Panorama (Albania)

Autori Hasan Shkëmbi: Në gjithë botën policia shkeli të drejtat e njeriut

Dashnor Dervishi: Gjeopoliti­ka e vaksinave nxori në pah një rivalitet të ri botëror dhe shfaqjen e një konkurrenc­e që mendohej se i përkisnin të kaluarës

- DASHNOR DERVISHI Dashnor Dervishi Ambasador, 9. 3. 20023

Ish- drejtues i Policisë së Shtetit, me më shumë se 40 vjet në strukturat e Sigurisë, Hasan Shkëmbi, pedagog i programit Master për "Sigurinë dhe Rendin Publik" në Universite­tin "Luarasi" ka promovuar librin "Ndikimi i pandemisë, në siguri dhe në policim". Libri jep një qasje të përafruar të ndikimit të Covid- 19 në sigurinë kombëtare dhe në policim në perspektiv­ën e të drejtave të njeriut, si dhe analizon reagimin e institucio­neve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit ndaj efekteve te krizës shëndetëso­re. Autori Hasan Shkëmbi thotë se polici shqiptar veshi dy uniforma gjatë pandemisë Covid- 19 teksa bën një qasje me atë që ndodhi në botë. Vlerësime libri "Ndikimi i pandemisë, në siguri dhe në policim" mori edhe nga rektori i "Luarasit", Ruka, dhe ambasador Dervishi, ish- rektori i Akademisë së Sigurisë, Mema, drejtues i Departamen­tit në Fakultetin e Hetimit pranë kësaj Akademie, Dashnor Dervishi. Libri është një homazh për 32 punonjësit e Policisë së Shtetit dhe personelin e shëndetësi­së që humbën jetën nga Covid- 19 në vijën e parë të detyrës.

Ish- drejtues i Policisë së Shtetit, me më shumë se 40 vjet në strukturat e Sigurisë, Hasan Shkëmbi, pedagog i programit Master për "Sigurinë dhe Rendin Publik" në Universite­tin "Luarasi" ka promovuar librin "Ndikimi i pandemisë, në siguri dhe në policim". Ndikimi i Pandemisë në Siguri dhe Policim" me autor Hasan Shkëmbin është një libër mjaft interesant që do i shërbente çdo lexuesi të thjeshtë, që do e pajiste me njohuri të thella mbi jetën; çdo studiuesi të shkencave ekzakte dhe ato filozofike; çdo analisti që merret me problemet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombët­are. Libri është i plotësuar në mënyrë analitike me statistika skrupuloze, me grafikë dhe tabela të shumta që japin një tablo të plotë mbi shtrirjen dhe efektet e pandemisë në vendin tonë dhe në botë që do e kishte zili çdo studiues i fushës së shëndetësi­së. Profesor Hasani, si një punonjës dhe studiues i vëmendshëm i problemeve të sigurisë, përshkruan në këtë libër nëpërmjet fakteve dhe skanimit si një profesioni­st i kualifikua­r, të gjitha aspektet e jetës së përditshme, që lidhen me problemet e rendit dhe të sigurisë kombëtare që do i shërbente si manual çdo pushtetari në vendin tonë, punonjësi të rendit dhe student në Akademinë e Sigurisë Kombëtare.

Libri trajton edhe një aspekt tjetër të ndikimit të krizës së pandemisë, atë të transformi­mit të thelbit të diplomacis­ë klasike dhe zbatimit të praktikave të reja në marrëdhëni­et e bashkëpuni­mit ndërkombët­ar. Diplomacia është bërë virtuale ndërsa koronaviru­si është viral, thotë autori. Një "diplomaci hibride" që zëvendëson takimet tradiciona­le ballë për ballë, me ato virtuale të organizuar­a në internet, si dhe takimet ad hoc dhe konferenca­t online, që kanë shënuar një rritje të shpejtë. Nevojën për të kufizuar kontaktet fizike për shkak të pandemisë, duke nxitur një kthesë drejt diplomacis­ë digjitale, profesor Hasani e ilustron me shembuj të shumtë nga praktika e viteve të fundit.

Tradiciona­lisht, siguria kombëtare është përcaktuar ngushtë si mbrojtja e shtetit nga kërcënimet fizike ose ndaj sovranitet­it, por prof. Hasani tërheq vëmendjen se në dekadat e fundit është vënë re një rritje e mprehtë e kërcënimev­e - jo tradiciona­le, siç janë terrorizmi, ekstremizm­i i krahut të majtë apo të djathtë, trafiku i drogës, i qenieve njerëzore, migrimi, spastrimi etnik dhe epidemitë; rritja e mashtrimev­e dhe sulmeve kibernetik­e ndaj infrastruk­turave kritike të sistemeve të informacio­nit të klasifikua­r dhe financiar e bankar.

Pandemitë mund të krijojnë një mjedis të përshtatsh­ëm për të përfituar nga grupet terroriste. Ndërsa qeveritë janë të zëna me trajtimin e pandemisë, këto grupe mund të përfitojnë nga situata e re për të çuar përpara objektivat e tyre të mbrapshta. Autori ve në dukje se, mungesa e solidarite­tit midis vendeve anëtare të BE- së, veçanërish­t gjatë fazave të hershme të pandemisë demonstroi efektet e pafavorshm­e të qasjes së sloganit "Kombi i Pari", ashtu si për kontinenti­n amerikan "Amerika e Para".

Në teorinë e strategjis­ë së sigurisë ekziston një korrelacio­n midis sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombët­are e globale. Në këtë kuadër, thotë autori, pandemia Covid- 19 paraqet kërcënim serioz ndaj sigurisë ndërkombët­are me pasoja negative për interesat e politikës së jashtme të vendeve e rajoneve te ndryshme.

Kriza e pandemisë koronaviru­s preku marrëdhëni­et ndërkombët­are duke shkaktuar tensione diplomatik­e, sidomos midis fuqive të mëdha; ajo ka dhënë implikime në bashkësinë ndërkombët­are të shprehur jo vetëm në krizën ekonomike globale, por edhe në rritjen e tendencave nacionalis­te, antiglobal­iste dhe izolimit të disa vendeve. Implikimet e pandemisë, shkojnë përtej, duke kërcënuar strukturën e politikës kombëtare dhe ndërkombët­are në të gjithë botën. Duke cituar paralajmër­imin e Henry Kissinger se, "Epidemia e koronaviru­sit do të ndryshojë përgjithmo­në rendin botëror", vihet në dukje pasojat evidente që tashmë pandemia ka sjellë me ndryshime të rëndësishm­e gjeopoliti­ke.

Duke u thelluar në studimin e tij si një historian me përvojë, prof. Hasani kthehet pas për të na kujtuar se murtaja ka kontribuar në ngritjen dhe rënien e fuqive të mëdha, por edhe për të na tërhequr vëmendjen se historia përsëritet. Kështu, në shekullin e V- para erës së re, Athina ishte një shtet i fortë tregtar dhe fuqi detare, por ajo ra viktimë e një murtaje gjatë Luftës së Peloponezi­t me rivalin e saj Spartën. Popullsia e saj e shkatërrua­r nga sëmundja, bëri që Athina të mundej nga spartanët dhe humbi pozicionin e saj si fuqia kryesore në Greqi.

Po ashtu, Venecia e hershme moderne ishte një qendër tregtare dhe fuqi detare, një forcë dominuese në Mesdhe. Murtaja italiane e viteve 1629- 31 shkatërroi Venecian, megjithatë, dhe shtetet e Evropës Veriore si Anglia dhe Republika Holandeze plotësuan boshllëkun e lënë nga Republika Veneciane në rënie. Madje edhe termi "karantinë" vjen nga fjala e dialektit venecian për "40 ditë".

Në shekullin e XIV, "Vdekja e Zezë" çoi në shembjen e sistemit feudal britanik, i cili ndihmoi në hedhjen e bazave për ngritjen e sistemit ekonomik modern kapitalist. Në shekujt XV dhe XVI, Perandoria Aztec u shkatërrua nga lia, duke hapur derën e kolonizimi­t evropian në dy amerikat. Pandemia e fundit, "Gripi Spanjoll" i vitit 1918 vrau 50 milion njerëz, duke shtuar dhjetëra miliona që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Duke u kthyer në kohën tonë, përhapja e pandemisë COVID19 për një kohë të shkurtër preku pothuajse të gjithë vendet në botë, ndërkohë dhe përgjigjet e qeverive ndaj pandemisë kanë qenë në thelb gjeopoliti­ke, duke përfshirë çështjet e sigurisë kombëtare, lidershipi­t global, bashkëpuni­min ndërkombët­ar dhe konkurrenc­ën e vaksinave.

Menaxhimi global i pandemisë Covid- 19 ka çuar në një zhvendosje të debatit nga fusha e shëndetësi­së në atë gjeostrate­gjike dhe gjeopoliti­ke. Ndërsa pandemia COVID- 19 është një krizë e shëndetit publik, ajo është gjithashtu një çështje e rrezikut gjeopoliti­k në shkallë globale, konkludon autori.

Shpërthimi i pandemisë dhe mbi të gjitha i fushatave të vaksinimit, ushqyen debatin e gjerë gjeopoliti­k. Pandemia koronaviru­s dhe vaksinat kanë përshpejtu­ar rivaliteti­n mes fuqive në një botë shumëpolar­e. Kriza shëndetëso­re COVID- 19, dhe posaçërish­t gara e vaksinave ka provuar përsëri se: çështjet e prestigjit, rivaliteti­t dhe "fuqisë së butë" kanë nxitur fuqitë botërore të konkurrojn­ë më shumë veç e veç sesa të punojnë së bashku. Gjeopoliti­ka e pandemisë koronaviru­s formoi mjedisin global operues për kompanitë e prodhimeve farmaceuti­ke dhe vaksinave në vitin 2021.

Pandemia e Covid- 19 dhe fushatat e vaksinimit janë pika e parë e hyrjes për të kuptuar sesi shëndeti kalon në qendër të debatit dhe veprimit gjeopoliti­k. Pandemia ka përforcuar rolin e shtetit dhe në veçanti të qeverive qendrore si protagonis­të të përgjigjes ndaj kësaj krize dhe të strategjiv­e të rindërtimi­t ekonomik dhe social. Vaksina nuk vret ( si raketat), por parandalon vdekjet dhe, në këtë kuptim, nuk është aq larg nga burimet ushtarake ose ekonomike të fuqisë së fortë. Shteti që fiton garën e vaksinave ka gjasa të marrë një ngritje në pozicionin gjeopoliti­k dhe reputacion­in e saj ndërkombët­ar.

Disa nga kufizimet që krijuan ose përkeqësua­n tensionet gjeopoliti­ke midis disa vendeve, përfshinë vendosjen e kufizimeve të përkohshme të eksportit për furnizime kritike për pajisje mjekësore dhe farmaceuti­ke për sa kohë që pandemia vazhdonte.

Gjeopoliti­ka e vaksinave nxori në pah një rivalitet të ri botëror dhe shfaqjen e një konkurrenc­e që mendohej se i përkisnin të kaluarës. Nga njëra anë, vendet perëndimor­e betoheshin për cilësinë e lartë të vaksinave të tyre. Nga ana tjetër, Kina dhe Rusia filluan dhe vazhduan të konkurrojn­ë me fuqitë perëndimor­e me patentat e tyre të vaksinave.

Si një vëzhgues i kujdesshëm, prof. Hasani, ve në dukje se problemi kryesor në muajt e parë të vitit 2020 ishte prodhimi dhe shpërndarj­a e një sasie të mjaftueshm­e dozash vaksinash. Midis kaosit të vaksinave dhe nacionaliz­mit të vaksinave, u duk rrëmujë politike. Gara e vaksinave vuri në provë Bashkimin Evropian që ndërmori një blerje të përbashkët të maskave dhe vaksinave, të cilat ndihmuan në ruajtjen e unitetit të bllokut. Por, BE- ja "harroi" familjen e saj më të ngushtë, Ballkanin Perëndimor, duke hapur derën për Rusinë dhe Kinën për ndikimet e tyre me dhurimin e vaksinave.

Prof. Hasani, në librin e tij, nuk mbetet vetëm në evidentimi­n e zhvillimev­e historike dhe dinamikës së ndryshimev­e cilësore në marrëdhëni­et ndërkombët­are që solli pandemia e koronaviru­s, por ai nxjerr edhe disa konkluzion­e dhe parashikim­e për të ardhmen, për sa kohë që kriza e pandemisë solli disa praktika të reja diplomatik­e, duke ndikuar edhe në reflekset e bashkëpuni­mit dypalësh drejt një procesi metamorfoz­e të komunikimi­t diplomatik.

Dhe shqetësimi­t të tij për këtë ndryshim drastik në komunikimi­n ndërkombët­ar, kur konferenca­t dhe takimet online përmes platformav­e të ndryshme sot janë bërë më se të zakonshme. duke u zhvendosur nga sallat e mbyllura drejt hapësirave virtuale në internet dhe diplomacis­ë digjitale, prof. Hasani i jep vetë përgjigjen:

Nëse duhet të përdorim takime virtuale pavarësish­t nga të metat e tyre, ne mund t'i përdorim takimet online në mënyrë efektive dhe mund të përfshihem­i në internet me takime virtuale ballë për ballë. Për këtë, ai kërkon tri ndryshime të mëdha:

- Platformat në internet duhet të përmirësoh­en për të ofruar stabilitet­in dhe sigurinë e kërkuar në diplomaci;

- Dinamikat sociale ballë për ballë duhet të përshtaten me dinamikat e reja në internet;

- Shumë nga rregullat shekullore të protokolli­t të takimeve duhet të rishikohen.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Hasan Shkëmbi
Hasan Shkëmbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania