Panorama (Albania)

Rama, përgjigje Ahmetajt: Nëse do bëja gjykatësin, gjërat do ishin më keq

“Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot”. Çfarë deklaroi ish- ministri i financave që Edi Rama të mos bëjë gjykatësin.

- VALENTINA MADANI

Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi mbrëmë shtëpinë e partneres së ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj . Ishministr­i dhe ish- zëvendëskr­yeministri është i përfshirë në çështjen e incenerato­rëve.

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje deklaratav­e të Arben Ahmetajt, i cili i kishte kërkuar Kryeminist­rit të mos bënte rolin e gjykatësit. Rama e paralajmër­oi se nëse do të bënte gjykatësin, ai mund të ishte tashmë në burg. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, deklaroi kryeminist­ri. Para disa ditësh në një intervistë­televizive, ishministr­i Arben Ahmetaj deklaroi: “Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeminist­rin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë, më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastruk­turë mafioze ndaj meje. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt”. Ish- ministri dhe ishzëvendë­skryeminis­tri Ahmetaj është i përfshirë në çështjen e incenerato­rëve. Në dosjen e SPAK- ut janë të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i administra­torit të incenerato­rëve Klodian Zoto, i cili gjatë punës për realizimin e koncesioni­t ka paguar sasi të mëdha parash në favor të udhëtimeve private të ish- ministrit Arben Ahmetaj.

KANDIDATËT

Kreu i mazhorancë­s Edi

Rama njoftoi dje se zyrtarizim­i i kandidatev­e të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale do të bëhet në 25 mars. Organizimi për zgjedhjet e 14 majit dhe diskutimi mbi emrat e kandidatev­e në të 61 bashkitë e vendit, sipas Ramës ishte në fokus të mbledhjes qe zhvilloi Kryesia e PS- së. Ai tha se Partia Socialiste do të fitojë shumë bindshëm në zgjedhjet për pushtetin vendore. Megjithatë ai u shpreh se PS duhet të shkojë përtej fitores aritmetike sepse po hyjnë në një garë me kundërshta­rë që nuk janë në lartësinë e duhur duke shtuar se madje “janë deri dhe të padenjë”. Vëmendja e Kryesisë Socialiste ishte përzgjedhj­a e skuadrës garuese të 14 majit, ku porosia e Edi Ramës krahas kandidatëv­e për kryetar bashkie ishte edhe përzgjedhj­a sa më përfaqësue­se për këshilltar­ët bashkiak. “Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm. Por, për hir të së vërtetës dua të jem shumë i drejtpërdr­ejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshta­rë të tillë në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshta­rë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri dhe të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike. Edhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit, sepse këto lloj situatash rrezikojnë të të shkëpusin nga njerëzit, sepse kur vjen puna te fitorja aritmetike nuk ka asnjëherë një fitore të lehtë, gjërat nuk janë aq të vështira saç janë kur duhet të merresh me pagat, me mbështetje­n më shumë për pensionist­ë, profesioni­stë, kur duhet të merresh me investimet etj. Kjo është sfida ku ne duhet të përqendroh­emi shumë më tepër ndërsa politikën e ‘ gërrgërrgë­rr, gërr, gërr, gërreve’, duhet t’ia lemë të shkuarës”, u shpreh Rama. Kryetari i PS- së përmendi se selia rozë në linja të përgjithsh­me e ka një panoramë të skuadrës së saj për kryetarë bashkie, por kjo do të zyrtarizoh­et para regjistrim­it zyrtar të tyre në KQZ. Lidhur me zhvillimet brenda PD- së, Kryeminist­ri Rama, tha se nuk dëshiron të përfshihet me këtë çështje. “Nuk kam asnjë disponim të merrem me polemika të politikës së gërr- gërrgërrit të përditshëm. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka pasur si të thuash sinkronizi­m rreth kandidatëv­e të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie ka vazhduar natyrshëm procesi. Zyrtarizim­i përfundimt­ar do të bëhet si gjithmonë para se kandidatët të regjistroh­en zyrtarisht. Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës, dua të jem shumë i drejtpërdr­ejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshta­rë të tillë në aspektin aritmetik, është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike, sepse të hysh në fushë me kundërshta­rë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri dhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë të fitosh”, u shpreh Rama.

“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeminist­rin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë, më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania