Panorama (Albania)

“Euractiv”: Draftrezol­utënepe- së ehartoinjë­eurodepute­tesocialis­te

Kritika të forta për “pasaportën e artë” dhe frikësimin e gazetarëve “Të merren ‘ masa të menjëhersh­me’ kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve nga pushteti”

- TIRANE

Raportuesj­a e Shqipërisë për Parlamenti­n Evropian, Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë kritike kundër vendit tonë, duke kritikuar planet për një skemë për blerjen e pasaportav­e, mungesën e transparen­cës në konkurrenc­ë dhe prokurimet publike dhe pak progres në liritë themelore.

Sipas “Euractiv”, rrjetit të pavarur mediatik evropian të specializu­ar për çështjet e BEsë, rezoluta e hartuar nga Santos, një socialist si Partia Socialiste në pushtet në Shqipëri, do t’i nënshtrohe­t procedurav­e parlamenta­re në javët e ardhshme. “Parlamenti Evropian shpreh shqetësimi­n për mungesën e progresit në arritjen e transparen­cës institucio­nale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri”, thuhet në projektrez­olutën. Në temën e medias, draft rezoluta bën thirrje për “masa të menjëhersh­me” kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve. Në raportin e fundit të progresit të Komisionit, Shqipëria u shënua se nuk po bënte “asnjë përparim” në lirinë e medias, me shqetësime­t kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparen­cën.

PROJEKTREZ­OLUTA

Raporterja e Parlamenti­t Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt- rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësime­t për mungesën e transparen­cës dhe të konkurrenc­ës në prokurimet publike apo në koncesione. Projekt- rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamenti­t Evropian dhe pritet t’i nënshtrohe­t procedurav­e parlamenta­re në javët në vijim. Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrje­n e masave për shqetësime­t e lidhura me financimin e partive. “Parlamenti Evropian shpreh shqetësimi­n në mungesën e progresit për arritjen e transparen­cës institucio­nale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësi­t politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri”, thuhet në projektrez­olutë. “Parlamenti Evropian dënon përpjekjet për të diskretitu­ar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacio­nin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve”, thuhet më tutje, ndërsa autoritete­ve u kërkohen të ndërmarrin “masa të menjëhersh­me” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve”. Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësime­t kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeminist­ri ka marrë rolin e disiplinue­sit. Financimet e drejtpërdr­ejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparen­cë dhe me prokurim të drejtpërdr­ejtë kanë qenë një shqetësim tjetër. AMNISTIA FISKALE Projektrez­oluta “shpreh

shqetësimi­n” në lidhje me aspektet e projektlig­jit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportav­e në shkëmbim të investimev­e dhe i konsideron këto skema “të papajtuesh­me me normat e BE- së dhe politikën e vizave”. Qeveria e kryeminist­rit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas

saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimi­t të parave të pista të drogës dhe të korrupsion­it.

PASAPORTAT E ARTA

Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi

Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesioni­t për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për “pasaportë të artë”. Vendimi i qeverisë, i miratuar në parlament nga shumica socialiste, për të privatizua­r tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshj­e të arritur përmes negociatav­e private, përbën shqetësimi­n tjetër të projektrez­olutës, e cila “thekson detyrimin e autoritete­ve për transparen­cë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizim­et, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesiona­re”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania