Panorama (Albania)

Bordi i karburante­ve, Sula: Për interesa të dy kompanive

-

Deputetët e PD- së, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula, ishin dje në seancën e Gjykatës Kushtetues­e ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga PD- ja për shfuqizimi­n e Bordit të Çmimeve të Karburante­ve. Sula në “News 24” tha se tashmë çështja ka marrë rrugën ligjore dhe se nga Gjykata u është kërkuar që të vënë në dispozicio­n disa dokumente shtesë për këtë rast. Sula tha se shumë shpejt këto dokumente do të vihen në dispozicio­n të drejtësisë, duke thënë se shpreson në një vendim të drejtë dhe të pa ndikuar. “Kjo seancë ishte e rëndësishm­e duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një bord që e kemi për qytetarët. Për mua është një bord klientelis­t dhe përfitues, që rëndon ekonominë e familjeve. Pra bën një vit tani në mars. Dua të falënderoj gjykatën kushtetues­e. Duhet të ishte në nderin e qeverisë. Mjaftoj të kujtoj dy deklarata. Në janar thanë që ka kaluar aktualitet­i dhe bordi i transparen­cës do të hiqet. Çmimi i naftës ka filluar të rritet që në vitin e kaluar, në gjashtë muaj nuk u bë asnjë veprim.

“Kjo seancë ishte e rëndësishm­e duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një bord që e kemi për qytetarët. Për mua është një bord klientelis­t dhe përfitues, që rëndon ekonominë e familjeve. Pra bën një vit tani në mars. Dua të falënderoj gjykatën kushtetues­e. Duhet të ishte në nderin e qeverisë.

Kjo u bë në interes të dy kompanive. Këto janë pjesë të bordit që sjellin karburanti­n këtu. 1 ose 2 kompani në çmimet tabelë i kanë më të larta. Shumica e tregtarëve kanë interesa okulte të forta. Përballë jush kam nxjerrë fakte tronditëse, që qoftë SPAK- u apo

Gjykata duhet t’i ndjekë. Na kërkuan gjyqtarët dhe disa të dhëna, që do ua vëmë në dispozicio­n, dhe shpresoj që të vendosin të kirë dhe të mos jenë në presion. Besoj tek integritet­i i tyre, por po paralajmër­oj që uroj që vendimi të mos jetë i ndikuar”, tha deputeti Sula.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania