Panorama (Albania)

Gjykata e Fierit dënon me 20 vjet burg Ilirjan Zeqajn, i arrestuar në Angli

-

Ilirjan Zeqo, i cili u arrestua në Angli me qëllim ekstradimi është dënuar me 20 vite burgim. Ilirjan Zeqaj është personi që në vitin 1998 ekzekutoi me armë zjarri dy vëllezërit Gramoz e Shkëlqim Llanaj. Vendimi për dënimin e Ilirjan Zeqajt është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Fierit. Ndërsa në dhjetor 2022, prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, kërkoi në pretencën e tij deklarimin fajtor dhe dënimin me 23 vite burgim ndaj Zeqajt, i cili akuzohej për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”. Vetë avokatët e Zeqajt kishin kërkuar deklarimin e pafajshëm të tij, por kjo kërkesë nuk u konsiderua e drejtë nga ana e trupit gjykues. Sipas vendimit të Gjykatës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit 1998 në fshatit Cakran, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Shkëlqim

Llanaj. Aktualisht, i dënuari ndodhet në Angli dhe po përballet me një proces ekstradimi drejt Shqipërisë. Në dosjen hetimore flitet për një zinxhir ekzekutime­sh të kryera në fshatin Cakran, sagë kjo e nisur me vrasjen e një fëmije 9vjeçar. Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj, ka qenë Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj, që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të Policisë. Santiliano, në kohën e kryerjes së krimit, është arrestuar dhe më pas dënuar nga Gjykata. Por në dosjen hetimore thuhet se vetëm tri ditë pas këtij krimi të shëmtuar, dy vëllezërit Ilirjan Zeqaj dhe Jetnor Zeqaj kanë ngritur një pritë me automatik dhe mitraloz të lehtë, duke ekzekutuar në mes të rrugës dy xhaxhallar­ët e Santiliano Llanaj, shtetasit Gramoz dhe Shkëlqim Llanaj. Për krimin e rëndë, të ndodhur para 24 viteve, Policia në atë periudhë mundi të arrestojë vetëm Jetnor Zeqajn, i cili u dënua me 25 vite burgim. Ndërsa vëllai tjetër autor në këtë krim arriti të largohej duke iu fshehur drejtësisë. Ilirjan Zeqaj, në fillim të muajit tetor 2022, u arrestua në Londër dhe aktualisht ai ndodhet në një proces gjykimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Prej 24 vitesh me radhë, ai i shpëtoi drejtësisë duke përdorur disa emra si Leonard Zeqaj apo Klemend Zeqaj. Mediat britanike treguan se pas lirimit të dyshimtë nga gjykatat në Shqipëri, ai kishte arritur të hynte ilegalisht i fshehur në një kamion në Britaninë e Madhe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania