Panorama (Albania)

KQZ njeh Bashën si kryetar të PD: 48 orë kohë, plotëso kërkesës

Celibashi: Në perceptimi­n tim, Sali Berisha është kryetar i PD- së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin.

- VALENTINA MADANI

Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi u shpreh se ligjërisht si kryetar i Partisë Demokratik­e njihet Luzim Basha. Duke qenë se sipas tij autorizimi i dhënë nga ai është i paqartë, kërkoi nga përfaqësue­si i grupimit Alibeaj, Indrit Sefa, plotësim të dokumentac­ionit dhe dha 48 orë kohë për këtë. Kjo u kundërshtu­a nga Sefa, i cili paralajmër­oi ankim ndaj vendimit. Ndërsa përfaqësue­si i grupimit Berisha, Ledio Nuraj, kërkoi vënien në dispozicio­n të autorizimi­t të Bashës, pasi sipas tij aty mund të ketë elementë të falsifikim­it. Komisioner­i i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, e cilësoi si të paqartë autorizimi­n e kreut të PD, Lulzim Basha, për të deleguar kompetenca­t te përfaqësue­si ligjor i PD- së, Indrit Sefa. Ky i fundit dorëzoi kërkesën e regjistrim­it të Partisë Demokratik­e në KQZ. Sipas KQZ, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit, të drejtën për regjistrim­in e PD në zgjedhje e gëzon Lulzim Basha. Ky i fundit gëzon edhe të drejtën për autorizimi­n e palëve të treta, por sipas KQZ kërkesa ka mangësi në dokumentac­ion e paraqitur para këtij institucio­ni, duke mos qenë koherent me parashikim­et në Kodin Zgjedhor. “Autorizimi s’është i qartë. Duhet të shënohet se autorizimi vlen për zgjedhjet e datës 14 maj, jo thjesht zgjedhjet e vitit 2023. Ka edhe një mangësi që lidhet me detyrimin personal të kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Basha personalis­ht duhet të nënshkruan­te deklaratën e moskryerje­s së krimeve zgjedhore. Çdo kompetencë tjetër mund të delegohet te të tretë. Deklarata e kryetarit të partisë është

përgjegjës­i dhe si përgjegjës­i ajo nuk mund të delegohet, ndaj duke e konkluduar këtë arsyetim, vlerësoj që dokumentac­ioni i paraqitur nga përfaqësue­si i PD, z. Basha nuk është i plotë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. Mund ta pranoj që në perceptimi­n tim Berisha është kryetar i PD, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin. Në referim do duhet të marr atë që një dokument zyrtar i prodhuar nga një institucio­n i ngarkuar nga ligji, siç është Gjykata, tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që unë apo dikush tjetër perceptojm­ë. Duhet të marrim në konsiderat­ë ato që thuhen në dokumente zyrtare. Për ta përfunduar, që të drejtën për të kërkuar e regjistrim­in e PD si subjekt zgjedhor për 14 Majin bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD- së, në pikëpamje të ligjit, të kuptimit dhe të interpreti­mit të dokumentac­ionit”, deklaroi Celibashi. Nga ana tjetër, përfaqësue­sit e PD të “Rithemelim­it” pretendojn­ë se regjistrim­i i PD nga Lulzim Basha është ilegjitim. Përfaqësue­sit ligjorë të grupit të Berishës paraqitën argumentet e tyre për dokumentac­ionin e

paraqitur duke theksuar se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i krye

tarit dhe anëtarësia është ajo që vendos për lidershipi­n. Nga ana tjetër, përfaqësue­si

i grupimit të Alibeaj, Indrit Sefa, tha se KQZ nuk mund të zhvillojë një debat politik

e gjyqësor pasi vendimi është dhënë tashmë nga Gjykata e Apelit.

 ?? ?? Mbledhja e KQZ- së u përfshi dje nga tensione gjatë diskutimit për regjistrim­in e PDsë në zgjedhjet e 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje çështjen e regjistrim­it të Partisë Demokratik­e në zgjedhjet e 14 Majit.
Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi
Mbledhja e KQZ- së u përfshi dje nga tensione gjatë diskutimit për regjistrim­in e PDsë në zgjedhjet e 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje çështjen e regjistrim­it të Partisë Demokratik­e në zgjedhjet e 14 Majit. Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania