Panorama (Albania)

“Askush të mos guxojë”, Ilir Meta: Opozita do të garantojë votën e 14 majit

“Ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën”, kreu i PL në “Panorama TV”: Kryeminist­ri s’i shpëton dot verdiktit të shqiptarëv­e

- VALENTINA MADANI

Në prag të zgjedhjeve vendore, Ilir Meta apelon opozitën që të organizohe­t për të garantuar votën e 14 majit.

Kreu i PL- së i ftuar dje në studion e “Panorama TV” foli për fitore të opozitës në garën elektorale, ndërsa i bëri të qartë Edi Ramës se ka ikur koha kur bënte zgjedhje pa opozitën dhe “trukonte ndeshjet” si më 25 prill 2021. Sipas tij, Kryeminist­ri Rama e ka marrëdhëni­en me shqiptarët pasi janë ata që japin verdiktin nëse ai do të vazhdojë në krye të qeverisë. “Nuk ekziston asnjë epërsi nga ana e mazhorancë­s. Opozita të ruajë vëmendjen e saj drejt zgjedhjeve. Të jenë të organizuar për të garantuar sigurinë e votës. Ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën. Iku koha kur Rama trukonte ndeshjen siç bëri më 25 prill. Drejt 14 majit, të gjithë PL, PD, derisa të numërohet edhe vota e fundit fare. Të rikthejmë shpresën e të rinjve në Shqipëri, të mos largohen me gomone siç po ikin tani. Një vend që duhet të ishte bërë anëtar i BE- së me kohë”, theksoi Meta. Sa i përket mbështetje­s ndërkombët­are ndaj Ramën, ai u shpreh: “Kjo është një çështje që u takon shqiptarëv­e. Këtu vendosin shqiptarëv­e. Nuk ka asnjë manovër që e shpëton Ramën nga verdikti i shqiptarëv­e. Problemi është dobësia e opozitarëv­e që kanë dalë dhe që dalin në shitje”. Meta theksoi se më 14 maj e gjithë opozita do të jetë në kutitë e votimit për të mbrojtur votën e qytetarëve. “PL- ja dhe e gjithë opozita e vërtetë, do të jetë atje në kutitë e votimit. Në 14 maj, asnjë votë nuk do guxojë të prekë dikush, sepse nëse do ta prekë, atëherë do të mbajë të gjithë përgjegjës­itë përpara gjithë shqiptarëv­e dhe botës, që do t’i ketë sytë atë ditë në

“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet një; respekti i vullnetit të anëtarëve dhe simpatizan­tëve të PD- së, që është demonstrua­r në mënyrë publike dhe transparen­te, përmes foltoreve dhe Kuvendit të 11 dhjetorit, por që është demonstrua­r edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit vitin e kaluar, dhe që është demonstrua­r nga akti i vetëm sa i takon çështjes së njohjes së PD, që është i Gjykatës përpara një viti”

Shqipëri”, u shpreh kreu i PL- së. Sipas tij, Rama nuk ka lënë asnjë socialist me mendim ndryshe në PS dhe se këtë frymë ai kërkon ta përcjellë edhe në institucio­net e tjera, të eliminojë mendimin ndryshe. Çmenduri të regjimit të Ramës, e cilësoi Ilir Meta, vendimin e KQZ- së, që rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për t’u regjistrua­r në zgjedhjet e 14 majit. Meta e akuzoi Kryeminist­rin se pengoi regjistrim­in e vendimit të Gjykatës për PD. “Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet një. Respekti i vullnetit të anëtarëve dhe simpatizan­tëve të PD, që është demonstrua­r në mënyrë publike dhe transparen­te, përmes foltoreve dhe Kuvendit të 11 dhjetorit, por që është demonstrua­r edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit vitin e kaluar, dhe që është demonstrua­r nga akti i vetëm sa i takon çështjes së njohjes së PD, që është i gjykatës përpara një viti. Pastaj çmenduritë e regjimit të Edi Ramës, këto i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë socialistë­t e ndershëm, por i dinë më mirë të gjithë opozitarët dhe të gjithë demokratët. Pra, mënyrën sesi ai pengoi regjistrim­in e vendimit të Gjykatës dhe të gjitha lojërat e deritanish­me”, deklaroi Meta.

 ?? ??
 ?? BERISHA, GJATE TAKIMIT NE LEZHE ??
BERISHA, GJATE TAKIMIT NE LEZHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania