Panorama (Albania)

Aksident në afërsi të TEG, 3 ndërrojnë jetë, 2 të tjerë plagosen

Makina "fluturon" nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër në autostradë Automjeti që drejtohej nga një 24- vjeçar bie nga mbikalimi pranë TEG mbi një makinë tjetër në rrugën Tiranë- Elbasan, po hetohen shkaqet

- NIKOLETA KOVAÇI

Përgjaken sërish rrugët e vendit, ku një aksident fatal u ka marrë jetën dy femrave dhe janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në afërsi të TEG, ndërkohë që Policia ka mësuar pak kohë më vonë edhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sipas të dhënave, dy femrat që kanë humbur jetën kanë qenë duke udhëtuar me një djalë 24 vjeç, i cili sipas të dhënave të Policisë është në gjendje të rëndë, i cili ndërroi jetë në orët e vona, ndërkohë që mjeti i tij ka ' fluturuar' nga ura mbi një mjet që udhëtonte në drejtim të Elbasanit. Në këtë të fundit bëhet me dije se kanë qenë një burrë me një grua, të dy të plagosur dhe që të dy gjenden në spital, por për fatin e mirë të tyre, të dhënat e orëve të vona treguan se janë jashtë rrezikut serioz për jetën. Është tentuar nisja e të gjithë të plagosurve në drejtim të Spitalit të Traumës, por për fatin e keq njëra nga femrat ka rezultuar e vdekur në vend, ndërsa tjetra ka ndërruar jetë pak më vonë. Të dhënat spitalore tregojnë se i riu që drejtonte mjetin e aksidentit, pavarësish­t ndihmës së menjëhersh­me gjendet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

NGJARJA SIPAS POLICISË SË TIRANËS

Tre persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistrua­r pasditen e djeshme në Tiranë, në mbikalimin e TEG. Sipas të dhënave mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka "fluturuar" nga mbikalimi, ka "kapërcyer" korsitë dhe ka rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër në autostradë, siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme.

Sipas të dhënave të Policisë mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti tip "Audi" dhe automjeti tip "Honda". Referuar me

kanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin Klevis Ruçaj, vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar në Unazën Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotu­llimi pranë TEG dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradë­n Tiranë- Elbasan, duke aksidentua­r automjetin tjetër tip ' Honda', me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të paidentifi­kuara deri orëve të vona, të cilat ishin pasagjere në automjetin "Audi" si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasja A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër.

Prej kohësh rrugët e vendit janë kthyer në ' vrasëse' jo vetëm të drejtuesve të mjeteve, por edhe të kalimtarëv­e. Aksidentet të panumërta shënohen në çdo rrugë të vendit, e kryesisht nëpër rrugët që lejojnë shpejtësi më të lartë sesa rrugët e zakonshme. Ndonëse policitë e të gjitha qarqeve tregojnë shifra dhe të dhëna të përditshme në lidhje me ngjarjet me pasoja fatale për jetën që vijnë nga aksidentet, ende asnjë institucio­n përgjegjës nuk ka marrë masa, ku numri i aksidentev­e që në gjysmën e muajit janar e deri më sot kanë sjellë vdekje dhe plagosje me bilance lufte. Ekspertët herë pas here përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet, por heqja e ndriçimit në rrugë, largimi i Policisë rrugore përveç se kur bëhet fjalë për fushatë gjobash, a bërë që drejtuesit që kanë qejf shpejtësin­ë të mos pyesin për asgjë dhe askënd. Për pasojë nëpër rrugët tona vetëm mblidhen viktimat dhe persona të plagosur pa u marrë asnjë masë parandalue­se.

 ?? ??
 ?? ?? Aksidenti i djeshëm
Aksidenti i djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania