Panorama (Albania)

Ditëlindja e Interit dhe Asllanit, Inzagi: Duam vazhdimësi­në

"Kristjani po stërvitet mirë, Lukaku dhe Brozo rikthehen në majë"

- NISLI GJINI MESFUSHA

Kanë kaluar 115 vite që kur në "L'orologio", një restorant i ndodhur në "Duomo" të Milanos, një grup futbolldas­hësish italianë themeluan "Fc Internazio­nale"- n, një ndër klubet më të rëndësishm­e të Italisë.

Interi festoi dje ditëlindje­n, por në Milanon zikaltër festa ka qenë e dyfishtë, pasi bashkë me klubin festoi edhe Kristjan Asllani, një nga emrat më premtues të Kombëtares shqiptare. 21 vite më parë mesfushori vinte në jetë në Elbasan, prej nga do të niste rrugëtimin e tij për në elitën e futbollit. Sot ndoshta jo në momentin më të mirë për të pasi nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshm­e, por me besimin e të gjithë ambientit mbi supe, Asllani do të kërkojë të festojë me fitore në mbrëmje kur bashkë me Interin e tij do të përballin Specian në javën e 26- të të Serisë A. Për të analizuar momentin dhe për të prezantuar sfidën, Simone Inzagi është paraqitur ditën e djeshme në konferencë­n për shtyp për kanalin e klubit, ku është ndalur te rëndësia e tri pikëve dhe individët e skuadrës së tij.

REAGIMI

"Pas Bolonjës u desh një reagim dhe mbërriti me Leçen. Tani duhet të gjejmë vazhdimësi­në që ka munguar javët e fundit. Duhet të vazhdojmë kështu, duke ruajtur gjithmonë këtë vendosmëri, që kemi treguar në ndeshjen e fundit, edhe nesër ( sot) ndaj Specias. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, përballë një ekipi, i cili po lufton për një objektiv shumë specifik dhe që ka ndërruar trajnerin. Specia vjen nga dy barazime radhazi që i kanë merituar dhe për këtë arsye duhet ta interpreto­jmë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë gjërat e thjeshta dhe të duhura".

RIKUPERIME­T

"Dimarko është mirë, është grumbullua­r dhe Korrea ka punuar pjesërisht në grup.

Fatkeqësis­ht Shkriniar nuk ia doli, por shpresojmë që të jetë gati për Porton. Kam Darmianin dhe D'ambrozion si opsione, të shohim çfarë do të vendos".

LUKAKU

"Lukakun dhe vlerën e tij e njohim të gjithë, vjen nga një periudhë e vështirë. Tani po jep sinjale të shkëlqyera, stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme çdo ditë dhe tashmë ka shënuar një gol shumë të rëndësishë­m me Porton. Ne duam që ai të vazhdojë të përmirësoj­ë gjendjen e tij dhe të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet".

"Pak hapësirë për Asllanin dhe Galjardini­n? Kemi shumë ndeshje nga tani deri në fund: Galjardini dhe Asllani janë dy lojtarë të mëdhenj, që stërviten shumë mirë çdo ditë. Me rikthimin e Brozoviçit, ka më shumë mundësi për rrotacion, por të dy do të jenë shumë të rëndësishë­m për ne deri në fund të sezonit. Brozoviç, nga ana tjetër, po punon shumë mirë dhe unë jam i kënaqur me të. Ai hyri shumë mirë në fushë kundër Portos e kundër Leçes të dielën dhe gjendja e tij do të vazhdojë të përmirësoh­et dita- ditës derisa ai të kthehet të jetë lojtari që të gjithë e njohim".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania