerikane Kim, që gjithashtu e shiti këtë investim si ndihmë, jo kontratë biznesi. Kontrata parasheh një pagesë prej 68 milion euro nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë. Që do të thotë rreth 90 mijë euro në ditë. Dimri i parë iku dhe kriza e lajmëruar nga Rama nuk i ndezi TEC- et e Ballukut. Kësaj i thonë kontrata për të ndarë para me ministren që ka firmosur. Burime afër qeverisë njoftojnë se TEC- et e Belindës, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” duan kohë që të fillojnë të punojnë. Arsyet burokratik­e janë disa, por fakti është një. Sipas ekspertëve ata nuk punojnë se energjia në bursa është shumë më e lirë se sa kostoja e prodhimit të saj nga TEC – et, ndaj nuk kanë asnjë leverdi të vihen në punë. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC- et lundruese kushton shumë më pak e blerë në bursë. Partia Demokratik­e e ka theksuar se afera me dy TEC- et është një gjobë 90 mijë euroshe në ditë për shqiptarët. Qeveria është përgjigjur me propagandë. Sa i takon SPAK, ai është kthyer vetë në një rrangallë që as punon dhe as flet”, tha Garo. Këto TEC- e lundruese erdhën pasi kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurav­e konkurrues­e u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Në një skenar për situatën energjetik­e gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesi­t parashikoh­ej të prodhonin 884 GËH me një kosto prodhimi prej 185 euro/ MËH.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania