Panorama (Albania)

Motra e Ballukut shpërblen në veting gjyqtaren Gentiana Muçaj

Pamela Qirko, kryetarja e KPK- së, pasi zvarriti për 5 vjet dosjen e gjyqtares, e kaloi Muçën pasi ajo rrëzoi padinë e “Hysenbelli­u Group”

- TIRANE

Prova më flagrante e kapjes së drejtësisë prej ekzekutivi­t është Pamela Qirko, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it të Gjyqtarëve dhe P r o k u r o r ë v e , njëherësh motra e zv. kryeminist­res Belinda Balluku.

Sot po sjellim rastin më të ri, i cili është ulëritës për sa i përket konfliktit të pastër të interesit. Në datën 8 mars, para trupës së vetingut, ka dalë gjyqtarja e Gjykatës Administra­tive të Tiranës, Gentiana Muçaj. Vetingu i kësaj gjyqtareje ishte zvarritur me vite të tëra, por u gjet momenti kur duhej që ajo të shfaqej

dhe motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko, të ishte pjesë e trupës që do të gjykonte aftësitë profesiona­le dhe figurën e saj. Çfarë ka ndodhur pak ditë përpara se gjyqtarja Gentiana Muçaj të kalonte vettingun?

Qeveria dhe kryesisht institucio­net në varësi të Belinda Ballukut si IKMT e Dallëndysh­e Bicit, ndërmorën një seri vendimesh të paligjshme ndaj “Prestige Resort”, pas hedhjes në erë të hotelit në dhjetor 2022.

Në shkurt të vitit 2023, IKMT sekuestroi 2 objekte, akuaparkun dhe pishinat e tjera brenda kompleksit “Prestige Resort” dhe vendosi gjobë rreth 8 milionë euro, duke mos u mjaftuar me hedhjen në erë më tritol të hotelit dhe gjobat e tjera të vendosura më parë.

Gjyqtarja që shqyrtoi pad

inë për masën e pezullimit ishte pikërisht Gentiana Muçaj, e cila në konflikt të pastër interesi hodhi poshtë padinë, ku palë ishin një nga kompanitë e “Hysenbelli­u Group” dhe nga ana tjetër Belinda Balluku me IKMT që varet prej saj. Rezultati është i qartë: Gentiana Muçaj rrëzon padinë e “Hysenbelli­u Group” dhe vetëm 8 ditë më vonë, pasi e kishte zvarritur 5 vjet, motra e Belinda Ballukut cakton datën e vetingut për të dhe e konfirmon në detyrë.

KPK vendosi gjithashtu të transferoj­ë për verifikim pranë Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë një çështje të shqyrtuar nga Gentiana Muçaj.

Pavarësish­t se për gjyqtaren ishin depozituar tetë denoncime nga publiku, pavarësish­t se emri i bashkëshor­tit të saj, Arian Muça, është përmendur në listën e zezë që Kryeminist­ri Edi Rama e prezantoi si lista “KÇK”, gjyqtarja doli e pastër dhe e kulluar nga vetingu i Pamela Qirkos. Bashkëshor­ti i gjyqtares ka ndryshuar mbiemrin nga Muçaj në Muça, por as ky fakt nuk e shqetësoi KPK- në.

 ?? ?? Gentiana Muçaj
Gentiana Muçaj
 ?? ?? Pamela Qirko
Pamela Qirko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania