Panorama (Albania)

Kërkohen 25 vjet burg për Ilir Selmanin dhe 7 vjet për Elvis Gacajn

Dy anëtarët e ' Klanit Duka' janë të akuzuar për pjesëmarrj­en në ekzekutimi­n e ish- efektivit të Policisë, më 27 gusht të 2019- s

- NIKOLETA KOVAÇI

Një tjetër pretencë është dhënë nga SPAK për dy persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, djalit që u qëllua brutalisht me armë nga një skuadër me vrasës në mes të Tiranës rreth 4 vjet më parë.

Viktima që më shumë u njoh si një nga njerëzit e afërt të atij që konsideroh­et mbreti i lojërave të fatit u tha se u vra pikërisht për këtë shkak e policia hyri vonë në veprime për të bërë ndalimin e vrasësve. Kur nuk ishte e vështirë për Policinë të dihej se vrasësit ishin anëtarë të një klani që ishte emërtuar ' Duka' dhe gjysma e tyre mundën të largohen nga vendi, Policia nisi arrestimet. Fillimisht atë që e kishte survejuar të riun e më pas edhe dy të tjerë. Po ndërsa survejuesi u dënua me 25 vjet burg, dje Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe 25 për një tjetër të arrestuar si bashkëpunë­tor në krim. Ndërkohë janë kërkuar vetëm 7 vjet për personin që gjendet në gjykim aktualisht dhe sipas prokuroris­ë rezultoi të ishte pjesë e skuadrës së ' Dukëve' në atë ngjarje.

PRETENCA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK), ka shpallur pretencën për dy anëtarët e "Klanit Duka" të akuzuar për vrasjen e ishefektiv­it të Policisë, Santiago Malko, në 27 gusht të 2019- s.

SPAK ka kërkuar dënimin me 25 vjet burg për Ilir Selmanin dhe me 7 vjet burg për Elvis Gacajn. Ish- polici Malko njihej si krahu i djathtë i të shumëkërku­arit të drejtësisë, Ervis Martinaj, dhe dyshohet se u ekzekutua nga anëtarët e klanit ' Duka' që njihen si rivalët më të mëdhenj të biznesmeni­t të lojërave të fatit, i cili ka humbur gjurmët prej muajsh, që pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacioni­t ' Plumbi i Artë'. Më herët për këtë ngjarje, u dënua me 25 vite burg Bledi Teta, i cili ka qenë një prej personave që

mori pjesë në atentatin me breshëri kallashnik­ovi ku shënjestra ishte viktima Santiago Malko. Teta ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Malkos dhe ka njoftuar grupin kundërshta­r në momentin kur ky i fundit është gjetur i pambrojtur dhe është qëlluar brenda makinës së tij.

ARRESTIMI I DUKËS

Më 14 shkurt të këtij viti, Leonard Duka, rivali më i madh sipas Policisë, i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, identifiko­het në periferi të Brukselit. Ai aty ishte bashkë me një femër në momentin kur u pikas nga Policia belge. Autoritete­t belge zbarkuan që në orën 06: 00 të mëngjesit në banesë dhe e prangosen. Sipas burimeve, 37- vjeçarit, që ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Policia e Shtetit si autor i dyshuar i vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019- s, iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderue­shme parash. Duka, kur e pa veten të rrethuar dhe pa asnjë mundësi arratisje, nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua Policisë belge pa shumë zhurmë. Ai u mbajt nën vëzhgim nga Policia belge për disa ditë, derisa u bindën se kishin të bëjnë me të njëjtin person që homologët e tyre shqiptarë kishin lokalizuar më herët, ndonëse ai jetonte aty në një vilë luksoze, te një prej lagjeve më të pasura të Brukselit.

VRASJA E SANTIAGO MALKOS

Mbrëmjen e 27 gushtit, në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohe­t me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish- punonjës Policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritete­t, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij, Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 7 persona: Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj, të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën "Doqja". Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e Policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konfliktev­e mes bandave të rrezikshme.

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë pak. Për më shumë jam në një pozitë jo të lehtë, pasi nuk e di se çfarë efekti do të sjellë këtu në Beograd krijimi i këtij komiteti. Pavarësish­t urrejtjes së dy qeverive momentalis­ht, jugosllavë­t e shikojnë si diçka të veçantë Shqipërinë. Shpallja e një komiteti të tillë do të

 ?? ?? Santiago Malko
Santiago Malko
 ?? ?? Leonard Duka
Leonard Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania