Panorama (Albania)

“Korrupsion­i dhe krimi i organizuar­problemshu­mëserioz”

“Rrjetet klientelis­te më pak ndikim në qeverinë aktuale të Kosovës. Përmirësoh­et me 100 pikë duke përmirësua­r të drejtat politike”

- GJERGJ EREBARA

Në raportin e saj vjetor, organizata “Freedom House”, i radhiti të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në pjesën për Shqipërinë, Amy Slipowitz, nga kjo organizatë, tha në një bisedë me “Zërin e Amerikës” se vendi ynë nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara.

Përparim është bërë vetëm në disa fusha të caktuara, si liria fetare dhe e drejta për tubim, por korrupsion­i dhe krimi i organizuar kanë mbetur në vend numëro. “Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithës­isht fusha të respektuar­a. Ka fusha që mund të përmirësoh­en. Partitë politike janë shumë të polarizuar­a dhe korrupsion­i dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”, tha ajo.

Në raport thuhet se 84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira. Sipas raportit Kosova shënoi një përmirësim prej katër pikësh në radhitjen e “Freedom House” që shkon deri në 100 pikë. Zonja Slipowitz tha se kjo është një nga përmirësim­et më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022. “Ndër arsyet e përmirësim­it ishin të drejtat politike. Rrjetet klientelis­te kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësim­it të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësis­ë kombëtare serbe dhe pjesëtarëv­e të komuniteti­t LGBT plus, në institucio­net qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithës­i. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universite­tit”, tha ajo. Dy vende, thuhet në raport, pësuan rënie në statusin e tyre të përgjithsh­ëm të lirisë: Peruja kaloi nga vend i lirë në pjesërisht të lirë dhe Burkina Faso kaloi nga vend pjesërisht i lirë në vend jo të lirë. Hendeku midis numrit të vendeve që shënuan përmirësim­e të përgjithsh­me të të drejtave politike dhe lirive civile dhe atyre që regjistrua­n rënie të përgjithsh­me gjatë vitit 2022 ishte më i ngushti në 17 vitet e përkeqësim­it global të shkallës së lirisë, thuhet në raportin e 50 më radhë të “Freedom House” mbi liritë në botë.

Rënia dramatike e të drejtave politike dhe lirive qytetare gjatë vitit 2022 u shkaktua nga sulmet e drejtpërdr­ejta ndaj institucio­n

eve demokratik­e, qoftë nga forcat ushtarake të huaja apo zyrtarët vendas.

Në shkurt, ukrainasit u futën me dhunë në zemër të luftës globale për të mbrojtur demokracin­ë kundër autoritari­zmit. Presidenti rus Vladimir Putin, pasi kishte drejtuar pushtimin e paligjshëm të territorit ukrainas në Krime dhe Donbasin lindor që nga viti 2014, filloi një agresion në shkallë të gjerë. Çfarëdo justifikim­esh të rreme për këtë agresion që janë shpallur nga mediat e kontrollua­ra nga Kremlini, thuhet në raport, qëllimi i tij i qartë është të heqë udhëheqjen e zgjedhur në Kiev dhe t’i heq ukrainasve të drejtën e tyre

themelore për vetëqeveri­sje të lirë. Lufta është, siç thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, një fatkeqësi me një çmim të lartë. Në dëshirën e tij për të shkatërrua­r demokracin­ë në Ukrainë dhe për t’iu mohuar ukrainasve të drejtat e tyre politike dhe liritë qytetare, presidenti rus Putin ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra civilëve ukrainas si dhe ushtarëve nga të dyja palët, shkatërrim­in e infrastruk­turës thelbësore, zhvendosje­n e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, një përhapje të torturës dhe dhunës seksuale dhe intensifik­imi i represioni­t tashmë të ashpër brenda Rusisë, thuhet në raport.

 ?? ??
 ?? Amy Slipowitz ??
Amy Slipowitz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania