Panorama (Albania)

Baza e Limionit në Sarandë, SPAK ballafaqon dy ish- ushtarakët e lartë

Hetimi për pronat e ushtrisë ku u kallëzuan edhe Xhaçka me Begajn

-

Ish- shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS- së, Bardhyl Kollçaku, është paraqitur ditën e djeshme në SPAK bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesi­n e tij. Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se deputeti socialist u pyetet për kallëzimin e bërë në mars të vitit 2021 nga Artur Meçollari. Në dalje nga SPAK pas gati 3 orësh, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizim­in e Sarandës, akt që lidhet pikërisht me kallëzimin e tij. Ai pretendon se në atë zonë i është dhënë çdo centimetër e privatit. Ishzëvendë­s shefi i Forcave Detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish- ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, Olta Xhaçka, si dhe presidenti­n Begaj përpos Kollçakut. Ditën e djeshme u bë me dije se një thirrje nga Prokuroria e ka marrë edhe ministrja për

Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në cilësinë e pozicionit që mund të ketë pasur dijeni por edhe që ka qenë titullare e Dikasterit të Mbrojtjes.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sa

randë të cilat sipas tij i janë dhënë privatit pa leje përkatëse. Pasi Prokuroria e Posaçme ka verifikuar këto të dhëna e ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet për pretendime­t e tij. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari. Më herët,

Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ishshefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm, sot Presidenti i vendit, Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka vendosur ta thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të

dhënë shpjegime. Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizim­in e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur. Deputeti Bardhyl Kollçaku nuk ka dhënë detaje për akuzat lidhur me privatizim­in e pronave të ushtrisë në Sarandë, për të cilat u paraqit në SPAK. “Është sekret hetimor, do të informohen­i në momentin e duhur”, tha Kollçaku për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme. Vetë ish- zëvendës shefi i Forcave Detare, u paraqit në SPAK si denoncues i privatizim­it të Sarandës dhe Shëngjinit. “U pyeta në cilësinë e kallëzuesi­t për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhënë çdo centimetër pa lënë asgjë për ushtrinë”, tha ai teksa la ambientet e SPAK- ut.

 ?? ?? Olta Xhaçka
Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania