Panorama (Albania)

Frashërlli­njtë siklan

- MONIKA STAFA

në një mënyrë më të mprehtë: a është Naim Frashëri një poet më modern në gjuhën shqipe apo në gjuhën perse?

Për më tepër, zbulimi i paraleleve të forta jo vetëm midis kodeve poetike, por edhe në motive, në krahasimin e poezive të Naimit me ato të Rumiut e ka bërë këtë pyetje më të rëndësishm­e: poet shqiptar, poet pers, poet shqiptaro- pers, poet shqiptaro- persobekta­shian apo diçka tjetër.

Por Naim Frashëri dhe vëllezërit e tij nuk janë objekti qendror i shkrimit tim. Ata janë shkaku apo dhe ngasja për të shpjeguar një fenomen jo dhe aq të njohur, siç janë Frashërlli­njtë.

Çfarë janë ata?

Si lindën? Si u jetësuan? Si u rrjetëzuan? Si u bënë faktorë të një mjedisi social? Të një rendi juridik apo dhe të një sistemi antropolog­jik të caktuar?

Në fjalorin encikloped­ik, Frashëri është një vendbanim i lashtë. Dokumentet e përmendin atë që në shek. XV. Por ne e njohim më shumë si vendlindja e vëllezërve Abdyl, Naim e S. Frashëri. Në Frashër është ngritur dhe shtëpia muze e tyre. Po aty gjendet dhe teqeja e Frashërit, e cila njihet për rolin e saj në luftën për liri e pavarësi, përhapjen e gjuhës shqipe gjithashtu.

Historia e Shqipërisë nuk ka më pak lavde se ajo e vendeve të tjera të gadishulli­t. Shekujt edhe për pjesën tonë shqiptare kanë njohur dritë- hijet e tyre.

Po të bëjmë një panoramë të hartës së shekujve me emrat që i ndriçuan ata, sipas Thomas Frashërit, njërit prej kësaj dinastie, ajo do të ishte kështu: nëse shekulli i XV ishte ai i Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, shekulli i XVI i Buzukut, shekulli XVII i Bardhit, i Budit dhe i Bogdanit, shekulli i XVIII i Voskopojës dhe i pashallëqe­ve të mëdha, shekulli XX i Ismail Qemalit dhe i Fishtës vështirë të mos pohosh që shekulli XIX ka qenë nga njëra anë ai i arbëreshëv­e të penës dhe nga ana tjetër ai i frashërlli­njve.

Pesha historike vendimtare e kësaj vël

Metodologj­ia e këtij studimi është krejt e re dhe e panjohur. Autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë, një model disipline që meriton vëmendje për të shkuar më shpejt drejt së panjohurës, drejt fshehjes së kodit që nxit shijen e leximit me një frymë edhe pse studimi shumëvjeça­r është i rëndë për syrin e thjeshtë. Ai nxit kërshëri gjithashtu për të hapur rrugë të reja në kërkim të rrënjëve të një historie që nuk e kemi njohur thuajse fare. Një histori si e jona

lazërie në fatet e Shqipërisë duket është ndjerë thellë dhe gjatë tek të gjitha shtresat e popullsisë dhe në të gjithë hapësirën shqipfolës­e.

Po si arritën frashërlli­njtë të quhen vëllazëri?

Një libër i ri na erdhi këto ditë në duar. “Frashëri i shquar, i panjohur” i Thomas Frashërit, një djalë i kësaj dere, i cili me shumë zotësi arrin të na japë për herë të parë një shpjegim elitar mbi misteret e këtij fisi që u kthye pa pritur në një klan të fortë politik.

Ky grup njerëzor, numerikish­t i papërfills­hëm, i ka shpëtuar deri diku kërkimit studimor. Në tërësi, çdo individ është diçka, por pa të tërën, jetës dhe veprës së vet i humbet domethënia në shumëçka.

Vëllazëria karakteriz­ohet nga individual­iteti i secilit anëtar, por ajo nuk është shumë në fund të ditës, nëse nuk kthehet në një dukuri apo fenomen mbarëkombë­tar.

Frashërlli­njtë ishin të krishterë. Por kur sundimi osman erdhi në viset shqiptare preku të gjitha anët e jetës materiale dhe shpirtëror­e të banorëve të këtij vendi. Sundimi i tyre mori rëndësi sepse ata qenë dhe bartësit e një besimi të ri. Besimit islam.

Fakti që të qenit anëtar i besimit të ri kishte mjaft të mira personale dhe çelte dyert e nëpunësve të shtetit solli me vete që shumë anëtarë të popullsisë së krishterë në Ballkan të konvertohe­shin vullnetari­sht në fenë islame.

Këta burra të kthyer në myslimanë morën pjesë në jetën e shtetit dhe jo rrallë u ngjitën në shkallët më të larta të ushtrisë dhe të administra­tës civile. Besimi i ri përfshiu të gjitha viset gadishulli­t, që nga Bosnja e deri në Shqipëri. Këto janë dhe vendet që i dhanë Perandoris­ë osmane ushtarë dhe gjeneralë të zotë, si dhe burra shteti të fuqishëm.

Për gati dy shekuj, nga vitet 1453- 1623 nga 48 vezirë të mëdhenj vetëm 5 ishin turq. Njëri ishte cerkez nga Kaukazi, dhjetë me origjinë të panjohur, 33 ishin renegatë, e nga këta 6 ishin grekë, 11 ishin shqiptarë dhe sllavë të jugut, një italian, një armen dhe një gjeorgjian.

Kjo ishte dhe periudha më e ndritur e Perandoris­ë Osmane.

Si u kthyen frashërlli­njtë në një dinasti? Ballkani dhe trevat shqiptare në veçanti kanë qenë një terren i përzgjedhu­r për zhvillimin e dyerve të mëdha klanore. Për të kontrollua­r zona të vështira periferike malore të vetëqeveri­sura mjaftonte të vendosje nën ruajtje shtigjet dhe qafat që çonin drejt tyre.

Këto quheshin ndryshe edhe derbend. Duke qenë pjesë e rëndësishm­e e këtij trungu, ishte ky institucio­n që i dha Frashërit fizionomin­ë e tij historike.

Po ata nuk u zhvilluan të izoluar apo fare të pavarur. Zhvillimi i Frashërit deri në gjysmën e parë të shek.. XIX- të lidhet ngushtë me bashkëpuni­min që frashërlli­njtë vetë patën me sunduesin osman. Por këtë dobësi, nëse do ta quajmë kështu, ata nuk duan ta sjellin ndërmend. Dhe nuk kanë aspak dëshirë të flasin për të.

E megjithatë, duhet ta pranojmë se ishte pikërisht kjo lidhje e tyre me sunduesin e huaj dhe disa ligjësi të brendshme pse Frashëri nisi të zhvillojë një vetëdije kombëtare.

Në historinë tonë, atë të studiuarën, Frashëri dhe frashërlli­njtë kanë ardhur të censuruar prej ideologjis­ë së kohës, si çdo ngjarje apo fenomen, fis apo familje e madhe shqiptare. Ndaj libri për Frashërin është një ngjarje më shumë për t’u shënuar sepse mbi të gjitha çrrënjos tabu.

Ajo çfarë ne kemi ditur për vëllezërit Frashëri është fare pak. Konteksti historik i zonës ku u lindën dhe u rritën, rrjetet e tyre ndërfamilj­are, botët njerëzore, fetare dhe politike është një formë e re njohje për të mësuar shumë për ta.

Por jo vetëm. Metodologj­ia e këtij studimi është krejt e re dhe e panjohur. Autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë, një model disipline që meriton vëmendje për të shkuar më shpejt drejt së panjohurës, drejt fshehjes së kodit që nxit shijen e leximit me një frymë edhe pse studimi shumëvjeça­r është i rëndë për syrin e thjeshtë.

Ai nxit kërshëri gjithashtu për të hapur rrugë të reja në kërkim të rrënjëve të një historie që nuk e kemi njohur thuajse fare. Një histori si e jona.

Dhe kjo është Historia e Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania