Panorama (Albania)

“The Sun”: Rruga e re për në Angli, shqiptarët heqin gomonet e marrin skafet

Mbretëria e Bashkuar, e ‘ betuar’ për ndalimin e migracioni­t të paligjshëm. Kërkohet me çdo kusht bllokimi i hyrjeve nga La Manshi

- TIRANË

Shefi i qeverisë britanike pritet të takojë kreun e shtetit francez, ku në fokus të takimit mësohet se është vendosur kontrolli i brigjeve jugore të Francës.

Ky kontroll mendohet se ka të bëjë kryesisht me trafikantë­t shqiptarë, të cilët kanë vijuar sfidat ndaj dy shteteve të fuqishme, teksa në vend të gomoneve tashmë propozojnë dhe reklamojnë rrugë me skaf, rrugë e cila sipas tyre bëhet vetëm për 45 minuta. Qeveria britanike është e gjithë në këmbë kundër kësaj paligjshmë­rie, sipas tyre, të cilët po marrin masa dhe tentojnë t‘ i kërkojnë bashkëpuni­m konkret qeverisë franceze për të patrulluar dhe mbikëqyrur brigjet, nga të cilat nisen këto mjete.

Ligji i Migracioni­t të Paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht të mund të ndalohen dhe më pas të kthehen me shpejtësi në një vend të tretë të sigurt ose në vendin e tyre të origjinës”, janë këto paralajmër­imet që vijnë nga Britania për emigrantët.

“THE SUN”

Teksa masat e dy qeverive shtrëngohe­n çdo ditë e më shumë për gomonet e emigrantëv­e të paligjshëm, këta të fundit kanë një taktikë të re, skafet. ‘ The Sun’ shkruan se skafet po përdorën teksa Franca po investon miliarda euro çdo vit për të ndihmuar në rregullimi­n e politikave të emigrantëv­e të paligjshëm. Në një video ‘ reklamë’ të publikuar në “Tiktok”, tregohet anija pranë bregut me pasagjerë dhe ‘ premtohet’ që udhëtimi do të zgjasë deri në 45 minuta. “The Sun” shkruan se një total prej 45,755 azilkërkue­sish kaluan Kanalin me anije të vogla vitin e kaluar, me gati gjysma nga Shqipëria dhe Afganistan­i.

Ndërkohë, Forcat Kufitare kanë kontrollin operaciona­l të Kanalit për të frenuar kalimet, me drone, varka, radarë dhe kamera të reja që përdoren për të gjurmuar anijet në ujë dhe për të identifiku­ar ata që i pilotojnë ato. “Bandat kriminale janë të etura për t’iu shmangur autoritete­ve. Krahas masave të reja të shpallura nga kryeminist­ri, Forca jonë Kufitare dhe operacioni i përbashkët që punon me Francën duhet të përmirësoj­ë lojën e saj dhe të qëndrojë një hap përpara. Shansi më i mirë që kemi për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë efektive është ndalimi i anijeve që largohen nga Franca në radhë të parë. Autoritete­t duhet të jenë vigjilente ndaj këtij kërcënimi të ri dhe të çmontojnë bandat e mjerueshme që qëndrojnë pas tij”, është shprehur deputeti konservato­r Scott Benton. “Duke udhëtuar me varka më të mëdha dhe më të forta, shqetësimi është se ata mund të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përtej rrugëve të zakonshme, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migracioni­t në Mbretërinë e Bashkuar.

REAGIMI I QEVERISË

“Postimet që promovojnë rrugë të paligjshme për në Mbretërinë e Bashkuar po vënë në rrezik jetën e njerëzve të cenueshëm dhe po financojnë bandat e liga kriminale”, tha një zëdhënës i qeverisë. “Ligji i Migracioni­t të Paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht të mund të ndalohen dhe më pas të kthehen me shpejtësi në një vend të tretë të sigurt ose në vendin e tyre të origjinës”, janë këto paralajmër­imet që vijnë nga Britania për emigrantët.

Kryeminist­ri Rishi Sunak do të udhëtojë për në Paris për të takuar Presidenti­n francez Emmanuel Macron, i cili do të kërkojë që të rriten inspektime­t në plazhet pranë pikave të kalimit Calais dhe Dunkirk. Sunak zbuloi këtë javë Projektlig­jin e tij për Migracioni­n Ilegal, i cili synon të ndalojë emigrantët të kërkojnë azil ose të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëse mbërrijnë ilegalisht.

 ?? ??
 ?? ?? Sunak e Macron
Sunak e Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania