Panorama (Albania)

Rama shpërblen Bicin me drejtimin e Kadastrës

Largohet Artan Lame, i cili mbante këtë post pas riorganizi­mit të pronave

-

Artan Lame është larguar nga posti i Kreut të Kadastrës, ndërsa pritet që të zëvendësoh­et nga Dallëndysh­e Bici, e cila do të prezantohe­t ditën e sotme. Bici deri tani ka mbajtur postin e kreut të Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e Kryeminist­rit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e sotme. Bici vjen në krye të Kadastrës pas prishjeve të shumta të paligjshme në ndërtimeve në bregdet që IKMT i ka humbur në Gjykata. Në qershor të vitit 2021, Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, nisi operacioni­n e koduar “Bregdeti ynë”. Operacioni i reklamuar nga Kryeminist­ri Edi Rama kishte si qëllim të deklaruar prishjen e objekteve pa leje ndërtimi të ndërtuara gjatë vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave përgjatë plazheve në të gjithë vendin.

Bazuar në dokumentet e marra në përgjigje të kërkesave për informacio­n nga gjykatat administra­tive Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës – të cilat mbulojnë territorin e prekur nga aksioni “Bregdeti ynë”, BIRN, gjeti se IKMT në katër vitet e fundit humbi gjysmën e çështjeve, në të cilat ishte palë.

Të dhënat tregojnë se IKMT humbi 79 nga 159 çështje që u shqyrtuan nga gjykatat administra­tive në vitet 20192022. Vendimet e shqyrtuara nga BIRN tregojnë se në shumë raste IKMT nuk paraqiti prova në Gjykatë për të dëshmuar paligjshmë­rinë e subjekteve të sanksionua­ra dhe në raste të tjera aktet e përpiluara prej inspektora­tit u gjetën të pavlefshme. Drejtuesja e IKMT- së, Dallandysh­e Bici, i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se gjyqtarët përdorin standarde të shumëfisht­a në vendimet e tyre duke favorizuar subjektet. Ajo shtoi se shumë nga gjyqtarët që i kanë marrë këto vendimeve janë larguar nga procesi i vetingut. “Jemi përballur dhe me raste njëanshmër­ie apo favorizues­e ndaj subjekteve kundërvajt­ës, për të cilat nga ana e gjykatës nuk janë administru­ar provat e disponuesh­me nga IKMT, në formën dhe mënyrën e duhur ligjore”, shkruan Bici. “Gjithashtu është fakt se shumë gjyqtarë të cilët kanë gjykuar në këto procese gjyqësore janë shkarkuar nga organet e vetingut për mospërmbus­hje të profesiona­lizmit dhe perfomancë­s së rolit të gjyqtarit apo dhe shkarkime për rrethana edhe më të rënda se këto”, shtoi ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania