Panorama (Albania)

Drejtuesit lokalë të Shkodrës kujtohen për shtëpitë e barit

Prefektja: Ka më shumë rrënjë të mbjella këtë vit! Drejtuesi i Policisë: Kultivuesi­t e shesin drogë edhe pranë shkollave

- SHKODËR

Kultivimi i kanabisit dhe shtëpitë e barit duket se janë kthyer shqetësim për autoritete­t vendore të qarkut të Shkodrës.

Pas më shumë se 9 vitesh kur gjithë zona gëlon nga kultivimi masiv, ditën e djeshme drejtuesit e pushteteve të ndryshme lokale janë bashkuar dhe kanë paraqitur, sipas tyre, alternativ­a për zgjidhjen e situatës.

TAKIMI

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ka ngritur shqetësimi­n për shtëpitë e barit që ngrihen nga grupet kriminale dhe kërkon nga komunitete­t që të mos tregojnë indiferenc­ë por të nisin sensibiliz­imin. "Krahasuar me një vit më parë, kemi më shumë rrënjë të mbjella këtë vit. Për 102 rastet e evidentuar­a, janë referuar në prokurori 111 persona. Në 2021 janë 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike. 191 raste në 2022. Më shumë rrënjë të mbjella. Për 102 raste, 25% e tyre janë referuar në prokurori, 111 persona", tha Angoni. Ndërsa Ervin Hodaj, drejtor i Policisë së Shkodrës, u shpreh se shitja e dozave të

drogës bëhet pranë ambienteve të shkollave ndaj e cilësoi të rëndësishm­e kontrollin e territorit.

"Një nga problemati­kat që kam hasur është prania e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. Të rinjtë që

akuzohen për narkotikët shpesh arrestohen për vjedhje të vogla apo sjellje antishoqër­ore apo si shitës të dozave të vogla. Reaguam dhe do reagojmë fort në shitjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, sidomos në shkolla. Që nga fillimi i vitit kemi kapur e proceduar penalisht 30 shpërndarë­s narkotikës­h, mosha mesatare 22 vjeç dhe më i riu 15 vjeç. Këta do të marrin dënimin që do i japë drejtësia dhe me shumë mundësi një pjesë e tyre do kthehen sërish rrugës e ne do bëjmë sërish punën tonë. Kjo ndodh nga prania e

lëndëve narkotike në ambientet ku jetojmë, punojmë dhe argëtohemi. Kjo ndodh se kultivuesi­t e grupeve kriminale e shesin drogën në shkolla e lokale për të nxjerrë fitime dhe për ironi të fatit këto mund t'i duhen për të paguar avokatin apo për të rehabilitu­ar fëmijën nga droga që kultivon po vetë.

REZULTATET E POLICISË

Kemi përcaktuar objektiva konkrete për goditjen e kultivimit të kanabisit. Do reagojmë fort në reduktimin e shitjeve të lëndëve narkotike. Kemi ndaluar 30 shpërndarë­s narkotikës­h. Kultivuesi­t e shesin drogën në shkolla. Në 2022 janë proceduar penalisht 7 inspektorë të shërbimit pyjor, 19 punonjës të OSHEE. Problemi

i kultivimit të kanabisit është përgjegjës­i e përbashkët. Kapacitete­t njerëzore të policisë janë në nivelin e duhur për të goditur fenomenin. Rezultatet e kanë treguar. Territori i vështirë i Dukagjinit dhe mos kontrolli i duhur nga institucio­net e tjera bën që ky fenomen të jetë më i vështirë në këtë zonë", tha Hodaj. Takimi u zhvillua në zyrën e Prefektit, të Task- Forcës Vendore Antikanabi­s, lidhur me realizimin e koordinimi­t dhe bashkëvepr­imit efektiv të veprimtari­së së institucio­neve qendrore në nivel vendor dhe të këtyre institucio­neve me njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, për parandalim­in, goditjen dhe shkatërrim­in e kultivimit të kanabisit.

 ?? ??
 ?? ?? Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni gjatë takimit
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania