Panorama (Albania)

Çfarë nënkupton për Ukrainën rënia e Bahmutit?

-

Prej gushtit të vitit të kaluar, pjesëtarët e grupit mercenar famëkeq Wagner, janë të angazhuar për të çrrënjosur mbrojtjen e hekurt në Bahmut, qytet i vogël në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Luftimet janë vështirësu­ar në muajt e fundit, pas kundërofen­sivës së Ukrainës në veri, në rajonin e Harkivit, në jugperëndi­m, rreth Hersonit, dhe në perëndim, te lumi Dnjepër.

Mirëpo, situata është ashpërsuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani forcat ruse kanë rrethuar Bahmutin në tri anë, duke e lënë vetëm një rrugë ende të qasshme për forcat ukrainase.

Është çështje ditësh kur qyteti mund të jetë tërësisht në duart e forcave ruse. Çka nënkupton kjo? Për ekspertët ushtarakë dhe vëzhguesit e luftës, rëndësia simbolike e Bahmutit e tejkalon rëndësinë e saj strategjik­e.

Të ngujuar në lumin Bahmutja, vetëm 20 kilometra në perëndim të kufirit administra­tiv në Luhansk, Bahmuti, që para luftës i ka pasur rreth 70.000 banorë, ka qenë i njohur kryesisht për verërat e gazuara dhe minierat e kripës.

Qyteti gjendet në një territor të rrafshët dhe kryqëzohet me disa rrugë kryesore.

Pozita e tij gjeografik­e e bën qytetin më të cenueshëm ndaj sulmeve me raketa, derisa kryqëzimet ua mundësojnë trupave që të bartin pajisje dhe të formojnë pozicione.

Tani që ofensiva e zgjatur ruse është në javën e shtatë apo të tetë, Bahmuti mund të jetë shumë shpejt në duart e forcave ruse.

“E kam një parandjenj­ë që mund ta mbajmë atë”, ka thënë Yuriy Syrotyuk, ushtar i Brigadës së pestë sulmuese të Ukrainës, në një bisedë me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Është shumë e vështirë. Po, është e vështirë të përballesh vazhdimish­t me sulmet e armiqve. Tani hyrja në qytet është e vështirë… mirëpo ndërkohë po vijnë edhe përforcime, municione dhe personat e plagosur po largohen”.

Pala ukrainase ka dhënë shenja se mbrojtja për Bahmutin do të vazhdojë.

Komandanti i lartë ukrainas, gjenerali Valeriy Zaluzhniy, dhe komandantë tjerë “kanë folur në të mirë të vazhdimit të operacioni­t të mbrojtjes dhe të forcimit të mëtejmë të pozicionev­e në Bahmut”, ka thënë zyra e Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më 6 mars.

Në adresimin e tij para popullit, të njëjtën ditë, Zelensky ka dhënë më shumë hollësi.

“Komanda e ka përkrahur në mënyrë anonime, vendimin për t’u mos tërhequr”, ka thënë ai.

“Nuk ekzistojnë qëndrime tjera. I kam thënë komandanti­t të përgjithsh­ëm që të gjejë forcat e nevojshme për t’iu ndihmuar djemve tanë në Bahmut”.

Zyrtarët perëndimor­ë kanë qenë më të matur në

Zyrtarë ukrainas dhe ata perëndimor­ë kanë thënë se përbërja e trupave ushtarake të Wagnerit në Bahmut ka ndryshuar, pasi më shumë burra të trajnuar janë bashkuar në fushëbetej­ë. “Realiteti është që nëse rusët e fitojnë Bahmutin, ata do të fitojnë rrënoja”, ka shkruar Ryan. “Është qytezë me rëndësi strategjik­e minimale, e cila ka mbetur me gati aspak infrastruk­turë. Fakti që Rusia ka investuar aq shumë për ta kontrollua­r, flet për strategjin­ë e saj të dobët në luftë”.

“Nëse ukrainasit vendosin të ripozicion­ohen në disa terrene në perëndim të Bahmutit, nuk e shoh ketë si pengë operaciona­le apo strategjik­e”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, më 6 mars.

“Mendoj se Bahmuti – pa dashur të lë anash punën e madhe që kanë bërë ushtarët ukrainas në mbrojtjen e Bahmutit – përbën më shumë vlerë simbolike, sesa vlerë strategjik­e apo operaciona­le”.

“Prandaj, rënia e Bahmutit nuk nënkupton domosdo që rusët e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Mund të vështirëso­het, por jo të bllokohet kapaciteti i Ukrainës për ta mbrojtur qytetin”, ka thënë Mick Ryan, ish- gjeneral i ushtrisë australian­e dhe analist i doktrinës ushtarake ruse, në një kolumnë.

“Për shkak të burimeve masive njerëzore dhe atyre materiale të rusëve, situata mund të imponojë shumë shpejt një tërheqje të ukrainasve”.

Nëse ekziston ndonjë logjikë për mbajtjen e Bahmutit, atëherë ajo përshkruhe­t si taktikë e përsëritur që ka funksionua­r në ofensivën e Harkivit, në shkaktimin e dëmeve të mëdha ndaj forcave ruse, dhe dobësimin e tyre teksa përgatiten për ofensivë në pranverë apo verë.

Përparimi në rritje i Rusisë, duke e rrethuar gradualish­t qytetin nga veriu, lindja dhe perëndimi, sipas disa analistëve u ka kushtuar shumë forcave ruse: në muajt paraprakë ka pasur vlerësime se për secilin ukrainas të vrarë apo të plagosur, janë vrarë apo plagosur gjashtë deri në shtatë rusë.

Shpëtimi i jetëve pranë Bahmutit

Një zyrtar i paidentifi­kuar i NATO- s e ka përkrahur këtë vlerësim, në disa komente dhënë për transmetue­sin amerikan, CNN.

“Në parim, taktikat e armikut vazhdojnë të jenë të pandryshua­ra”, ka thënë Taras Berezovets, zëdhënës për brigadën e parë speciale ukrainase, në disa komente për “Current Time”.

“Ata janë si valë të mishit të gjallë që sulmojnë pozicionet e mbrojtësve ukrainas”.

Ekspertët tani besojnë se krahasimi i vdekjeve mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse tani ka arritur në 1: 1.

“Rëndësia e madhe strategjik­e e Bahmutit, natyrisht, qëndron edhe në faktin se këto zhvillime do të kenë ndikim të madh në fushatën ushtarake të vitit 2023”, ka thënë Mykola Byelyeskov, analist i Institutit Kombëtar për Studime Strategjik­e, në disa mesazhe për Radion Evropa e Lirë.

“Është goxha e vështirë të themi se kush është tani për tani më i suksesshëm”.

Instituti për Studime të Luftës e ka përkrahur këtë vlerësim.

“Ushtria ruse ka shumë mundësi që të vazhdojë operacione­t luftarake për t’i ruajtur pozicionet, duke i dhënë hapësirë Ukrainës që ta kapë momentin”, ka thënë ky Institut në vlerësimin e tij ditor.

Mirëpo, lufta e Ukrainës për Bahmutin është bërë e rëndësishm­e edhe për shkak të mënyrës si janë pozicionua­r forcat ruse në atë rajon.

“Mendoj se mbrojtja e madhe e Bahmutit ka pasur frytet e veta, duke i shfrytëzua­r në masë të madhe municionet dhe burimet njerëzore të rusëve”, ka thënë Michael Kofman, analist i mbrojtjes në Qendrën për Analiza Detare, pas një vizite që ka realizuar së fundi në Bahmut.

“Por strategjit­ë mund të rezultojnë me bumerang, sepse fakti që Ukraina po tenton të sigurojë burime në këtë ofensivë, mund të ndikojë në suksesin e ndonjë operacioni më të madh në të ardhmen”. “Gjithçka nën rrënoja”

Për rusët, fitoja në Bahmut do t’i gëzonte për pak, pas një serie të fitoreve ukrainasve, që kanë vënë në pah problemet sistematik­e në ushtrinë ruse.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë më 7 mars se kapja e Bahmutit do të ishte hap kyç për nisjen e një ofensive më të gjerë në rajonin e Donjeckut.

Në anën ruse, humbjet më të mëdha në njerëz i kanë vuajtur pjesëtarët e Wagnerit, pjesa më e madhe e të cilëve në të kaluarën kanë qenë të burgosur.

Zyrtarët ukrainas ka thënë që më shumë se 50.000 të burgosur kanë shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar Wagnerit dhe pjesa më e madhe e tyre janë dërguar në frontin në Bahmut

“Kjo është mundësia e tyre e fundit” për ta fituar kontrollin e Bahmutit, ka thënë koloneli, Serhiy Cherevatiy, zëdhënës për forcat ukrainase në lindj e, në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Ata janë duke tentuar të sigurojnë të paktën një copëz të fitores”.

Themeluesi i Wagner- it, Yevgeny Prigozhin, ka pretenduar të paktën dy herë se trupat e tij e kanë fituar kontrollin e Bahmutit, dhe ai publikisht ka thënë se dobësimi i forcave ukrainase përbën objektin e radhës.

Prigozhin, ndikimi politik i të cilit është rritur prej kur ka nisur lufta, e ka shfrytëzua­r situatën në Bahmut për të kritikuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Zyrtarë ukrainas dhe ata perëndimor­ë kanë thënë se përbërja e trupave ushtarake të Wagnerit në Bahmut ka ndryshuar, pasi më shumë burra të trajnuar janë bashkuar në fushëbetej­ë.

“Realiteti është që nëse rusët e fitojnë Bahmutin, ata do të fitojnë rrënoja”, ka shkruar Ryan.

“Është qytezë me rëndësi strategjik­e minimale, e cila ka mbetur me gati aspak infrastruk­turë. Fakti që Rusia ka investuar aq shumë për ta kontrollua­r, flet për strategjin­ë e saj të dobët në luftë”.

 ?? Deklarime. ??
Deklarime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania