Panorama (Albania)

Sekuestroh­en në portin e Durrësit 150 mijë euro dhe 164 mijë paund, Policia në kërkim të origjinës

-

Nuk ndalojnë futjet e parave cash kë vendin tonë nga porti i Durrësit. Përveç makinave të vogla të bëra enkas për këtë lloj transporti, tashmë paratë futen edhe me kamionë. Dje u vë me dije se një sasi e konsiderue­shme parash, 150 mijë euro dhe 164 735 paund britanik janë sekuestrua­r në portin e Durrësit. Kjo shumë e madhe dyshohet se ishte përfituar si rezultat i veprimtari­së kriminale dhe po tentohej të futej në Shqipëri pa u deklaruar.

Paratë ishin fshehur në kabinën e kamionit të drejtuar nga Dritan Hallkokond­i, i cili ka rënë në prangat e policisë. "Në bashkëpuni­m

Paratë ishin fshehur në kabinën e kamionit të drejtuar nga Dritan Hallkokond­i, i cili ka rënë në prangat e policisë. "Në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar ' Shuma', në kuadër të të cilit u kalua për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, kamioni që drejtohej nga shtetasi D. H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit", njoftoi Policia.

me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar ' Shuma', në kuadër të të cilit u kalua për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, kamioni

që drejtohej nga shtetasi D. H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit", njoftoi Policia. Operacioni u realizua nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Kri

meve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Operacioni vijon në vazhdën e operacione­ve të tjera të zhvilluara muajt e fundit, për goditjen e tentativës për futjen në Shqipëri, të shumave të mëdha të parave në euro e paund dhe të tentativav­e për të futur kontraband­ë naftë dhe mallrat të tjera për të cilat paguhet akcizë. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të këtij rasti, identifiki­min dhe kapjen e poseduesit/ sve të këtyre shumave të parave në euro dhe në paund. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mosdeklari­mi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania