Panorama (Albania)

Vendimi i KQZ, Bardhi: Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentac­ioni

-

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, shprehet se dokumentac­ioni i dërguar në KQZ nga grupimi i Alibeajt është i plotë. Reagimi i tij erdhi pas vendimit të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Bardhi bëri të qartë se dokumentac­ioni nuk do të plotësohet pasi ai është dorëzuar i plotë. “Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentac­ioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë. Deklaratat e KQZ s’kanë lidhje me ligjin, janë formalizim i një vullneti politika ekstraligj­or. PD ka dorëzuar dokumentac­ionin e plotë ligjor për regjistrim”, theksoi deputeti Gazmend Bardhi. Më herët, Celibashi deklaroi se ligjërisht kreu i PDsë është Lulzim Basha. Autorizimi i dhënë prej tij sipas kryekomisi­onerit është i paqartë dhe kërkoi plotësim dokumentac­ioni. Për këtë la një afat kohor prej 48 orësh. Përfaqësue­si ligjor i grupimit të Sali Berishës në PD,

Ledio Nuraj, kërkoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos vazhdohet loja politike për të regjistrua­r partinë në zgjedhje. Ai kërkoi zgjidhjen sa më parë të kësaj situate, për shkak të afateve dhe organizimi­t që duhet bërë për zgjedhjet lokale. “I bëj thirrje Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve të mos bëhen lojë e një politike që lë një gjykatë apeli që të vendosë në 8 orë duke ushtruar ndikim të palogjiksh­ëm te gjyqësori. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë rezultojnë të depozituar­a aktet e Rithemelim­it. Çdo veprim i bërë nga Komisioni i Rithemelim­it ka qenë në përputhje me ligjin. Kërkoj që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, pa i krijuar një dëm Partisë Demokratik­e dhe pa vonesa të mëtejshme për shkak të afateve dhe organizimi­t që duhet bërë për zgjedhjet lokale”, deklaroi ai. Kurse Indrit Sefa, përfaqësue­si ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, ka replikuar me atë të Partisë së Lirisë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai tha se me ndryshimin e emrit nuk ndryshon historia dhe sipas tij është e qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në të shkuarën. Pas debatit mes tyre ndërhyri kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi, i cili kërkoi shmangien e retorikës politike.

 ?? ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania