Panorama (Albania)

Merr jetë ëndrra e “një bote pa dializë”

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I * President i Shoqatës Shqiptare të Nefrologji­së

‘ Daily Express’...?”.

“Kurrë”, tha Shearwater. “Unë kam gjëra të tjera më serioze për të menduar sesa gazetat”.

“A mund të të pyes kush është ajo gjë më serioze?”.

“Po ja, per momentin, - tha Shearwater,- unë jam tërësisht i preokupuar me veshkat”.

“Me veshkat?!?”

“Pikërisht... Veshkat, këto organe aq bukur ta organizuar­a! Ato e realizojnë aq mire punën e tyre, aq mrekullues­hëm – është vështirë të gjesh një fjalë tjetër – me kaq precizion hyjnor, me kaq njohuri dhe zgjuarsi, duke qenë në të njëjtën kohë një organ aq delikat ndaj mungesës së vëmendjes ndaj tyre”. ( Faqe. 50- 53)

- Përshkruan Aldous Huxley në novelën e tij “Antic Hay”, të botuar në 1923, duke shprehur kuriozitet­in për një organ sa fin, aq edhe të ndjeshëm ndaj pakujdesis­ë, mbrujtur nga një neglizhenc­ë acaruese jo vetëm nga të sëmurët, por edhe nga qarqet mjekësore jo nefrologji­ke, edhe pse sëmundja kronike e veshkave, pra, dëmtimi i funksionit të saj, prek 10% të popullatës ( një në dhjetë shqiptare), duke përfaqësua­r një ndër sëmundjet kronike- degjenerat­ive më të zakonshme dhe më të kushtueshm­e në botë. Rreziku që të kemi veshkat e dëmtuara ka kaluar dhe rrezikun për të pasur diabet, sëmundje të koronareve apo dhe vetë kancerin ka nxitur reagimin e menjëhersh­ëm në gjykimin e sëmundjeve të veshkave si një problem i shëndetit të popullatës, duke motivuar zbulimin dhe parandalim­in e hershem të tyre. “Hakmarrje e organit të neglizhuar apo shpagim i injorancës njerëzore për organizmin”? ngre pyetjen Homer Smith.

Përse ky skenar dëshpërues?

Sepse është një sëmundje e heshtur në fazat e hershme, e cila mbetet pa simptoma deri në fazat më të avancuara dhe më serioze sëmundjes kur bëhet i domosdoshë­m mjekimi me dializë apo transplant. Sepse fatkeqësis­ht veshka është identifiku­ar vetëm me funksionin filtrues të substancav­e toksike, ndërkohë që kohët moderne zbuluan që veshkat kanë një sërë funksiones­h të tjera: ato prodhojnë hormone që rregullojn­ë tensionin, volumin dhe cilësinë e gjakut tuaj, janë përgjegjës­e për aneminë dhe aktivizimi­n e vitaminës D e rëndësishm­e në problemet e kockave. Ato janë po kaq të rëndësishm­e në homeostazë­n e sheqerit. Një moment historik për nefrologji­në që hedh një hap të madh përpara në përfytyrim­in, ndërtimin dhe ëndërrimin e “një bote pa dializë”.

Të dhënat më të fundit tregojnë se incidenca e dializës në dy dekadat e fundit vazhdon të jetë në rritje. Megjithëse dializa është një opsion mjekues efektiv që lejon një cilësi të kënaqshme jetese, ajo mbetet ende një mënyrë mjekimi me kosto të mëdha sociale dhe shëndetëso­re. Fatmirësis­ht, pas shumë vitesh mungesë të risive thelbësore në mjekimin e saj, barnat e reja po “revolucion­arizojnë” mjekimin e sëmundjes kronike të veshkave me qëllim shmangien e dializës, e cila shtyhet të paktën deri në 10 vjet, duke reduktuar ndjeshëm komplikaci­onet kardiovask­ulare jo rrallë vdekjeprur­ëse.

Natyrisht, që kjo ëndërr të realizohet, bëhet e domosdoshm­e që nga njëra anë të parandaloh­et kjo sëmundje, dhe nga ana tjetër të zbulohet ajo qe në fazat fillestare, kur mjekimet janë shumë efektive me target parësor njerëzit me rrezik të lartë për ta zhvilluar atë.

Kush janë njerëzit me rrezik të lartë? Të sëmurët diabetikë, me tension të lartë, me probleme të zemrës, ata mbipeshë apo obezët, paraqesin një rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Në këta pacientë, diagnoza e dëmtimit të veshkave duhet të jetë sa më e hershme dhe në kohë. Të presësh që këta të sëmurë të shfaqin simptoma, do të thotë të kujdesesh për ta shumë vonë, të humbasësh kohë të çmuar për të ndaluar ose të paktën ngadalësua­r përparimin e sigurt drejt dializës apo transplant­it. 40% të pacientëve me diabet zhvillojnë sëmundje kronike të veshkave me potencial për të shkuar drejt dializës dhe rrisk të lartë për të bërë dëmtime jetike të zemrës. Ndaj kontrolli sistematik i veshkave në të semurët diabetikë merr rëndësi të veçantë, pasi nëse pritshmëri­a e vdekshmëri­së në 10 vjet jetë të një adulti është 9,7%, te një diabetik pa prekje të veshkave kjo shifër është 11,7 %. Kur veshkat preken nga diabeti, pritshmëri­a e vdekshmëri­së është befasuese, 43%.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania